top of page

I LIRË DHE PA KUFI...


Shpresa Muça


U linda në një vend, që ngjate si mrekulli,

I rrethuar me male, lumenj dhe lisa plot larmi,

Me pemë të mbushura me lule, në formë kurorë,

E quajta atë vend parajsë, që prekej me dorë.


Kur u rrita, gjithçkaje i ktheva shpinën time,

Që të shihja çfarë fshihej përtej parajsës sime,

Vrapoja si dre, këmbët nuk kishin të ndaluar,

Befas u ndala në tela me gjemba, tokën rrethuar.


U ndjeva e tradhtuar, nga pengesat që pashë

E pikëlluar dhe e zhgënjyer, përtokë sa nuk rashë.

Mblodha të gjitha forcat, për të kapërcyer tranë,

No, no, no!- një zë u dëgjua,- mos kalo matanë!...


Telat me gjemba, mu dukën krejt padrejtësi,

Njeriu duhet të jetojë i lirë dhe pa kufi...

Çova sytë lart, zogjtë mbi kokë më fluturonin,

Ishin të lirë dhe të lirë pa kufi, kudo emigronin.


Pata zili zogjtë, që fluturonin në hapësirë,

Pa tela me gjemba dhe ishin krejt të lirë.

Zogjtë më dhanë forcë, të nisja shpejtësinë,

Jo, jo, s’ka tela me gjemba që më vjedhin lirinë!


Kur lirinë fitova, mora frymë shumë thellë,

Si zog i lirë isha edhe unë, si shumë të tjerë,

Në ajër fluturoja, tokës i rashë përqark anembanë,

Sytë e mi panë çfarë fshihej, në botën matanë.


Eh, sa ka si ne, që kërkojnë, të jenë të lirë,

Po rruga që u del përpara, u duket e vështirë.

Ndjej keqardhje për ata që s’mund të fluturojnë,

Të jenë të lirë, të lirë, si zogjtë që emigrojnë...


Pyes veten, kush i vendosi telat me gjemba?

Mos vallë të pasurit, që të varfrit i mbyllen brenda!

Atyre, u është vënë kufiri dhe vjedhur liria,

Iu është vjedhur e drejta, ëndrra dhe lumturia!


Nuk ishte njeriu që krijoi izolimin që në fillesë,

Të gjithë e gjetëm gati dhe na u la si banesë.

Jam e sigurt, Perëndia gjithçka ka krijuar,

Pa tela me gjemba, njeriu i lirë për të jetuar...


299 views0 comments

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page