Agronomi shqiptar, i njohur nga përvoja e tij e gjerë me Kopshtet Britanike në përdorim, z. Përparim Muça, pas një fitore tē lodhshme me virusin e shekullit COVID-19 pati rastin që ditëlindjen ta festoj me disa nga personat më të dashur, që gjatë asaj kohe të vështirë i dhanë kurajo dhe i qëndruan afër me mesazhe dhe mbështetje të madhe humane. Me këtë rast edhe pse në një gjëndje ende jo të mirë shëndetësore, i gjendur pranë miqve dhe shokëve, të afërmve të tij të dashur ai ka ngritur dolli për ditëlindjen e tij në një kënd të dashur të Atdheut.
E inicuar kjo ditëlindje nga i mirrënjohuri Azbi Arapi, një nga dajat e tij, natyrshëm me prezencën e gjerë të miqve dhe të Deputetit të sapozgjedhur të Parlamentit të Shqipërisë, z Lavdrim Krashi, ka pasur një risi të madhe, dhe ka frymëzuar dhe mjaft të tjerë që e kanë ndjekur në rrjetet sociale, që më parë kanë pasur kondita të tilla shëndetësore vetë, ose ndonjë i afërm i tyre i zemrës. Nga ana e miqve dhe shokëve të komunitetit ka qenë i pranishëm dhe inxhinieri i mirrënjohur i komunitetit, Gëzim Ethemi, i cili vetë e kaloi jo me pak probleme këtë virus në spitalet e Londrës.
Edhe ne stafi i „Albanian Post“ dhe www.fjalaelire.com ia urojmë përzemërsisht ditëlindjen mikut tonë dhe i urojmë shërrim të shpejtë, të plotë dhe sa më sigurtë. Urimet janë dhe nga mjaft miq dhe drejtues shoqatash e biznesesh.
Comments