top of page

I donte Perënditë, ndaj iku me iso-polifoni në krahët e tyre


Lefter Çipa, „Nder i Kombit“

Prof Dr Fatmir Terziu


Do të doja të mund të përdorja një makinë kohe dhe të merrja mbrapsht çdo mbresë që lashë në ndjesinë time, ndërsa kisha rastin të bisedoja në Sarandë kokë më kokë me të pavdekshmin Lefter Çipa, „Nder i Kombit“. Në vend që të hulumtoja vetë, unë do të forcoja timbrin dhe tehun e iso-polifonisë në hapësirën binjake blu dhe do ta shënoja atë si një kujtesë të të gjitha kohërave që më ndjekin me një melos dhe pjekuri të gjallë fjale.

Më tej do të prekja të gjithë tingujt, brenda një trupi fonik dhe do ta mbaja në dorën time forcën magjike të këngës, jo për të dashur dhe për të përkëdhelur valët që sjell Joni magjik në poezinë e tij, apo dhe timbrin e fuqishëm që e ngjesh në mrekulli, por për ta shtuar ashtu akoma më shumë në pavdekësi një vepër të madhe që u mbetet brezave. Dhe sytë me sy të një bote të tërë të dashuruar me këngën dhe poezinë do të ushqejnë më shumë hapësirën që të ketë ajër folk për të marrë frymë përjetshëm në Botë. Dhe ashtu, siç do të shijohej shija e ëmbël e Fjalës së mençur, makina e kohës pa pengesë do të zhvilloste thjeshtësinë, për të nënshkruar krenarinë dhe gëzimin që i dhatë atëhere një hapësire të gjerë e të bukur tek ai vend magjik buzë detit në Sarandë, i cili është po aq shumë i ngjizur në memorje sa respekti që mbaj për Ju.

***

Në fakt në atë takim protagonisti ishte Lefter Çipa, e në thelb ishin tre breza me këtë mbiemër, pa larguar nga vëmendja dhe miqtë e shumtë që i bashkëngjiten si tërësi rrënjëve dhe lidhjeve të hershme e të ndershme të këtij fisi art-jetë-dhënës. Por vetëm aty në breg të Jonit, natyrshëm dhe magjishëm e kuptoje se vlera që vjen nga Fjala e urtë dhe tepër e pjekur e Lefter Çipës ishte një privilegj i veçantë. E them këtë se në fjalën e parë ai e ndjente krenari dhe hapur të thoshte se nuk ishte shumë larg nga Himara, dhe se “Ja, ndodhem këtu sot dhe ndjej krenari, por jetoj në Himarë, pranë flamurit tim”. E kjo ishte e tëra një figurative e pasur e bisedës, që na pështolli ngadalë e ngadalë në minutat tona të bisedës së lirë, edhe pse të ngarkuar nga kërkesat e shumta të të tjerëve në këtë takim me të. Në thleb më pas shkon fjala tek fjala. Ai kishte në dorë librin “Engjëjt e polifonisë”, që ishte dhe mbeti guri i rradhës në gjerdanin e artë të krijimtarisë së Lefter Çipës. Në bisedë ndjek fjalën e tij dhe kuptoj se kënga është hyjnore, dhe për të “polifonia shqiptare, por në veçanti polifonia bregase himariote, është kënga e perëndive”.

Lefter Çipa, „Nderi i Kombit“ në fakt, sikurse është kuptuar me kohë jetoi dhe në fakt ishte i lindur për të. Ndaj jo më kot thuhej hapur nga miq e shokë, kolegë e studiues, jo më kot e kishte thënë me mijërë herë studiuesi i irëfilltë Timo Mërkuri, se nuk mund të flasësh për polifoninë himariote pa folur për Lefter Çipën. Dhe Timo në fjalën e tij të asaj dite do të shprehej qartë: „Ai i ka dhënë asaj jetë, bukuri, i ka dhënë shpirtin që lundron në valët e detit.“ Ndërsa poeti dhe doktori i shkencave, Bardhyl Maliqi do ta zgjeronte akoma më tej këtë mendim të ngjizur me dualitetin autor dhe krijues, ku ajo që të bën të nëkuptosh kur takon Lefter Çipën, sipas Maliqit „do të thotë të takosh këngën himariote, të prekësh magjinë e bregdetit himariot që nuk ka asgjë tjetër të ngjashme.

***

“Nocioni bregas është shumë më i madh se nocioni himariot”, thekson poeti i njohur popullor, teksa shton se, “bregasit himariotë këndojnë më bukur se bilbili”. Kjo këngë, sipas fjalës së këtij mbruesi të bukur të artdhënies, i takon të 13 fshatrave të Bregut, madje deri në Nivicë dhe të kënduarit greqisht në 3 fshatra të Bregut, i është nënshtruar të kënduarit shqip të polifonisë. “Kënga nuk ka nevojë të quhet shqiptare, italiane, greke. Kënga e bukur këndohet në 1000 gjuhë”. Ky ishte dhe mbeti thelbi i filozofisë dhe pjekurisë, mençurisë dhe diturisë së Nderit të Kombit, Lefter Çipa. E ndërsa koha si kohë fluturonte, aty në atë mjedis të mbushur me turistë e më së shumti të huaj, ngjeshur dhe nga pjesëmarja e takimit, kuptoje dhe mbetej në thellësi të shpirtit, ajo që më bukur se ai, nuk mund ta shprehte askush, me aq ndjenjë, me aq natyrshmëri, dhe sigurisht akoma më shumë kur na tha se „mesazhet që përcjell kënga himariote, janë thellësia e gjuhës së Perëndive“.

***

Kështu, Lefter Çipa, „Nderi i Kombit“ e donte fjalën e bukur, e magjisillte tek Tjetri atë, e pluskonte thellësinë e bukurisë, estetes, e dinte mbultësinëe këngës, iso-polifonisë dhe ndaj shprehej se ato ishin mesazhet e gjuhës së Perëndive, ndaj Ai tashmë shkoi përjetësisht atje mes Perëndive, për leksione të reja, më të dashura, më të nevojshme, më të përhershme.

 
 
 

3 Comments


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Feb 18, 2021

I dashur Profesor Fatmiri

Eseja juaj, e botuar sot në Portalin "Fjala e Lirë", është një shtatore e shkëlqyer, të cilën ia keni kushtuar legjendës së këngës labe, Lefter Çipa Piluriotit, i cili, me artin e magjishëm të fjalës së këngës labe, të gdhendur me aq shije mrekullore në qiellin e botës sonë mbarëkombëtare, që nga Arta e Preveza deri në Tivar, ka hyrë përfundimisht në Enciklopedinë e Jetës Shqiptare. Vargjet në vijim të këtij korifeu të jashtëzakonshëm të artit të këngës labe, i pata hedhur në rojtinën e kompjuterit që para 14 vjetësh:

Ne s’kemi ëndërr të madhe, / Aq sa hap krahët shqiponja, / Shqipërinë Natyrale, / Katër vilajetet tona.

Vetëm një artist me brumosje të admirueshme nacionaliste…

Like

Timo Mërkuri:

Timo Merkuri

Faleminderit Fatmir Terziu per kete monument nderimi qe ngrite per poetin tone te ndritshem Lefter Çipa sot ne kete zinë tonë te shuarjes se tij. Mirenjohje te pakufishme ke nga pilurjotet mbare, dhe nga familja e tij. Respekte nga gjithe të pjestarët e grupeve isopolifonike.

Like

Bardhyl Maliqi

Urime për shkrimin Fatmir, Lefteri e meriton lartësinë se kishta dhe ka vërtet vlera!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page