Idiotësi
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 27, 2021
- 1 min read

Idiotësi Nga Fatmir Terziu
Dhe gjëmbaçët u shtuan vdesin në gojëra të uritura gomarësh! Dhe fijet e thata të barit gjithnjë e më të thata. Dhe fusha gjithnjë e më shumë fajtore ... … pse u mbush me lëpusha, pse u bë nevojtore për lopë të hasdisura, për mushka. Kjo është kaq e papranueshme! Sepse akoma do të kesh mëshirë për kafshatën. Buka e sofrës do të shtrohet në gjoksin tënd, prerë nga shpata e psherëtima. Gjinkallat po shtohen, deri në neveri kumbimi i një shtrati të tjetërsuar, vetëm ai tingull ka mbetur, idiotësi Kjo është kaq e papranueshme! Sepse nuk vijmë vetëm nga e shkuara jemi edhe e sotmja e huaj mëkatare, nuk duam të humbasim dhe nga e ardhmja, ku ka mbetur e jona, si një çelës nga një kuti postare dhe si një kalendar me telefona. Prandaj ju dëgjoj çdo natë nën sekretimin e fosforit dixhital dhe nën ankimin e çmendur të pushit xheloz ku hidhni fall me e pa filxhan. Përditë e më shumë kotësi, kotësi, e papranueshme si trishtimi kjo është idiotësi.
Vertete shume gjembaç rriten dhe shtohen çdo dite, si ushqim per idiotesite! Ndaj duehen shkulur sa mund qe te mos mbushin hapsiren!
Lejla Gorishti
Kotësia e kotësive eshtë e gjitha kotësi. Sokrati thoshte se ekziston vetëm një e mirë, dija – dhe vetëm një e keqe, injoranca; Aristoteli deklaronte se dija është fuqi; Fatmir Terziu percjelle mesazhin; "Përditë e më shumë kotësi, kotësi, e papranueshme si trishtimi kjo është idiotësi". Ju pershendes prof.!
Petraq Pali
Gjithmone dhe cdo here Lart e me Larte ,Pene mendje magjike.
Minush Hoxha
Kur një penë e lartësuar deri tek kulmi, krijon, shkruan, është vështirë të dallosh cila qëndron më lartë. Por, kur lexon diç sikur kjo sot, kjo që ia mësynë nga neveria epidemisë të quajtur idiotsi, nën impresionin nga ajo, e cilëson nga më të mirat. Kjo dukuri, dhe një si oqean i qetë e i durimshëm sikur është z. Fatmiri, e bënë të gufoj dhe në nerva ta thot: ,, Prandaj ju dëgjoj çdo natë nën sekretimin e fosforit dixhital dhe nën ankimin e çmendur të pushit xheloz ku hidhni fall me e pa filxhan. Përditë e më shumë kotësi, kotësi, e papranueshme si trishtimi kjo është idiotësi.