Ikjet mes fjalëve

Updated: Oct 18, 2021



Fatmir Terziu


Më zgjat një copë të byrekut dhe unë nuk hezitoj. E marr në dorën time të djathtë. E shikoj dhe më pas e shijoj. E afroj përtej buzëve dhe më tej në brendësi. E ndjej. Është byrek. Lakruar, qoftë, apo dhe me emra të tjerë. Jo s'e nuk e kam shijuar, shikuar apo përcjell më parë në brendësi të ndjesisë sime, jo. Por sepse në këtë rast ka një tjetër fakt. Ma ofron një dorë tjetër. Një dorë që sillet me tërë atë që pasqyron një