...i ka lënë të dyzetat


Pol Milo

SHPENDI TOPOLLAJ


POL MILO NJË SHKRIMTAR ME TË ARDHME


Pol Milo, tani i ka lënë të dyzetat, por duket shumë më i ri. Ndofta të tillë e bën ajo fytyra e ëmbël gati fëminore me atë buzëqeshjen pak naive që nuk i ndahet asnjëherë, të cilën ai që e ka përballë nuk e kupton dot në është shprehje e edukatës së tij, e respektit për të tjerët, apo e modestisë, me të cilën kërkon të mos shfaqë asnjë epërsi intelektuale. Se kjo e fundit dallon menjëherë teksa nis e lexon librin e tij me tregime dhe skica filozofike “Shtegtimi i dinozaurëve fluturues”. Ai i ka përfunduar studimet e larta për ekonomi në Romë dhe e ka tërhequr filozofia, ndaj dhe në shkrimet e tij, ato shkrihen harmonishëm në një të vetme. Duket pak abstrakt në stilin që përdor dhe si i tillë, natyrshëm që ai lexohet dhe kuptohet nga një rreth i kufizuar njerëzish. Është pikërisht ajo lloj letërsie që rëndom e quajmë elitare dhe që më shumë se të argëton, të ve në mendime. Ai preferon prozën e shkurtër, shpesh, shumë të shkurtër, ku llogarit efektin e secilës fjalë. Pra, është mjaft i kursyer. Por aspak i tillë në ato që thotë. Duke i lënë fluturim të lirë fantazisë, ai rrok qiej e galaktika. Dhe gjithmonë kthehet këtu në Tokë, tek Ai. Tek Ai, pasi Poli nuk përdor asnjëherë emra të përveçëm. Si autor i pa anshëm, ai merret me fenomenin. Pastaj, lexuesi le t`i quaj ata si të dojë. Fare mirë, me formimin e tij profesional, Pol Milo mund të shkruante artikuj gazetareskë. Por ai ka zgjedhur të veprojë sipas porosisë që je