
Në mënyrë që një problem të zgjidhet është logjike që fillimisht duhet të gjendet burimi i problemit. Unë jam një studente viti I trete bachelor ne Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës dhe po paraqes më poshtë mendimin tim për problematikat e studentëve dhe të rinjve sot, bazuar në eksperiencen personale fatkeqsisht jo të mirë. Ne rritemi duke patur qëllime, zgjedhjet që ne bëjme ne jetë dhe qëllimet për të cilat punojme ditë për ditë , lindin shpesh herë si pasoje enjë mungese që ne kemi. Personalisht jam ndeshur me mungesën e drejtësise , pabarazisë dhe konkurrencës së pandershme që heret. Por cilat janë problematikat me të cilat sot përballem unë dhe moshatarët e mi? Kush ka përgjegjësi dhe mundësi ti zgjidhi? Problemi kryesor nga i cili lindin dhe shumë probleme të tjeta është funksionimi real dhe I plotë I shtetit të së drejtës, pra jo mungesa e ligjit në kuptimin e parë por mungesa e mekanizmave dhe funksionimit të ligjit. Shteti I së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia publike I nënshtrohet së drejtës. Ai bazohet në parimin themelor të respektimit të ligjit, secili I nënshtrohet të njejtës së drejtë, qoftë ky individ apo pushtet publik. Kjo mungon në realitet , ne përballemi ne universitete cdo ditë me realitetin dhe ky nuk I ngjason aspak parimit të shtetit të së drejtës. Sfidat më te mëdhaja I hasim fillimisht në arsim duke mos gjetur të drejtat tona dhe madje duke u trajtuar në mënyrë të pabarabartë , kjo vjen nga moskontrollimi i pedagogve, kjo vjen nga mungesa e shtetit të së drejtës në kuptimin më elementar të tij. Për ta bërë më të thjeshtë spjegimin e këtij problemi po jap nje shembull, rasti kur pas rezultatit të provimit disa student nuk mund të shohin minimalisht se ku kanë gabuar. Praktikisht pa përmendur mënyrën sesi kemi marrë njohuri apo sesa njohuri kemi marre unë dhe disa student nuk mund të shohim se cfrë kemi mësuar gabim. Kjo është vetëm një pikë uji ne oqeanin ku ne luftojmë cdo ditë për të mbijetuar , them mbijetesë se realisht është e tillë. Kjo na bën që shpesh të humbasim shpresën duke parë se e njëjta mënyrë funksionimi haset edhe në tregun e punës. Pabarazia dhe cdo mosfunksionim tjetër në arsim që sipas mendimit tim vijnë si pasoje e keqorganizimit dhe mungesës së një shteti të së drejtës , bëjnë që sot stresi dhe ankthi njohur ndryshe edhe si armiku I shekullit të shfaqen dhe të jenë prezente që në moshë të re. E them pa frikë se arsimi sot është në gjendje shumë të keqe. Problem tjetër është qeverisja e gabuar. Studentët nuk po shihen më si e ardhmja nuk po shihen dhe as nuk po trajtohen me kujdesin e nevojshem. Më afër aktualitetit është mënyra se si po trajtohen studentët nën kuadrin e pandemisë. Ne e përjetuam njëherë eksperiencën e mësimit online dhe e denim që vazhdimi I vitit të ri akademik në këtë mënyë do të ishte një deshtim I garantuar. Sot ne lutemi për mësim, sot dhe ndërprerja e energjisë ndikon menjëhere në jetën e studentit. Sot që po shkruaj këtë ese është java e dytë e mësimit online dhe sipas orarit kisha tre seminare, dhe nuk u realizua asnje, nderkohe që po kthehesha për në shtëpi po shikoja femijet në kopësht duke luajtur dhe duke mësuar bashkarisht në oborrin e godinës. Sigurisht janë shumë më të përgjegjshëm se ne. Mosha dhe pjekuria e një studenti vlerësohen vetëm atëhere kur është në interest ë të tjerëve dhe jo të vetë studentëve. Kur kam filluar studimet universitare kam njohur normalisht student më të mëdhenj në moshë dhe ajo që më bënte shume pështypje ishte fakti se shumica e tyre donin te iknin për studime të mëtejshme diku në Europe. Në fillim debatoja dhe shpesh prekesha emocionalisht dhe nuk e coja deri në fund idenë time, por më pas kuptova se nuk kasha si ti bindja të qëndronin, këtu nuk vlerësohemi këtu asgjë nuk funksionon. I vetmi argument që më vinte ne mendje në ato moment ishte fakti se une isha regjistruar për drejtësi që pasardhësit të mos përballeshin me atë që unë përballem, por pak më vonë kuptova që isha vetëm. Ajo që unë dua është që të flas shqip të punoj në Shqipëri dhe të përjëtoj ndryshimin e nevojshem në qeversje. Por jam vetëm. Për shkak të të gjithave që thash më lartë shumë njerez që dua jane jashte sot. Më thonë se aty ku janë minimalisht nuk përjetojnë kaq shumë stress dhe mbi të gjitha marrin njohuri cdo ditë. Ja dhe një problem tjetër , largimi. Me dhemb ta them por dhe unë po mëndoj të largohem, por do largohem për tu kthyer pak më e fuqishme. Probleme të tjera lidhen me praktiken e cila mungon duke na mësuar vetëm teorikisht, problem tjetër eshte dhe mungesa e një orientimi , mungesa e organizimit etj. Me lart fola për faktoret e jashtëm si mirëqeverisja, ligji, zbatimi I tij etj, po ne, ne studentët dhe të rinjtë jemi fare te pafajshem për situaten? Jo nuk jemi , ne duhet të punojmë cdo ditë për idealet tona , pavaresisht se sa larg mund të duket zgjidhja e situates, kjo zgjidhje duhet të vij nga ne dhe madje të na gjej të përgatitur. Këtu hasim një problem ne nivel studentor dhe jo qeveritar apo ligjor, ajo që në psikologji quhet ndryshe pakti faustian ku shumë të rinj pranojnë një mënyre pa shume mundim për të arritur qëllimet e tyre duke dhene në këmbim dinjitetin. Po heqin dorë nga ngritja e zërit, të vetmes force që kanë per momentin, disa të tjerë denjojn të informohen, pranojnë situatën , dorëzohen. Ne nuk po bëjmë mjaftueshem për ta ndryshuar situaten , ne nuk jemi të pafajshëm, por të vecuar jemi të pafuqishëm. Jam vetëm. Do largohem për tu kthyer, realisht e dua vendin tim dhe I urrej të gjithë faktorët dhe personat përgjegjës që po më prekin vlerat që dua më shum. Si përfundim për të dalë në një problematikë tjetër jo më pak të rëndësishme duke folur për mënyren e vlerësimit të kësaj eseje. Sipas udhëzimit do të këtë disa fitues dhe shpërblimi janë paratë. Gjithmone kam thënë se paraja nuk është arsyeja e vetme pse unë studioj dhe pse une do punoj në të ardhmen, dhe shume njerëz madje dhe të njojtur në fushën e arsimit kanë qeshur. Po shkruaj këtu sepse dua që dikush ta lexoj dhe jo që të paguhem, por e di cfarë më shqeteson më shumë fakti që edhe nëse fitoj do e pranoj shperblimin kjo sepse kam nevoje të blej librat që kushtojnë shumë dhe nuk janë të aksesueshëm në mënyre tjetër ose ndoshta qerane e nje muaji sic do student qe vjen nga rrethet. Me pak fjalë problem ekonomik na heq ne studentëve luksin e të thënit jo, problemi ekonomik na pengon ne dije, kjo do ndodhi edhe kur te punesohemi ne profesion. Sot me shume se kurre problemi ekonomik po ndikon cdo dite ne marrjen e dijeve.Ka shume probleme të tjera por këto po I has më shpesh ne këtë situatë që jam. Shpresoj që kjo të mos jetë e ardhmja jone por jo vetëm kaq , do mundohem që kjo të mos jetë e ardhmja. Barazi, ligj , mirëqenie sociale, psikologjike, kulturore ,arsimore , mirëqeverisje dhe sukses, do luftojmë se e meritojmë.