top of page

Hysen S. Dizdari: Shkolla Normale e Elbasanit  në filatelinë shqiptare


Hysen S. Dizdari: Shkolla Normale e Elbasanit  në filatelin shqiptare


Shkollën e mesme Normale e Elbasanit u hap për herë të parë më 1 dhjetor 1909. Për hapjen e saj kishte  vendosur  Kongresi Elbasaniti cili u mbajt nga data, 2-10 shtator 1909. Si mësuesit e kësaj shkolle, kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar shqipëtar: si Fazlli Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Salih Çeka, Ahmet Gashi, Ali Hashrova, Ibrahim Babamusta, Simon Shuteriqi, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë.

Një kontributë madhorë në hapjen dhe vazhdimin e kësaj shkolle, ka dhënë patrioti nga Kosova, Hasan Bej Prishtina.Vlen për tu theksuar akti i tij bujar e fisnik, e patriotik  ku në vitin 1909 me mbeshtetjen e tij, financiare dërgojë rreth 50 nxënës, nga gjitha trevat e Kosovës për të vazhduar Shkollë Normale në qytetin e Elbasanit, kur e gjithë shkolla kishte vetem 140 nxënës. Por kuntributi tij vazhdon më tej, kur  ai dërgojë edhe 25 nxënës të tjërë nga Kosova, për shkollim e studime në Austri e Hungari, në degët, tregtare, ekonomi, bujqësi e tjerë. Duke vlersuar, konrtributin e Hasan Prishtinës, në zhvillimni e arsimt tonë kombëtarë, një nga pasardhësit e familjes tij, atdhetari, Mehmet Prishtina, financoi bustin e Hasan Prishtinës, i cili me daten 7 mars 2024, u vendos ne Muzeun e Shkollës Normale të Elbasanit, sot shkolla e mesme “Luigj Gurakuqi”. Posta shqiptare, në vitin 1960, duke vlersuar rëndësin e madhe të kësaj shkolle në zhvillimin e arsimit kombëtarë shqiptarë, me rastin e 50 vjetorit të kësaj shkolle ,emetojë dy pulla postare me pamjen e vjetër, të Shkollës Normale të Elbasanit . Kjo pullë postare ka vlerat monetare: 5 lek dhe ngjyrë jeshile dhe 6,50 lek, me ngjyrë të kuqerremtë, ku në pjesen e sipërme kanë të shkruar me germa kapitale: REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE – 1909 - 1959, kurse ne pjesen e  poshtmë ka të shkruar: SHKOLLA E PARË NORMALE. Kjo pullë postare  ështe e katologuar ,në katalogët e mëdhej botërorë dhe Europian: -Michel AL:607-608,   -Yvert et Tellier AL 532-533 -Stanley Gibbons AL 653-654   -Data e emetimit: 30. 05. 1960. A ka dokument me të mirë historik se kjo pullë postare e cila paraqet: daten e hapjes dhe  pamjen e ndërtesës parë të Shkollës Normale të Elbasanit. Pullat postare, kanë vlerë historike e kulturore sepse,  janë  gurë kilometrik, që gdhendin e shënojnë në histori, datat e vitet e zhvillimit të arsimit tonë kombtarë, por ato kanë edhe një misjonë tjetër historik, sepse duke udhëtuar nga qyteti në qytetë, nga shteti ne shtëtë, përcjellin, historin e arsimit tonë kombëtarë shqiptarë në të gjitha vendet e botës ku shkojnë.



Me hapjen e kësaj Shkollës Normale, në vitin, 1909, mësuesit e shkollës do të përballeshin me vështirësi të reja që konsistonin në këto drejtime kryesore:

 Së pari: Viti i parë mësimor filloi duke marrë e përdorur plane mësimore nga vendet më të zhvilluara perëndimore, por duke qenë shumë larg në praktikë për sa i përket bazës materiale që ofronin këto shkolla.

Së dyti: Për zhvillimin e mësimit , mësuesve u mongonin librat e  tekstet mësimore shkencore për spjegimin e  përcjelljen e lëndës tek nxënësit.

Shkolla Normale e Elbasanit kishte dhe revisten e vet: “Normalisti” e cila doli në qarkullim nga viti 1927-1936.

Sot ka edhe muzen e kësaj shkolle.Ideja për hapjen e muzeut të kësaj shkolle lindi që në vitin 1934, në rastin e 25 vjetorit të kësaj shkolle. Por zjarri i vitit 1934, solli dëmtime të mëdha, ai dogji shkollën së bashku me gjithë dekumentacionin dhe muzen e shkollës.

Psa çlirimit vendit në vitin1959,në vitin 1969  u bënë përpjekje të mëdha u nga  mësuesit e nxënsit e kësaj shkolle për mbledhjen e grumbullimin e dekumentacionit për hapje e muzeut të kësaj shkolle.

Ne vitin 1979, në 70 vjetorin e hapjes së kësaj shkolle, me një vendim të Ministrisë Arsimit të kohës u krijue një komision për i posaçem për mbledhjen e dekumentacionit dhe hapjen e muzeut të kësaj shkolle si vater e arsimit kombëtarë shqiptare. Pas vitit 1993 ky muze u rikonceptua, dhe në bashkëpunim me AQSH, e Akademin e Shkencave u plotësua me dekumente arkivore, dhe sot ky muze ka një fond prej, 5000 dekumentash original e fotokopje, si libra, revista, rregjista, deftesa, protokolle të këshillit pedagogjikë, kujtime të normalistëve katolog, foto e tjerë.

118 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page