Iku dhe poeti Petrit Ruka! Qënkish moti i ikjeve të mëdha ky mot i trishtë, moti i ikjeve të viganëve të artit. Pas tyre ikën edhe fjalët tona, thua se ne s’dimë t’i artikulojmë siç duhet. Kjo në vetvete ka diçka të vërtetë, e kush diti ti artikulonte flalët nëpër vargje shqiptarisht si Petrit Ruka. Kush si ai i gdhëndi shkëmbinjtë në metafora që flisnin e qanin njëkohësisht. Kush si ai diti të na sjellë Kostandinin dhe Doruntinën të freskët e të gjallë, thua se tani është epoka e tyre. Poezitë u ngjajnë fletëve të pemëve, rrëzohen me të ardhur “vjeshta”, por baladat u ngjajnë lisave jetëgjatë që presin e përcjellin dimra e vjeshtëra me radhë dhe qëndrojnë aty në shpat mali sa të rriten lisat e rinj.
Petrit Ruka do mbetet në letërsinë shqipe si prurësi i baladave. Me punën e tij në ringritjen dhe prurjen e baladave të moçme në kohën tonë, veç vlerave të gjithanëshme letrare ai i dha përgjigje edhe pyetjes mbi procesin e “ecjes” së tyre duke u “rritur” nëpër epoka. Për nga vlerat atdhetare libri i tij i fundit “Andej baltë dhe këndej erë” ka vlerën e një bible të shqiptarizmit.
Iku poeti Petrit Ruka, por s’di pse s’dua ta besoj. Me siguri që ai do rikthehet përsëri në kohën e duhur si një baladë, si një Kostandin.
Të duam shumë vëllaçko, mos na ler me lotë në sy, me shikimin diku nëpër hapësirë nga ike ti.
Te lumte dora Timo! I ke thene tè gjitha per te madhin dhe te papersèriteshimn Petrit Ruka, poetin e dhimbjes gjer ne ameshim|! Ai ishte poet|!