top of page

Hysen S. Dizdari: PAVARËSISA E  KOSOVËS NË FILATELIN SHQIPTARE


PAVARËSISA E  KOSOVËS NË FILATELIN SHQIPTARE

---------------------------------------------------------------------------------------

Nga: Hysen S.Dizdari

Studjues i Filatelisë

----------------------------------------------------------------------------------------

25 Vjet Kosova e Lirë

12 Qershor 1999-12 Qershor 2024

---------------------------------------------------------------------------------------

Kosova historikisht ka qënë ka dhe mbetet djepi i shqiptarizmit dhe i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,por dhe faktori themelore i krijimit të shtetit të sotëm shqiptare dhe  i fitores së pamvarsisë me 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Historia nuk mund të harrohet se shqiptarët e Kosovës kanë derdhur gjakun e tyre në shekuj për të mbrojtur  lirin dhe pamvarsin e Kombit Shqiptare.Prandaj dhe çlirimi i Kosovës ,me ndrehyrjen ushtarake të Natos ,me 12 qershor 1999 dhe shpallja e pamvarsisë me 17 shkurt 2008  janë dy ngjarje me rëndësi të madhe historike për Kosovën  dhe të  gjithë Kombin Shqiptarë .

Me datën 24 mars 1999 trupat e NATO-së hynë në Kosovë ,të cilat pas 78 ditë bombardime ajrore , arritën të shpëtojnë  popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi sllav shekullore, dhe me datën 12 qershor 1999 arritën të çlirojn tërsisht territorin e Kosovës.

17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës,ku  Kosova shpallet si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Për të nderuar ,çlirimin dhe Pamvarsinë  e Kosovës , Posta Shqiptare  emetoi një emision special me  pulla postare kushtuar Pamvarsisë Kosoves.



Posta  Shqiptare, me 20 Shtator 2008, emetoje një emision me 5 pulla postare  me titullë :

“PAMVARSI E KOSOVËS”

Ky emision përmban 5  pulla postare me vlera të ndryshme monetare si më poshtë:

Pulla e pare: me vlerë 20 lekë,  paraqet një portret të Ymer Prizerenit, një nga udheheqsit kryesorë të organizimit e dretjtimit të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.

Pulla e dytë: me vlerë 30 lekë,  paraqet një portret të Isa Boletinit, udhëheqsi ushtrak i forcave të armatosura  të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.

Pulla e tretë:me vlerë 40 lekë,  paraqet një portret të, Dr.Ibrahim Rugova një nga udheheqsit kryesorë të organizimit e drejtimit të luftës çlirimtare të Kosoves.

 Pulla e katertë :me vlerë 50 lekë,  paraqet një portret të patriotit , Azem Galica, një nga udheheqsit kryesorë të organizimit të luftës të çetave të armatosura për çlirim kombëtarë të Kosoves.

Pulla e pestë:me vlerë 70 lekë,  paraqet një portret të Heroit të Kosoves dhe të Kombit Shqiptarë, Komandatit të UÇK Adem Jashari, udheheqsi kryesorë  i organizimit dhe drejtimit të luftës të UÇK, për çlirimin dhe pamvarsinë e Kosoves.

Katologet më të mdhej të Europës e botës e kanë skeduar e kataloguar këtë emision me pullat postare kushtuar ,Pamvarsisë Kosoves.

Katalogu:Michel :AL 3273-3277

Katalogu:Yvert Tellier:AL 2926-2970

Katalogu:Stanley Gibbons:AL 3271-3275

Me rastin e fillimit të sulmit të NATO-së, Presidenti amerikan Bill Clinton në një fjalim drejtuar popullit amerikan argumentoi shkaqet e ndërhyrjes së NATO-së: 

“Arsyet që ne sulmuam Serbinë janë: humanitare, të perspektivës dhe strategjike….”

 

Kryeministri,Anglisë , Tony Blair i bëri të njohur po atë mbrëmje kombit të tij arsyet e ndërhyrjes së NATO-së ku theksoi:

“ Bota e qytetëruar nuk mund të lejojë akte të tilla dhune dhe agresioni në zemër të Evropë….”

Populli i Kosoves dhe i gjithë Kombi shqiptarë duhet të jetë mirënjohës për jetë ,SHBA ,Anglisë dhe Nato-s ,për kontributin e  tyre  në mbeshtetjen që  i dhanë çlirimit të  Kosovës gjatë vitit 1999 dhe më vonë në, ngritjen dhe konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës.

Mirënjohje dhe falenderime të përjetshme,për SHBA dhe  Britanis Madhe e NATO-s për ndihmen e tyre në çlirimin dhe fitoren e pamvarsisë të Kosovës.

Gëzuar 25 vjetorin e çlirimit të  Kosovës,

Kombi Shqiptare ,në Kosovë ,në Shqipëri, dhe kudo nëpër  botë.

 

Tiranë me 12.06.2024

135 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page