Faslli Halitit
Ike miku im pa një shenjë
pa një lamtumirë
më dhimsesh sa ska
nuk do ta shohësh më qiellin e madh të Myzeqesë
as grunjërat as barin e gjelbër
as netëve hënën si pjepër
Pse nuk ndenje dhe pak
u lodhe u mërzite ta nxinë jetën
Fshatarët tanë ishin te mençur kur të thanë:
Ç'tu desh poema ty, o Faslli.
Më në fund tani do bëjnë gjumë të qetë
të gjithë ata që nuk të deshen
Pse nuk ndenje dhe pak, o miku im
Jo se do ndryshoje botën
ti këtë e dije mirë,
edhe kur thoje: lufta bëhet për të vërtetën
U lodhe miku im,kaq shumë u mërzite këtu që ike?
Me ndje miku im edhe unë herë herë isha me ty
më ndje, herë herë të kam lënë vetëm
Ike miku im
pa një shenjë pa një lamtumirë
Më thuaj të vërtetën ,
ti e di që te ty kisha shumë besim,
ta hapi apo nuk ta hapi portën vdekja?
------
Commenti