Idetë e shqiptarit të Madh...


Në këtë fotografi shfaqet gruaja e zbuluar e Samiut dhe vetë ai i veshur me rroba evropiane

SAMI FRASHËRI PËR BARAZINË E GRAVE

Akademiku amerikan Dr George Gawrych, zbulon idetë e shqiptarit të Madh…


Dr Fatmir Terziu


Një akademik amerikan ka zbuluar disa ide radikale dhe mjaft të avancuara për kohën kur ai jetoi dhe punoi për barazinë e grave. Në veprat e një autori mysliman të shkruara gjatë viteve 1872-1900, ai gjen habinë, guximin dhe diferencën në të njëjtën kohë. Dr George Gawrych,profesor i historisë në Universitetin e Baylor, që shqyrtoi këto ndryshime dhe gjetje të ndjeshme, gjeti se “myslimani” i shihte gratë si “të barabartë, por edhe të ndryshme.” Eksperti ka shkruar një artikull në lidhje me përfundimet e tij që u shfaqën publikisht në revistën Londineze për çështjen e Lindjes së Mesme në janar 2010. Është pikërisht kjo revistë e Studimeve, një revistë britanike akademike që botohet në Londër, ajo që zbuloi se veprat ishin shkruar nga dora dhe ishin prodhuar nga mendja e novelistit dhe dramaturgut shqiptar Sami Frashëri. Pra myslimani i avancuar i këtyre ideve progresiste ishte Shqiptari I madh Sami Frashëri.

Sipas studiuesit, kjo ishte një pikë e parë revolucionare në një shoqëri patriarkale të kohës, dhe pikërisht në kohën kur Sami Frashëri hodhi idetë e tij. Gawrych, i cili mori një grant Fulbright Scholar për 2008-2009, ishte në Turqi për të studiuar për Ataturkun dhe pasojat e Luftës së Pavarësisë së bërë në vitet 1919-1923.

Ndërsa studionte për shqiptarët nën sundimin Osman, erdhi tek zbulimi se shqiptari i madh, Sami Frashëri që në vitin 1879 kishte botuar një libër me titullin “Gratë”.

Gawrych vijoi duke lexuar romanin e Sami Frashërit mbi martesat e rregulluara me ligj dhe shënimet e rishikuara në lidhje me gratë në gjashtë vëllimet e enciklopedisë.

Duke folur në lidhje me mendimin e Samiut, të cilat i gjeti gjatë kërkimeve të tij Gawrych shprehet: “Ai ishte një musliman, i cili në romanin e tij shkurtimisht dha një imazh të një gruaje, që ka një arsimim dhe ishte duke diskutuar rritjen e fëmijëve të edukuar bashkë, pra mes një gruaje me burrin e saj”.

Por, ai ka theksuar se ka më shumë nuanca të prirjeve të drejtësisë për gratë, tek mjaft ide të Frashërit, se sa në librin e tij.

Në enciklopeditë e tij, Samiu shkroi edhe për George Sands, një shkrimtare franceze. Sipas mendimit të tij Samiu aty zbulon se ajo ishte një shkrimtare më e mirë se kolegët e saj meshkuj, por ajo shkroi duke përdorur emrin e një mashkulli për shkak se ishte më e lehtë për të në atë kohë me probleme për gratë, se sa që të hiqej si një shkrimtare femër.

Gawrych thotë: “Ai (Samiu) po shprehte disa ide revolucionare, nëpërmjet asaj që ai vendosi në enciklopedi, natyrisht ajo që ai shpalli ka vlera të mëdha.”

Sipas Gawrych, Samiu ka deklaruar pa mëdyshje se gratë duhet të kenë të drejta të barabarta, edukimin dhe lirinë për të punuar si burrat. Ai, shprehet gjithashtu se ishte, megjithatë, patriarkal, në këndvështrimin e tij, për aq sa ai konsideron se burrat duhet të jenë mbrojtësit e shoqërisë.

Në një shoqëri ku ka shumë gra në një lidhje martesore, është e vërtetuar, sipas Samiut, se një grua e dytë nuk është e mirë për edukimin e fëmijëve, “edhe pse ai me gjysmë zemre ka pranuar mundësinë e një gruaje të dytë, nëse e para nuk mund të prodhojë fëmijë dhe nëse gruaja e parë e jep lejen e saj,” zbulon Gawrych.

Samiu u martua me një turkeshë në vitin 1884. Gawrych vuri në dukje se një fotografi e paraqitur nga palët, veshja dhe sjelljet, respekti dhe idetë, më së miri tregojnë bindjet e pastra dhe të evoluara për atë kohë të Samiut.

Në atë fotografi shfaqet gruaja e zbuluar e Samiut dhe vetë ai i veshur me rroba evropiane. Ajo është ulur pranë tij me dorën e saj të majtë që pushon mbi tjetrën dhe me tre librat direkt pas bërrylave të tyre.

Gawrych e sheh këtë foto si një shenjëz që shpreh fakte dhe dikton me dashuri të deklarojë se “martesa e tyre ishte një nga idetë që Samiu e quante në reciprocitet të barabartë.”

Samiu këtë e përforcon kur bijave të tij u dha një edukim progresiv me profesorë të ndryshëm perëndimor e të avancuar. Ai ishte një patriark, por në të njëjtën kohë edhe një premtues për pak më shumë diferencë idesh progresive për kohën.

(ribotohet me korektime dhe përmirësime)


#terziu #fatmir #sami #frasheri

17 views

Shkrimet e fundit