top of page

Hysen S. Dizdari: KONTRIBUTI I HASAN  PRISHTINËS…



 

KONTRIBUTI I HASAN  PRISHTINËS, NË ARSIMIN KOMBËTAR SHQIPATRË DHE HEQJA EMRIT TIJ  NGA UNIVERSITETIT PRISHTINËS


Nga Hysen S. Dizdari

Studiues i Historisë dhe Filatelisë Shqiptare

 

 

Patrioti,dhe Heroi i Popullit, Hasan  Prishtina, ishte udhëheqës politik, organizator i kryengritjeve kundër pushtuesve të huaj, diplomat, mendimtarë i madh, por dhe një arsimdashës i madh i KOMBIT SHQIPËTARË.

Ai ka dhënë një kontributë, madhorë për ngritjen dhe zhvillimit të arsimit kombëtarë shqiptarë në trojet shqiptare të Kosovës.

Hasan Prishtina , rridhte nga një familje,shqiptare, fisnike, atdhetare e patriotike e  pasur, e cila kishte edhe pozita të larta në qeverisjen e Vilajetit,Kosovës e Selanikut.

 Babai i tij Ahmet Beu , ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ,prandaj në vitin 1880 u internua nga qeveria osmane në ,Tarabuzan të Anadollit.së bashku me krerë e tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.

Hasan Prishtina , pasi përfundoi shkollën e ultë, Ruzhdijes në Vushtri, vazhdoi gjimnazin në gjuhë greke në Selanik ,ku jetonte familja e tij.Në këtë gjimnaz,ai perveç gjuhës greke mësoi edhe gjuhë frenge, ku u njoh me veprat e iluministve francezë si, Monteskie, Zhak Zhak Rusos e Volterit.

Pas gjimnazit ai përfundoi shkollën e lartë në Degen:Drejtësi në Stambollë, ku punojë  disa vite në administraten turke. Në vitin 1908 - 1912, u zgjodhë deputet i sanxhakut Prishtinës në Parlamentin Osman.

Hasan Prishtina ,duke qenë vet i shkolluar në shkollat më të mira të kohës tij, e zotërues e disa gjuhve të hueja, e kuptojë rolin e madhë që luan arsimi dhe shkolla në edukimin, patriotik e atdhetarë  të brezit të ri. Prandaj gjithë jeten e tij ai dhe bashkshortja e tij i kushtuan ,një kujdes të veçantë ,hapjes shkollave dhe arsimimit të brezit të ri.

Aktivitetin e kontributi i tij për hapjen e shkollave e fillojë në vitin 1908 dhe vazhdoi gjatë gjithë jetës tij.

SË PARI:

ME FINANCIMI E TIJ, DERGOJË STUDENTET E KOSOVËS NË SHKOLLËN NORMALE ,ELBASAN DHE NË SHKOLLA TE HUEJA.

Vlen për tu theksuar akti i tij bujar e fisnik,ku në vitin 1909, me mbeshtetjen e tij financiare dërgojë rreth 50 nxënës, nga gjitha trevat e Kosovës për të vazhduar Shkollë Normale në qytetin e Elbasanit,kur e gjithë shkolla kishte vetem 100 nxënës,dhe ata u përgatiten për mësues për shkollat e Kosovës.

 Por kuntributi tij vazhdon më tej, ku ai dërgojë edhe 25 nxënës të tjërë nga Kosova, për shkollim e studime në  Budapest, Hungari, në shkollën bujqesore.Kurse disa student të tjerë nga Kosova i dergojë për studime në Paris e Londër.

SË DYTI:

Në vitin 1909 sipas shtypit kohës ai bëri përpjekjë për hapjen e shkollës shqipe në qytetin e Vushtrisë .Perpjekjet e tij i vazhdoi deri sa hapi shkollën shqipe në qytetin e Vushtrisë në vitin 1915.Pas vitit ,1915, ai hapi shkolla shqipe në qytetin e Mitrovicës,dhe në fshatërat, Polac, Pantinë, Smrekonicë, Nevolan e tjerë.

Në qytetin e  Vushtrisë, ai bashkë me bashkshoreten e tij ,hapi shkolla shqipe për vajza e gra ,nga mosha 12-25 vjec ,ku mësonin,shqip, për amvisa, për guzhinjere, për rrobaqepëse, dhe një degë e veçant e hapi për muzikën.

SË TRETI:

Hasan Prishtina ,hapi degen e  shkollën të muzikës në qytetin e Vushtrisë.

Ai organizojë dhe formojë, banden e parë frymore muzikore, në qytetin e Vushtrisë, ku të gjitha veglat muzikore e instrumentat i bleu me financat e tij, në Vjen të Austri.

Ja si i këndon populli i Vushtisë,Hasan  Prishtinës:

HASAN PRISHTINA

O Hasan ,Hasan bej Prishtina,

Vushtria ty të nderon,

Hape shkolla shqipe,

Populli të bekon,

O Hasan ,Hasan bej Prishtina,

Hape shkolla, klube kulture, gazeta

Populli të admiron

Ngrite popullin me dije

O Hasan, Hasan bej Prshtina.

Duke vlersuar kontributin e tij për arsimin shqiptarë  ish drejtori i shkollës Normale të Elbasanit, patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazeten: “Bashkimi i Kombit”-Nr.25 të vitit 1910, shkruante:

“Rroftë atëdhetar i shkelqyer HASAN BE PRISHTINA !Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjell i Shqipërisë së mjerë !Historia e Kombit tonë me shkronja të ARTA , me shkronja të SHKELQYERA , do të shkruaj në ndër faqet e saj, sherbimet e mëdha , të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët ,t,onë, Hasan be Prishtina në fushën e atdhesie !”

NË SHQIPËRI

ME, DATEN, 1 KORRIK 2024,

HASAN PRISHTINA PËRJETSOHET NË PULLËN POSTARE

Posta shqiptare për nder të 150 vjetorin e lindjes , të patriotit Hasan Prishtina, emetojë një emision me pulla postare te titulluar : “FIGURA TE SHQUERA”, i cili u  kushtohet figurave të shquera kombëtare dhe ndërkombetare.Ky emison u emetua me 1 korrik 2024, dhe përmban, 4 pulla postare dhe është emetuar vetem për përdorime në  filateli.Pulla postare me vleren me të madhe, , 70 lekë, jep portretin e  patriotit  Hasan Prishtina.

NË KOSOVË

JA PARADOKSI I DATËS 11 KORRIK 2024

NË PARLAMENTIN E KOSOVËS:

Me daten, 11 .07.2024, siç njofton për shtypin, në Notën e Protestës tij ,

Drejtori i  Fondacionit: “Hasan Prishtina” - Z.Mehmet Prishtina , ku ai shkruan:

“Deputetët e Kuvendit Kosovës,dje me daten,11.07.2024, gjeten kurajen ta ngrenë dorën dhe të aprovojnë në parlamentin e Kosovës, heqjen e emrit të Heroit Popullit, Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës.

Kjo datë dhe ky vendim i turpëshëm i deputetve, të Kosovës, do të mbahen mend gjatë në memorjen e shqiptarve për ligësinë dhe paturpësinë dhe paradoksin e tij, sepse në radhë të parë ky vendim fyen rëndë, dinjitetin dhe ndjenjat, atdhetare e patriotike të popullit Shqipëtarë në tërsi dhe veçanarisht të popullit Shqiptarë të Kosovës.”

PARA KËTIJ VENDIMI ABSURD DHE TË PA DREJTË

SHTROJË PYTJET:

Pse heshtë, Rektoriati i Universitetit të Prishtinës ?

Pse heshtin, Profesorët e Universitetit të Prishtinës ?

Pse heshtin studentët e Universitetit të  Prishtinës ?

Pse heshtin mësuesit dhe nxënsit e Kosovës ?

Pse heshtin intelektualët në Kosovës ?

Pse heshtë shoqeria civile në Kosovë ?

Prandaj ju bëjë thirrje,intelektualve të Kosovës, dhe veçanarisht  deputetve të opozitës në Parlamentin e Kosovës që këtë vendim të turpëshëm, antikombëtare, dhe antiligjorë ,ta dërgojnë me një herë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës , dhe sa më shpejtë të vendoset në vendin e NDERIT, emri i përsonalitetin e të shquar , atdhetarit, patriotit ,arsimdashësit, dhe

HEROIT TË POPULLIT SHQIPTARË, HASAN PRISHTINA.

 

Përshendeti vellezërit shqiptare kudo nëpër botë me një kengë kushtuar, Kuvendit Junikut mbajtur me, 21-25 maj 1912, me nismën e patriotit ,Hasan Prishtina:

KUVENDI I JUNIKUT-(21-25 MAJ 1912)

Në Kuvendin e Junikut

U bë beja kundër armikut

Dhe me fjalë u tregue trimi

I vu pikë çdo vendimi

Me Isanë e të tjerë trima

Formuluar nga Hasan Prishtina,

Erdh, paria e Prishtinës,

E Llapushës e Drenicës,

E Vushtisë e Mitrivicës,

Dukagjinit e Malsisë

Prej andej t, Llapit e Gallapit,

Prekorupes e t, rreth Gjilanit,

Në Junik u mblodh paria

N,krye,t vendit Hasan Prishtina,

Këmbë kryq n,odë ulur përreth

Fund e krye bërë sy e vesh.

Në ballë t, oxhakut po flet Hasani

Hije i ka fjala e zani

…………………….

Ndaj vëllezër të hapim sytë

Ka detyrë plak e i ri

Të luftojmë për pamvarsi

Sot ka ardhër  çasti i parë

Të luftojmë me pendë e armë

Për Liri e komb shqiptarë

Shkollë, flamur, gjuhë e gjak

Edhe vdekja na duket pak

Të luftojmë, pra, me vullnet

Se lirinë, askush s,na jep.

 

Tiranë me, 16 korrik 2024

141 views3 comments

3 Comments


Guest
Jul 17

Autori vlerëson patriotizmin e Hasan Prishtinës në një artikull historik të kësaj figure të madhe të kombit shqiptar.

Kontributi i tij në zhvillimin e shkollës shqipe është i pa mohueshem

Heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës është i pa motivuar

Like

Guest
Jul 17

Shkrim qe vendos patriotin H.Prishtina ne pedestal,ashtu si e meriton. Bashkohem me autorin,per te sensibility opinionin per rivenien e emrit H.Prishtina univ te Prishtines.

Like
Guest
Jul 18
Replying to

Heqja nga pedestali i emrit te H. Prishtines eshte veprim antshqiptar,qe duhet te mobilizoje njerezit qe ta ç'bejne me çdo mjet. E sigurte qe do te deshrojne me turp.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page