top of page

HOMAZH PËR KOVAÇIN E BORSHIT!



Është bërë zakon që të bëhen homazhe kur ikin nga jeta njerëz të rëndësishm: Presidentë Shtetesh, Kryeministra, Ministra , Deputetë, Artista e Bzinesmenë të Mëdhenjë, si edhe Heronjë të Luftës e dëshmorë me namë, po edhe për ata njerëz të mëvetshëm të shpallur "Shënjtorë", apo personalite të kishave e të xhamive në BOTË, por (të me falni!), unë do të bëjë një Homazh Publik, kundër "këtyre rregullave", të nënëzëshëm, të heshtur, për NJERIUN E THJESHTË, Kovaçin e Borshit, Bebin e Çane, (Sokratin!) , i cili ka tre vjetë që është mbuluar me dhe e duket si i harruar nga njerëzia. Më dhëmb shpirti për të. Pikërisht sepse nuk kishte një emër si gjithë të tjerët, një post zyrtar dhe që, krejtë rastësisht mbante emrrin e nje Filozofi Grek, po s'kishte të bënte asfare me të, po s'kuqte me zjarrë e rrihte me çekan hekurat e bënte vegla bujqësore qe të rronin prindët, dy vëllezërit dhe e motra e vogël, të cilët rropateshin në punëzat e lodhëshme të Fermës së Borshe... Kishin arrdhur nga Kudhësi " me kuç e me maç" qe të vendoseshin në një vënd më të hajrit e më të butë, buzë detit, e t'u ndriste pakëz jeta, ca më tepër se në atë rrëzë malore të Kudhësit dhe këtu e lidhën jetën e tyre. Rastësia e solli që unë të afrohesha me ta, pas mënxyrave të mëdha të asaj kohe, kur gjoja ishim "më të lumturit në botë" e kur realisht këtu "hante njeriu njeriun!", varfëroheshim nga dita në ditë, mbeteshim pa një dhi e pa një pulë në shtëpi dhe burgoseshim për "një fjalë goje!". Unë sa kisha dalur nga burgu dhe trokita në këtë shtëpi, për të marrë për grua kushërirën e parë të tij dhe ajo më thoshte gjithmonë se, përveç prindërve të saj e të tre vëllezërve në Piqeras, ku edh jetonim, kishte edhe tre vëllezër në Borsh: Leandron, Bebin, Cenin, Ladin e nje motër më të vogël, Donikën... Po vija re se, këtë që quhej Bebi, sikur e kishte në një si "Xhep të Veçantë" dhe e donte ca me tepër se të tjerët,..Sepse, kur errdhi ne Borsh familja e Dajo Vangjelit në vitin 1959, Ai, Sokrati, sa kishte lindur dhe ishte i lidhur nëpër shpërgënjtë e lindjes dhe sepse, kur nisi të ritej e të bëhej edhe ai njeri, një puntor i dalluar i Fermës "Qazim Pali", kishte zgjedhur profesionin e çuditshëm të Kovaçit, bile me buzën në gaz!...I pëlqente të merrej me zjarrin dhe e ndjente vehten më mirrë me hekurat se sa me të tjerët që merrnin e jepnin me veten, me " rrobt' e Zotit" dhe me Ndërrmarjen e Shtetit që kishte lidhje me pushtetin e Qeverinë. Dhe akoma, e kishte një të mirë të madhe në shpirt: vyrtytin e Zëmërbardhësisë dhe, jo pak herë nuk u merrte para fukarrenjëve të Fermës që vinin e troisnin një thikë, një sqepar, një kazma, një levë a hekur parmënde, për të lëruar tokën, porse i "delte e i mjaftonte" edhe nje gotë raki, verë a birrë, të pinte me ta, kur të kishin nge e te merreshin me të. Kishte prekur kështu "çelësin e zëmrave" të Borshjotëve dhe të githe e donin me shpirt e thonin "S'ka njeri si Bebi i Çane"!...Dhe "duhej të vdiste" po ky njeri i mirë që nuk duhej te vdiste! Se edhe Perëndia nuk e di kë merrë ngadojëherë! Po. Nuk duhej të ikte nga jeta më i miri njeri, më i drejti, më i varfëri, më zëmërbardhi dhe më hallemadhi!..Qe një kohë, kur ai u largua nga fshati, më i fundit pas vëllezërve , kur u hapën portat e kufirit, Ngaqë sapo ishte martuar e i lindën menjëherë dy fëmijë, po edhe nga që vëllait të vogël, Cenit i hodhën hekurat, sepse e zunë në mes të detit, duke lundruar për në Korfuz, natën, me një sajesë drrasash, mbi goma makinash, për një jetë më të mire. Qe një tronditje e madhe për të e për të gjithë familjen , aq më tëpër se të vëllan e kishin lidhur pas një "Zetori" dhe po e zvarrisnin , si një kafshë, që ta shihte gjithkushi e të merrnin frikë, që nga Borshi e deri në Sarandë, si në shekujt primitivë, për ç'ka bëri, me ëndërrimet e tij "Borgjezo-Kapitaliste!". Zëmra e ketij njeriu të mire u lëndua, u vra!Nisi ta mbyste hidhërimin me një gotë raki, me dy, me tre e me pesë gota raki, aq sa alkoli t'i humbiste mëndjen ,,,Dhe errdhi një ditë, kur i la hekurat, e mbylli Kovaçanën e Borshit dhe i'a "mbathi" drejtë Greqisë"!...Dhe Bebin e Çane nisën ta shohin nëpër rrugët e Patisios të Athinës, të Kato Patisios, të Shën Lefterios, të Shën Nikollës e deri në Pire, nëpër Pazaret Greke. Fillimisht me një Afendiko Grek që e mësonte si të thërriste me të madhe për të afruar klientët e më pas, edhe kur u bë vetë "Afendiko", të bërtiste deri në qiell që ti shitej malli i tezgave që merrte me qera..Që herë e shiste e here s'e shiste e qe i detyruar ta kthente, po ama, pa e hequr racionin e përditshëm të kënaqësisë, po edhe të brengës vetjake: me një shishe birrë, dy, tre a më shumë, derisa Bebi i Çane, mbeti i shëndetshëm, i rrumbullakosur si gjithmonë, i këndshëm, me buzëqeshjen e tij të kursyer , po plotë mirësi. Dhe me atë humor të përhershëm. Hovardar si Ai! Figuara e tij u bë "mitike", shumë e dashur për të gjithë ne e për këdo që shkelte në Borsh...Aq sa, nga herë e më tepër më ngjante me aktorin Amerikan Kevin Spacey, i cili dukej si të ishte Sozia e tij. Koinçidenca bëhej edhe më e çuditëshme, ngaqë edhe i vellai Leandro, guzhinieri i dikurshëm i "Ujëvarës së Borshit", tani ishte pronar i nje Restauranti në Florida, kur ndofta edhe ky artist që ngjante aq shumë me të vëllanë, e kishte ngrënë nje vaktë dreke a darke, para se edhe ai të largohej nga kjo "botë e rreme", siç thoshte nëna ime! U prefshë i qetë, vëlla Sokrat,i mbiqujturi BEBI I ÇANE, atje ku është trupi yt i bëshëm ,ndofta i patretur akoma , buzë një përroi që vjen nga malet e takon detin! U prehtë në paqe edhe nëna yte, i dashuri im, që errdhi e të gjety aty, fill pas teje, e kllapuar nga hidherimi i humbjes tënde! Amen! Nga Miho Gjini

(E shkruar sot në Piqeras,në vetminë time, duke kujtuar i brengosur ikjen e tij, më 14 tetor2017)

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page