Ikje e “nënshkruar” nga Zoti!


Prof Sami Stringa dhe Sevim Stringa

Ikje e “nënshkruar” nga Zoti!

Prof Dr Fatmir Terziu

E kishte një mall që nuk i shuhej kurë. Dhe tashmë duket si një marëveshje e (nën)shkruar nga Zoti i Madh. Teksa fliste në telefon me djalin e tij të zemrës gjithnjë fjalët bashkonin skajet Tiranë-Pekin-Elbasan, në jo pak raste me lotë malli dhe… dhimbjesh të bashkuara në një ditë të tillë, kur i Ati i Ruzhdi Stringës, Sami Stringa i është bindur marëveshje s dhe do të jetë pranë të birit që e deshi aq shumë, që duheshin aq shumë me njëri-tjetrin.

Sami Stringa, qytetari dhe intelektuali elbasanas, njeriu brilant i Kalasë së Elbasanit, Profesori nga fisi i denjë i arsimit dhe djepit të tij në Elbasan, babai i Rudit, Etlevës si edhe bashkëshorti i një zonje mjaft të respektuar, Sevim Stringës do të prehet i qetë pranë të birit të tij, Profesorit të nderuar Rudit, të paharruarit mes shokësh e miqsh të shumtë. Vëllai i Sherjar dhe Vuli Stringës, si dhe nipi i Haxhiademëve, tashmë do të përcillet me respektin e madh për në banesën e fundit. Varrimi bëhet duket u nisur tek Agjensia Funerale “Alba” tek Medreseja në Tiranë, sot 6 Korrik 2020, 0ra 12:00.

Nëse nuk do të ishte kjo ikje e përshpejtuar, si mund të kuptohej ajo që Rudi, kishte shkruar:

Prof Sami Stringa

“Ti i ke mbushur blloqet që të sillja unë, dhe kushedi sa të tjerë do të mbushje po të kishe dritën e syve... E pate trashëguar dhe po e trashëgon atë dhunti... Për mua ke qenë e je prind e mësues shembullor... Në 90-vjetorin tënd të uroj shëndet dhe, ashtu siç thua e dëshiron ti uroj t'i shohësh mirë e bukur gjithë njerëzit e tu të zemrës. Sami Stringa, fisniku dhe eruditi im...” (Rudi Stringa: 19 maj 2020).

Dhe ndaj përvjetorët nga larg për Rudin dhe Samiun nuk do të ishin vetëm urime: “O Sami Stringa shiko çfarë gjeta…

Sa bukur di që të habisësh: qysh nga fëmijëria i kujtoj me mall shenjat e tua (gjethe nga pemet e shtëpisë, sende kujtimndjellëse, shënime, etj. etj.). M’i fusje në çantë, nëpër libra, në xhepa…

Dhe ja tamam sot, në 85-vjetorin tënd, duke shfletuar për punë këtë fjalor, gjeta prapë shkrimin tënd në ca vargje…

Edhe njeqind, Babi!” (R. Stringa: 12 Maj 2015).

Sami Stringa, mësuesi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, ai që hapi dhe ushqeu qindra konkurse tashmë nuk do të jetë më, por do të jetë vepra dhe përkushtimi i tij i madh dhe krenar. Do të jenë në memorje të miqve urimet dhe kujtimet, përkushtimet dhe krenaria për Gjuhën e bukur Shqipe, për arsimin shqiptar. 

@copyright

815 views

Shkrimet e fundit