top of page

Idiokracia ... me syrin idiokrat të Kryeministrit


Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama

Idiokracia ... me syrin idiokrat të Kryeministrit


Idiokraci (në shumës idiokracitë) nënkupton një qeveri, që është e bazuar në teori abstrakte. Kjo fjalë që vjen nga filozofi më pjellor dhe më i lexuar gjerësisht i kohës sonë, Slavoj Žižek, një ballkanas, sa politikan aq edhe studiues, na kapërcen kufinj të fjalës dhe qaset në mjedisin politik me një filozofi të debatueshme.

Në këtë mjedis hyn edhe idiokratizmi që Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, prodhon përditë në rrjetet sociale dhe në të ashtuquajturën media të tij personale “ERTV”. Ja postimet e tij më të fundit: ERTV Info🖌: 👉4422 shërbime konsullore online nga Ministria e Jashtme vetëm për 1⃣javë 🗂📚

🚨Punonjësit e Policisë fushatë ndërgjegjësimi në shkolla👮🏻‍♀🏨

✅Kampionati i qitjes në FA për herë të parë me pushkë dhe pistoleta sportive të reja 👲👷🏻‍♀🏆

ERTV Live😊: Me Rakipin në Paskuqan, ku falë mbështetjes financiare të qeverisë shqiptare ka nisur rehabilitimi i banesave të 30 familjeve në nevojë, familjeve me ndihmë ekonomike, atyre rome dhe egjiptiane👍

Ndonëse banesat ishin ndërtuar shumë vite më parë, dora e pushtetit, as atij vendor, e as atij qëndror, nuk ishte shtrirë kurrë ndaj më të pamundurve, për t’u mundësuar një strehë me kushte normale të jetesës.

Ja pse “E gjithë vëmendja te qytetarët” nuk është një togfjalësh, por filozofia jonë qeverisëse, e materializuar dita ditës, për të garantuar që askush nuk është vetëm!”

ERTV Info🖌: 👉Restaurohet mozaiku i Apolonisë 🛠⚒

✅Të rinjtë e diasporës shqiptare 👩🏻‍💻programe për zhvillim social dhe ekonomik të Shqipërisë📚🤝📌Reformë në mjedis dhe lejet mjedisore, qershor 2⃣0⃣2⃣0⃣Shqipëria pa qese plastike♻🌳”

“MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë tjetër shërbim të ri shëndetësor falas e pranë zonës së vendbanimit që lehtëson ndërhyrjet e zemrës për banorët e Shkodrës dhe të Veriut të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”.

Ja pra me këtë sy idiokrat të Kryeministrit, teoria e filozofit ballkanas nuk ka nevojë dhe arsye të shkojë tutje e thellë të kërkojë shembuj. Shqipëria e parë nga sy është atshmë kopësht me lule...Nuk ka asnjë problem... As kriza, as ... bukë me lista dhe papunësi masive. Tung!


18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page