Pas të gjitha atyre veprimeve mendësore të kryera disa çaste më parë ndjeu një lloj tjetërsimi. Ishte një qëndrim pezull në një lëvizje imagjinare gati centrifugale, diku në një lartësi të pa përcaktuar. Si ndjesi nuk u përpoq ta kuptonte atë fenomen pasi fizikisht asgjë e tillë nuk kishte ndodhur, por ishte i bindur se diçka e tillë ose diçka tjetër po ndodhte me të. Drejtoi trupin dhe u nis duke hedhur hapat mbi mozaikun që zotëronte gati të gjithë sipërfaqen e atij ambienti. I realizuar tepër mjeshtëror aty shfaqeshin skena të shumta erotike. Ai ambienti ishte dhurata e rradhës prej kompanisë me të cilët kishte lidhur atë kontratë me shifra monetare maramendëse. Ishte fillim vjeshte.
Buzëqeshi, ndodhej përpara një peisazhi mahnitës. Me dorën e djathtë, me pëllëmbën e saj në varësi të krahut, kryejti një lëvizje gati harkore si për të pastruar pamjen që i shtrihej përpara. Ndërkohë tek mbështeti shputat e të dyja duarve mbi atë masë të xhamtë hodhi shikimin përreth. Përveç lartësisë me tokën, diku aty pranë, zbritja e shikimit të tij do të binte me një shpejtësi maramendëse në sipërfaqen ujore të detit tek përplasej në atë breg shkëmbor. Ajo hapësirë banimi ku ai po kalonte çaste të këndëshme me një prej mikeshave të tij, ndodhej pikërisht në krye të atij masivi të ngurtë. Ja, duke e shfaqur në fytyrë e përsëriti buzëqeshjen. U kthye. Aty në brendësi, në syprinën e tavolinës, diku në një cep të saj ndodhej shishja e vetme me Wisky. Ishte nga markat më të mira ndërkohë disa prej tyre dergjeshin bosh të shpërndara kudo. E mbërtheu atë gati pa mbritur aty dhe menjëherë pas heqjes të asaj tape interesante e cila e vërtetonte edhe më shumë cilësinë e saj nisi ta zbrazde në gllënka të vogla. Nuk i ndau buzët e tij voluminoze nga ajo grykë e qelqtë duke pakësuar me dëshirë atë masë të lëngët dhe jo vetëm për cilësinë por për të kaluar në një dimension tjetër. U kthye përsëri nga ajo hapësirë drite natyre shumë ngjyrëshe ku vetëm aty mund ta shihte perëndimin e diellit. Ishte momenti ku ai disk i zjarrtë po e prekte gati si me turp vijën fundore të asaj mase të pafund ujore. U mbështet sërisht mbi të. Qeshi. Në atë tendosje të çdo pjese të trupit, e ndjeu edhe më shumë ëmbësinë e flladit tek po i ledhatonte trupin, deri në pjesët më intime të tij, ishte ende lakuriq. Ktheu kokën në brendësi. Ah, ajo që e la gjithë natën pa gjumë kishte filluar të gërhiste lehtë. Sikur kishte një shije më ndryshe nga të tjerat. Vetëtimthi, pa patur lidhje me çastet që po përjetonte i u kujtuan dhuratat në vazhdim prej “atyre” por gati si i pandërgjegjshëm do të shkëputej nga ai ngacmim duke kaluar në përjetimin e mëparshëm, e thërriti lakuriqësia e saj. Si për të bindur veten, në volumet trupore të saj përshtati shputat e duarve pas tyre, pa i prekur ato. Për hir të Zotit i thoshte shpesh vetes tek e përmendte të madhërishmin që jetonte diku lartë hapësirës qiellore të pafund, nëse a do të mundej të jetonte pa to por si përherë pa e lajmëruar i u rishfaq ajo e humbjes të ekuilibrit. Mendime e figuracione të tjera të cilat kohët e fundit po e ngacmonin keq do të zënin vend në shqetësimet që po i krijoheshin. Për herë të parë zotësinë e tij e aplikoi në një shoqëri anonime të vedosur diku në kontinentin afrikan. Megjithëse ai sistem ishte tepër i ndërlikuar i kaloi të gjitha pengesat. Më tej për të gjithçka do të ishte e lehtë. Por jo në vazhdimësi. Do të kapej dhe do të shpëtohej prej zotërinjve për të cilët ende punon. U çua prej andej. Në atë ecjen gati të pakontrolluar brenda asaj hapësire të pafund as edhe një herë nuk i kishte kushtuar vëmendje se në cilin ambient ndodhej pasi ndarjet ishin të gjitha të qelqta. Me përbuzje i puthiti buzët me njera tjetrën si për t’i thënë vetes se si ishte e mundur të mos ta kishte ndjer atë realitet. Duke u mbështetur në një prej tyre kruajti kruajti kokën. Përsëri jo si veprim, ndjeu t’i zihej fryma. Kërkoi të dilte prej andej duke shtypur një prej butonave që kryente hapjen e portës. E provoi përsëri por nuk u krye ai veprim. Përqëndroi shikimin mbi ato gërma e numëra mbi atë pajisje, por asgjë. Nuk mund të dilte prej andej. Shtrëngoi grushtat fort për të vetmen arsye që i u formua në çast, të qëllonte mbi të por nuk do të guxonte. Nga ajo pajisje sigurimi një zë gati metalik i kërkoi të qetësohej, mos të kryente veprime të tilla, çdo gjë ishte nënkontroll. U step, nuk mundi të mendonte e arsyetonte përse për herë të parë e ndjeu veten si në një kafaz modern me gjithçka që ai dëshironte. Si gjithmonë tek merte dhuratën e rradhës mendonte për tjetrën jo se i mungonte diçka, por i ishte kthyer si ves por kësaj rradhe mendoi se ishte fundi i tij. Përsëri, megjithëse nuk i shprehu ato, i njëjti zë me atë timbër metalik i kërkoi të qetësohej. U hutua. Pra ai i mirëpaguari ishte në kontroll të përhershëm prej tyre. Duke kaluar në të gjitha hapësirat të asaj shtëpije të qelqtë, për herë të parë do të ndjente zbrazësinë e saj. Në sekuenca të shpejta do të kërkonte t’i rishfaqeshin përjetimet varura prej tyre ndërkohë edhe ato që ai guxonte, ikjen, të shkëputej prej tyre. Kishte menduar gabim. Megjithëse ishte nga më të aftët për të thyer kodet më të vështira për të ndërhyrë në faqet elektronike të kujtdo shteti e individi nuk mendoi as edhe njëherë se dikush do të ishte mbi të. Ata do të ndodheshin shumë përpara mendësisë së tij.. Mes asaj humbje të madhe për të cilën mendoi të mos merej se si kishin rrjedhur gjërat, për të, më e vështira do të ishte se si mund të kalonte pjesën tjetër të jetës vetëm me atë femër e cila pa “çarë kokë” se çfarë kishte ndodhur po dremiste mes ëndrave të shumta erotike.
Comments