top of page

HOMAZH PËR KOMPOZITORIN AGIM KRAJKA


Agim Krajka

Vullnet Mato


Shuhen njerëz të shtrenjtë, nga pandemia,

njerëz të shquar, nga të gjithë trojet e mia.

Shuhen nga Italia, Amerika, Kina, Xhamajka,

por nuk duhet të shuhej i madhi Agim Krajka,

Kompozitori që bëri rininë shqiptare të këndojë,

me këngët që i madh e i vogël i mbante në gojë,

me muzikë që jehoi në filma dhe dokumentarë,

me tingujt ritmik, që mbuluan Shqipërinë mbarë.

Me tekstet e mi në këngët e festivaleve kombëtare,

kompozitori Agim Krajka, zemrën time bëri valltare.

Tani me këngën e transmetuar shpesh “Të Kërkoj!”

unë me motrat Libohova i themi të ndjerit“Të vajtoj!”

Nëse shpejtohet vaksina Pfajzer për disa autoritete,

kush duhej shpëtuar më parë, në këto momente?

Për kompozitorin me talent të rrallë, Agim Krajka,

ngre zërin nga Shqipëri e vogël, deri te Xhamajka.

Kjo mund t’u duket njerëzve, paksa e habitshme,

por metafora poetike e bën çdo gjë të arritshme:

Bashkoj zërin me shpendët, zogj, qyqe, kukuvajka,

në këtë homazh, për bilbilin e këngës Agim Krajka...

26 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page