“Honestra”: kulturologji e linguistikë kundër fragmentarizmit




Fatmir Terziu


Studimi, apo sprova “Honestra e këngës himariote” (sprovë) (MILOSAO, 2018) e autorit tashmë të mirënjohur jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por edhe më gjerë, Timo Mërkuri, është formuluar në dekadat e fundit kundër qasjeve tradicionale në mendimin dhe dukuritë e këngës himariote duke u fokusuar ekskluzivisht në tërësinë e memorjes kolektive, asaj që vjen nga ndjesitë kulturore, komunikimet dhe gjuhë-marje-dhëniet, si një model shpjegues. Diskutimet e tjera teorike lidhen me përparimin e fundit në kërkimin e plotë e të detajuar shkencërisht të këngës himariote, që ofron një perceptim më të gjerë të problemeve të trajtuara e të diskutuara më parë e më gjerë nga rrjete të tjera studimesh, kërkimesh shkencore dhe atyre me thelb përmirësimin e të gjeturave në këtë lëmi.

Kulturologjia dhe sociologjia, po aq dhe gjuhësia e kontaktit në veçanti me kërkimin dhe prurjen e detajuar në vite kanë hapur horizonte të reja për interpretimin e këngës himariote. Vitaliteti etnokulturologjik është një parametër i ri, i zhvilluar kohët e fundit dhe diskutuar në socio-kulturistikë për të karakterizuar forcat e ndryshme mbijetuese dhe teknikat e këngëve të endacakuara në situata të rrezikshme. Në këtë drejtim, fati i këngëve të Himarës dhe gjuhës të përshkruar jo pak herë nga Eqrem Çabej duket se është disi një arsye më shumë që e ka detyruar autorin të shkoj më thellë. Është një enigmë pse një idiomë misteri mbijetoi në krahinën e mjaft-zëshme në këtë lëmi dhe vetëm të pushtuar pak kohë nga ryma të ndryshme, por që humbi pozicionin e saj si enigmë e fortë në perëndim në bregdetin e saj, ku kontaktet me botën në tërësi dhe me atë fqinje e neo-latine nuk u ndërprenë asnjëherë.


Sqarim i sprovës


Para diskutimit të kontributit thelbësor të tërësisë së ndërhyrjes së Timo Mërkurit tek “Honestra e këngës himariote” (sprovë), duket se kërkohet një tejsqarim i shkurtër i asaj që autori na jep me një prejardhje të fjalës nga përbërësia e gjuhës së fqinjit, me një lidhje të zanafilljes së ujit të pastër që buron nga grumbullesa e ujërave të ardhur nga “qielli” në një arsye të përgjithshme rreth situatës aktuale të disiplinës përkatëse.

Kulturologjia, shkenca linguistike, po aq dhe sociologjia përfaqësojnë një fushë të rëndësishme jo vetëm të kontakteve socialogjike, kulturologjike, gjuhësore, apo dhe vetë këngës, e cila për një kohë të gjatë ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, që në të shumtën e rasteve autori na i jep me të dhëna të sakta, burime të mirëkërkuara, shpjegime sprove, madje shkon dhe në gjetje më të reja.

Në fund të shekullit të 20-të, kjo zonë përsëri u bë fokusi i politikave të ndryshme dhe një fushë beteje për opinione dhe poltika të ndryshme siç kishte qenë në shekullin e 19-të, apo dhe mw herwt. Ringjallja e paragjykimeve të vjetra për kulturologjinë e Himarës, siç tregoi gjetja e mirëfilltë e Mërkurit me këto fakte mjaft domethënëse: “Himarjotët rrjedhin nga nënfisi i Keraunëve, duke marrë për emër nënfisi emrin e vargmalit Akrokeraune. Sipas Eqrem Çabejt, keraunos kishte kuptimin perëndi e bubullimës dhe e vetëtimës” (Fq. 4). Për këtë autori i kësaj sprove na sjell këtë fakt që buron nga Virgjili:

“Edhe i biem detit aty pranë Keraunes

nga fare lehtë kalohet në Itali,

se rruga është shumë e shkurtër. Ndërkaq Dielli

po perëndonte; malet po i mbulonte

një hije shumë e dendur”.

Duke na sjellë në vëmendje shek. I pas Krishtit, me atë që Virgjili shkruan te Eneida (libri I III) për momentin kur Enea, pas qëndrimit në Butrint, duhet të marrë rrugën drejt perëndimit, kuptojmë qartë atë që sjell autori në syrin tonë dhe të lexuesit.


Detajet e autorit


Duke filluar me këto emra, natyrisht kuptojmë jo vetëm seriozitetin e kësaj pune të madhe të këtij autori, por është kryesisht e rëndësishme jo vetëm ajo që dimë për emrat e tyre, me të cilët dega në zhvillim e dijes është e lidhur, emërtimi i tij përfundimtar që rrjedh nga puna themelore e disa të tjerëve, Moikom Zeqos, Irena Gjonit, Artur Vrekaj etj., të përcaktojë qartë se këngët e Himarës janë vërtet ajo që ndodh me këngën popullore.

Autori na qas shpjegimin e tij të thellë: “Honestra e këngës grumbullon në nënvetëdijen tonë ngjarje, përvoja, përjetime momentale, luftëra, akte individuale ose kolektive të cilat janë “shiu”, “uji” i të cilit depërton në tokë e mbush honesterën, ku pas “filtrimit” prej tij precipiton e zakonëshmia në haresë dhe mbetet esencialja, që rrjedh si ujët e burimit, nëpër këngë. Ne njohim këngëtarin autor, atë që e këndon i pari dhe nuk na shkon mendja se ai është thjeshtë “gryka e burimit”, shkëmbi që u ça nga dhimbja a nga malli dhe nëpër të “çarën e shpirtit” të të cilit buroi kënga. Kësaj ligjësie i nënshtrohet kënga himarjote”. Këtu pikërisht duket se lind “interesi”.


Interesi në këtë çështje baz