PJESË NGA HYRJA E LIBRIT-RIBOTIM GUSHT-2024
Nga:Hysen S. Dizdari
Autori i Librit // Tiranë me, 26.08.2024
Në kujtim të 114 vjetorit lindjes Nënë Terezës (26 Gusht 1910-26 Gusht 2024)
Në kujtim të 45 vjetorit të marrjes Çmimit Nobel , nga Nënë Tereza
Në kujtim të 8 vjetorit Shënjëtërimint të Shën Nënë Terezës
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Libri album me pullat postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezës ,doli në botimi i parë në vitin, 2018.Tani kanë kaluar 6 vite dhe ky libër është pritur mirë nga lexuesit, por në mënyrë të veçantë nga, studjuesit e filatelisë dhe koleksionistët e pullave postare shqiptare ,në Shqipëri dhe vendet e hueja.
Duke marrë parasysh, vlerat e larta morale e njerzore të këtij libri, por edhe kërkesat e shumta të lexuesve, po bëjmë ribotimin e tij ,me rastin e 114 vjetorit e lindjes dhe 8 vjetorit të shenjëtërimit të Shën Nënë Terezës.
Gjatë këtyre viteve, libri-album: “Nënë Tereza në pullat shqiptare”,botim i viti 2018, ka marrë pjesë, në ekspozitat e librit filatelike në shkallë ndërkombëtare dhe është vlersuar me 3 çmime (medalje) si më poshtë:
1-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “China-2019, është vlersuar me medalje-SILVER.
2-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “Cinisello-Balsamo-2019”, Itali, është vlersuar me-VERMEIL.
3-Në ekspozitën, ndërkombëtare : “Nordia-2019”, është vlersuar me medalje-SILVER.
Në këtë botimin të ri, janë marrë parasysh, mangësit e vrejtjet që ka paraqitur ky liber në ekspozitat e librit filatelik ndëkombëtarë, duke marrë për bazë edhe përmisimet e kritereve të vlesimit të literaturës filatelike, të propozuera nga Shoqata Botërore e Autorve në Filateli (AIJP-antar i të cilës jam ).
Me një kujdes të veçantë, janë bërë përmisimët e duhura ,duke marrë parasysh, edhe ndryshimet e reja që janë pasqyruar në botimin e ri, të katalogun , Michel -2024 për Shqipërinë.
Shën Nënë Tereza me misionin e saj, shpirtërorë, moralë e humanitarë, kushtuar të varfërvë në gjithë botën ka marrë dhe vlersime pozitive, nga përsonalitete botërore:
Papa Gjon Pali i II ,duke vlersuar Nënë Terezen theksonë:
“SI MUND NE TË HARROJMË GONXHE (ANJËZE) BOJAXHIU, NËNË TEREZEN TË KALKUTËS, BIJEN E POPULLIT SHQIPTARË QË I KA DHANË NDER E SHKELQIM KOMBIT TË SAJ DHE KISHËS KATOLIKE.”Kurse ish President i SHBA, Bill Klintoni në vitin 2002 ka theksuar:
“ NËNË TEREZA ISHTE E PARA QË MË BËRI TË DUA KOMBIN SHQIPTARË.DHE TANI NDIHEM SHUMË KRENARË QË PLOTËSOVA NJË DETYRË MORALE, NDAJ SAJ DHE VLERAVE TË LIRISË.”
Me 4 shtatorë, 2016 në sheshin, Shën Pjetrit në Vatikan, në prani të 250.000 besimtarve, dhe 15 përsonaliteteve botërore, u mbajt Mesha e Shenjët e kanonizimit Shenjëtore e të Lumturuemes ,shqiptares Nënë Tereza.
Papa Françesku ,në Omeli me 4 shtator 2016 theksoi:
“NËNA TEREZA NA KA MËSUAR TË NDIHMOJMË NJERZIT PA DALLIME IDOLOGJIKE, RRACE DHE BESIMI FETARË.”
Shën Nënë Tereza shqiptarja e famshme ,e njohur në të gjithë botën është bërë shenjëtore e dashurisë njerzore, me vepren e saj në shërbim të varfërve të gjithë, nejrzimit , pa dallime, race feje dhe etnie, dhe sot është bërë ,modeli më i përsosur i respektit , i moralit dhe dashurisë njerzore , në të gjitha vendet e botës.
NË KËTË PËRVJETORIT TË RËNDËSISHËM DHE ME RASTIN E RIBOTIMIT TË LIBRIT: “SHËN NËNË TEREZA NË PULLAT SHQIPTARE” I PËRSHENDETI SHQIPTARËT DHE LEXUESIT, KUDO NË BOTË, ME NJË POEZI TË SHKRUAR NGA SHËN NËNË TEREZA ME TITULLË:
GJEJ KOHË :
Gjej kohë të mendosh – është burimi i fuqisë.
Gjej kohë të lutesh – është fuqi dhe kjo, më e madhja në botë.
Gjej kohë të qeshësh – është muzikë shpirtërore brenda teje.
Gjej kohë të luash – është vazhdim i fëminisë.
Gjej kohë të duash është dhuratë e Hynjive.
Gjej kohë të jepesh është triumfi i dashurisë.
Gjej kohë të lexosh – është trualli i mençurisë.
Gjej kohë të shoqërosh – është rrugë lumturie.
Gjej kohë të punosh prapë – ke blerë ardhëmërinë.
Gjej kohë të bëshë mirë – janë flatrat që të çojnë në Qiell.
Tiranë me,28,Gusht 2024.
Libri - album për Nënën Terezë,i ribotuar nga stujuesi Hysen Dizdari, asht një risi në kuadrin e botimeve të tij.
Urime për shkrimin,ku me hollësi këtu paraqet figurën e shenjtores shqiptare.
L.Kaçulini
Faleminderit per shkrimin Z.Dizdari!Respekte! b.fishta.