Iku nga jeta memorja e gjallë e historisë Pejane


Ramiz Sali Brada – Baca Ramë

Iku nga jeta memorja e gjallë e historisë Pejane Ramiz Sali Brada 96 vjeqari i njohur si Baca Ramë

Memorja historike e afro nje shekulli të jetës dhe ngjarjeve

në qytetin e Haxhi Zekës.


Shkruan: Halil Gashi


Më ikjën e bacës Ramë sot Peja më dukët shumë më e varfër për një pjesë të gjallë të historisë , për një përsonalitet të rrallë siq ishte Ramiz Sali Brada – Baca Ramë , unë po ndihna më bosh për një nje njeri që ishte histori e gjallë, Memorje e një shekulli ngjarjeve të përjetuara dhe të ruajtura thellë në mëndjën dhe shpirtin e tijë i cili deri në ditët e fundit të jetës pati një kujtesë brilante , ruajti në mëndje dhe shpirtë aq shumë ngjarje ndodhi të cilat nuk i shfrytzuam sa duhet nga ai dhe ti hudhim në letër apo shirit që të mos na hik nje pjesë e gjallë e historisë se ketij qyteti të lashtë i cili gjatë historisë lirinë e sotit e pagoi shtrenjtë më gjakun e bijve dhe më të mirë që pati.

Pata fatin që shumë hera të bisedoi më te , kamë bërë disa shkrime dhe reportazha që i kam botua në media të shkruara dhe ato elektronie, kam të ruajtur edhe zërin e tijë autentik duke më shpalosur copza historie të jetës dhe kujtimeve të tijë. Sot ndihëm vertet krenar që pata ketë mundësi, por frigohëm se nuk bëra tërë atë qe duhej ta beja për të ruajtur për lexuesit gjithë atë thesar të memorjes historike të Bacës Ramë

Në kte shkrim që sot po e bejë kur po e percjellim ne amëshim për ta kujtuar do ju sjelli evokime kujtimesh nga shkrimet nga bisedat që ë kisha bërë më te ........

..................Kur kanë hyr ketu në Pejë brigadat „ Partizane“kinse si çlirimtare me 17 nëntor 1944 kanë berë masakra të pa para , një numër të rinjve i kanë mobilizuar kinse si ushtar e me ta isha edhe unë dhe na kanë mbajt dy muaj ne ndertesen e gjimnazit , kurse burrat më në za që i ka pas Peja , i kanë vjedhë natën , i kanë arrestua edhe ditën për diell , dhe pa gjyq i kanë qu dhe i kanë pushkatu natën në vneshtije pas kodrës se „ Tabjeve“ ne vneshtije sipër Gjimnazit dhe ne prroin per Livoshë fshat serb siper spitalit te mushkrive. Askush sot e kësaj dite nuk e di numrin e sakët te pushkatuarve, askush sot e kësaj dite nuk ka gjurmuar keto varre masive , mos harroni se ata eshtra atje akuzojne randë thonte Baca Ramë para gashtë viteve që pata më te . Ai ishte deshmitari gjallë i tërë asaj katrahure , por askush nuk deshi te merrej seriozisht më keto ngjarje , Baca Ramë ketë e kishte të ngulitur thellë në mëndjën e tijë , bile ua dinte dhe emrat e shumicës nga ta .........

...........Ramiz Brada- Baca Ramë , ky 96 vjeqar Pejanë ishte deshmitari i fundit i gjallë i Brigadës plotësuese te nisur nga Peja në janar të vitit vitin 1945 për në Tivar, qe pau më sytë e vetë glogoten e Tivarit, Ai , me rekrutet tjerë te mobilizuar dhunshem nga autoritetet ushtarake Jugosllave më mbi 50 veta te tjerë vetëm nga Peja arrijtën në Tivar vetëm një ditë pas masakres, ku sypozohet se u vranë në mënyrën më barbare afro tre mijë shqiptar. Ai, edhe pas më shumë se 70 vitësh e kujton atë se çfarë pau të nesermën e masakrës.........Në ajr ndihej era gjakut kujton Baca Ramë, kurse në tokë në atë rrugë si lendinë ishin plloja gjaku , opinga të shperndara , plisa te larë në gjak, herrka ( si setra zhguni me kapulaqë) te ulura në gjak, shoka , tirqi , mintona qe të gjitha në gjak. Ishte nje arenë ku kishte ndodhë një tmerr një masakër e tmerrshme, por kufoma nuk kemi parë, kurse nga bregu kemi parë edhe plisa në detë. Pëshperitej se aty ishin vrarë mbi tre mijë shqiptar kujtonte ato Baca Ramë në një rrefim të tijë për masakren e Tivarit e cila sot e kësaj dite ka mbetur e pa ndriquar sa duhet .........Por Baca ramë më fanatizëm e kishte ruajt në mëndjën e tijë ketë ngjrje të rëndë dhe thonte ooo sa hërë na kanë vrarë ëe masakruar ne shqiptarve për të cilat nuk dijnë as gjë opinioni i gjerë , kam frikë se edhe kjomasakër si tao të më parshmet do të harrohet nga memorja e jonë histroike......

...........Duke kujtuar ditet e para te pas luftes se Dytë Botërore Baca ramë thoshtë se „Përiudha e pas luftës se dytë botërore ne Pejë ishte katrahurë..Lagjëja e Kapeshnicës dhe kjo e jona e Kragaqit, për shakak se ne te jetonin shumë atëdhetar qe nuk e duanin „partinë dhe partzanet“, për ketë, keto lagje nuk ishin në sy te mirë të atyre me uniforma, posaqerisht për serebet e fshatrave për rreth Pejës ku prinin ata nga fshati Livoshë siper Pejës te cilet nje mbramje te uniformuar kishin hyrë në lagjën e Kapeshnicës por atyre ju kishin kundervuar kapeshnicanat trima si Ramë Kastrati, Osman Baloku, Selim Ademi me shokë dhe ne „ Qorr sokak“ u kishin nxënë priten ku ju kishin dhenë leksion te trimerisë dhe i kishin perzenë keta „ Qetnikë më uniforma partizane“kujtonte ato ngjarje te para afro 70 viteve Ramë Brada me nje memorje te shkelqyer .Ai, më nostalgji kujton lagjen dhe njerzit trima e bujar të Kapeshnicës . Ai me shumë nostalgji të kohrave te shkuara thotë se edhe vdekjet kishin atëherë një „ shyhret „ më të madh në kapeshnicë, funeralet e Kapeshnicës ishin më të veqanta , ato përcilleshin masovikisht , kishte rrespekt te veqantë për ti përcjellë ata në shtepitë e përmotshme dhe nuk thuhej kotë atëherë në Pejë „ Jeto ku te duash , por nese do te kesh nje funeral si i ka hije, atëherë vdis në Kapeshnicë „thoshte me mallengjim . Për ketë po ndiej sot dhëmbje pasi që Bacën Ramë po e përcjellin ë shtepinë e përjetshme në kushte Pandemie të Covid 19 e joashtu sikur ne dhe Ai do te deshironim> Baca Ramë ka merituar një përcjellje me „ shyhret „ siq e bëntë lagja e Kapeshnicës më parë...

Baca Ramë dinte te fliste më dashuri për të tjerët , por për vehti nuk donte te fliste shumë , por më një rast mu patë rrfy disi padshje edhe per copza jete të tijë...

......Rruga e ime jetësore nuk ishte e lehtë kujtonte Baca Ramë ,Pas luftës se dytë botërore fillova të grahë nje karvan kafshesh per te bartë dru nga pyelli, më pas fillova te punoi si „ Pajtonxhi“ kur nuk kishte makina e Taxi , atë punë e kryenim ne Pajtonxhitë dhe ketë punë e ushtrova 27 vite. Më pas edhe për shumë vite punova si „ arabaxhi“ –kerragji, ku bartnja thengjill, dru dhe shumë çka tjetër në qytet për nevojat e qytetarve të Pejës . Këto dy punë që i ushtrova gjatë më ndihmuan të njoh shumë bashkëqytear të mijë ,për të cilët jam ndie dhe ndihem shumë krenar, por me vie keq pse shumë nga ta nuk janë më në këtë botë thotë samarxhiu Pejan Ramë Brada .

Para diq me shumë se 20 viteve ju ktheva serish zejës se Samarxhiut, thoshte Ramë Brada duke shtuar se askush nga bijt e tijë nuk deshi ta ushtroi ketë zeje , por ai edhe sot po i qendron besnik zejes se Samarxhiut. Ai, më shmë dashur dhe dhembje kujtonte edhe luften e fundit në Kosovë të cilën në moshë të shtyer e përjetoi shumë rëndë. „

....... Na vuan përpara disa militar e para militar te perberë nga derqi e i biri dhe na daktisen si tishim kafshë në kope „ thoshte i inatosur Ramë Brada dhe shtonte se luftë më të flliqur se ajo nuk ka patur askund ne botë , ku janë vra gratë e femijtë, pleqt e plakat , janë masakru ata vetem pse ishin shqiptar, por falë zotit ,bijve dhe bijave tona në UCK dhe NATO-së, gjakëpirsit u zhbinë nga këtu.

..........Zullume të mëdha ka berë regjimi komunist në ketë qytet tonin thotë baca Ramë i cili më shumë deshirë dhe dashamirësi i benë keto rrefime Ai, kujton vrasjet barbare që ju kanë burrave më të mirë te ketij qyteti , nga brigdat partizane të udhëhequar nga militant e çetnik të gjitha ngjyrnave , kanë vrarë dhe arrestuar me pas i kanë pushkatuar pa gjygj njerzit me më ndikim në Pejë , jo pse ata kishin bere ndonjë krim , por pse ishin pasanik, zejatr te nderuar dhe te respektuar , njerz te zotet ne te cilet populli kishte besim dhe degjonte fjalën e tyre kujton Baca Ramë .

......... Mirëpo , ata më të shkathtët dhe më trimat , kurr nuk ju dorzuan pushtetit komunist , pesë nga ta më trimat për afro pesë vite qëndruan si kaçak ne malet e bjeshkëve të nëmura .Metë Komarica , Ali Macula, Bajram Koqini, Sylë Loci dhe Selim Cana secili më trim se tjetri . Në kujtesën e tijë ishin të skalitura keto figura patriotësh dhe kujtimin për ta baca Ramë e ruante me fanatizëm duke i pershkruar tiparet e tyre, atij i tretej dikund largë shikimin drejtë bjeshkëve të nemuar thua se po i shef atje ku për pesë vite Ai dhe Shabush Luci i mbajtëm më bukë, mill , duhan ushqime dhe. „Metë Komarica ishte një trim me fletë , më pehlivan zoti nuk kishte fale se ai,Ali Macula ishte skyfter trim i pa shoq që nuk mund të ia tremte syrin një batalion.Nuk ngelnil pas tyre as Sylë Loci e as Bajram Koqina . Kurse Selim Cana ishte dora e djathtë e tyre“ kujtonte më mallengjim atë kohë baca Ramë.

.....Ai, më ëndje dhe nostallgji fliste për te kaluaren e ketij qyteti. Sikur te kishte parandie vdekjen , pra disa ditësh më tha „Jetë është kjo dhe nuk kam deshirë ti marr me vehte shumë çka qe kam parë dhe kam përjetuar për keto 96 vite , do te deshiroja qe dikush te mësoi se si është duke ky qytet para 80-90 viteve , si është jetuar e në te dhe si ia kemi dalë të mbijetojmë nga e gjitha ajo qe kemi përjetuar“.

Aie donte në mënyrë të veqantë Pejën e tijë të dikrshme , Pejën e rinisë se tijë .

... Ke shkruar shumë çka qe kemi bisedua por ja që dua te te tregoi për mullinjët qe dikur kishte ky qytet , kënd do ta pyesish nuk din te thotë se sa iashin ata para 60-70 e më shumë viteve më thotë baca Ramë, deri sa gdhente nje dru për samarin qe e kishte filluar ta mbaroi. Ai, më pas piprron syet sikur deshiron te sjelli para vehtes pamjen e secilit mulli qe mbante mend dhe atë : Mullini i Demjave mbi Patrikanen e Pejës , Mulliri i Bekë Fazlisë, Mullini i Bobit, Mullini i Ramiz Agës , M. Qartur, M.Xhamisë kuq,, M. Sheremetit, M. Bukureshtit , M. Matosheve , M. Zejnullahë Agë Berlajollit, Mulliri i Bakraqve Mulliri i……. dhe i rreshton te 28 Mullinjet më emër e mbiemer , duke përfunduar me Mullirin e Haxhi Zekës . Baca Ramë nuk kishte ndonje defter të shkruar me keta emra, por i kishte të regjistruar thellë në memorjën e tijë .“Nnuk i harroi kurrë der sa mëndja më punon , e kam njohtë përsonalisht secilin mullinxhi te ketyre mullinjve“ , kujtonte Ai me një nostalgji për kohën e shkuar.

Thenja se gjithkush ka hallin e tijë e Samargjiu të samarit nuk del gjithmon të jëtë ashtu ,duke parë situatën jo të mirë në Kosovë për herëtë parë Bacën Ramë e pash pakë të nxehur ......

…….“Çka po ju thotë mëndja atyre atje naltë qe ne ua qitem kokrrat “ me thoshte baca Ramë ,deri sa po rrinte ara dyqanit te tije te improvizuar afer shtepisë se tijë. Unë I kam mbush 96 vite dhe ndoshta nuk ia qelloi fjales , por nga pervoja e ime per keto vite qe kam ju them se “Shpija nuk mbahet me inate “ . Andaj , po me habitin keta djem tanë për te cilet bemë lum e shyqyr pasi qe u shliruam nga pushtuesit , kurse ata tani po sillen si pashallarë , jo une dua kështu e tjetri jo unë dua ashtu. “ I kanë kap inatet me shume ne mes vehte sesa per para me ata qe na sundonin,po sillen si pashallarë sikur te ishin ne livadh te babes “ thoshte ngapak I inatosur ky bashkëvendas i imi i cili për më shumë se nënte dekada jetë la pas shpine shumë qeveri e shumë kryetar.

Ishte ndoshta kjo biseda emë e gjatë se fundit me kte personalitet I cili në secilen rrudhë të ballit kishte të saklitur nga nje decadë ngjrjesh të historisë tonë të dhimbshme .

Prehu I qetë në tokën e Kosovës të cilën për me shumë se nëntë dekada nuk e lëshove kurrë e të cilën e deshte aq shumë … Më rrefimet tua më ke bërë përherë krenar , jam më fat që të njoha për se afërmi Baca Ramë …..

37 views

Shkrimet e fundit