IDEOLOGËT E GJENOCIDIT


QEMAL LAME


IDEOLOGËT E GJENOCIDIT TË SERBISË KUNDËR I SHQIPTARËVE


Libri “Shqiptarët sipas serbëve” i gazetarit, shkrimtarit e diplomatit të njohur Bashkim Trenova, botuar në korrik 2022 nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”, është ndër ato libra me vlerë shkencore, publiçistike dhe edukuese për të njohur realitetin e ideologjisë e politikës së kolonializmit të serb që ka shkaktuar tragjedi të rënda ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit.

Libri voluminoz me afro 500 faqe është rezultat i një pune intensive studimore. Ideja është realizuar duke u cituar 125 figura nga më të rëndësishmet e botës serbe, nga disa gjuhë e vepra, shfletuar e konsultuar mbi 100 organe shtypi.

Analizat, interpretimet dhe komentet që përfshihen në këtë libër janë vendosur në një hapsirë kohe të kufizuar: vitet e Krizës Lindore dhe të Luftrave Ballkanike. Janë zgjedhur që