top of page

I kuq buzësh … të kuqe: një histori urrejtjeje.


I kuq buzësh … të kuqe: një histori urrejtjeje.

1. Ajo u zgjua. Më pas pa u menduar gjatë do të qëndronte para pasqyrës dhe do të ngjyente buzët e saj të kuqe për një njeri që nuk ishte i dashuri i saj.

2. Pastaj nxorri celularin dhe fiksoi një fotografi. Buzët e saj përfunduan menjëherë në Facebook.

3. Shoqja e saj më e mirë e imitoi modelin e buzës së saj për të bërë përshtypje tek një djalë në shkollë dhe të nesërmen ajo erdhi në klasë me një buzë të kuqe të trashë.

4. Djaloshi nga klasa ime u nxeh. Ajo më theu zemrën me këta buzë të fryra të kuqe… dhe ashtu i nervozuar e bëri me njolla të kuq buzësh që zvarriteshin sa nga faqet e saj dhe po aq nga nofullat e tij.

5. Nuk e di pse kishin përfunduar ofendimet në ndarëse të banjës… Atje ishin shkruar me kuq buzësh emrat e së parës, të dytës… dhe asaj me të kuqe gjaku të panjohur.

6. Ora ime e gjeometrisë më ishte kthyer në një lëndë, që shërbente për të më shqyer me formatin e saj … pastaj mësuesja me buzëkuq të kuq të ndezur në dhëmbët e saj të verdhë. Ah si e kam përjetuar?

7. Vajzat ishin ato që bëheshin më shumë në numër në shkollën tonë. Djemtë ishin me kokrra. Por, ama vajzat, ah vajzat në librat e mi të preferuar gjithmonë më bënin të qaj dhe të qesh me buzët e tyre. Buzët e tyre të kuqe ende më ndjekin.

8. Sa herë që i heqja të skuqurat nga buzët e mia do të dukej akoma ngjyra rozë sikur të kisha kaluar orë të tëra duke i puthur.

9. Sa herë që mendoj për buzët e kuqe mendoj për skenën në të cilën … gjithnjë një e tillë ndodhet para pasqyrës dhe një e dytë duke e imituar me të kuqen e buzëve…

10. Kur më në fund e pashë nga afër buzëkuqin në buzët e mia, e ndjeva se si ishte një imitim. E natyrisht nuk më zgjohesh ndryshe…, pa arsyen e përskuqur të viteve në faqe e buzë. Dhe ulërrin edhe në këto ditë me virus: “Zot i dua ato buzët e kuqe!” (F.Terziu)

15 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page