top of page

Historiku i gjuhës angleze




Në botë fliten rreth 3000 gjuhë të ndryshme, që përfshihen në grupe të quajtur familje. Anglishtja i përket familjes së Gjuhëve Indoevropiane, çka do të thotë se ka fjalë dhe struktura që ngjasojnë me ato të të gjitha gjuhëve të mëdha të Evropës si dhe me gjuhët e lashta të Indisë Veriore.

Ja disa fjalë që rrjedhin nga fjala indoevropiane “trei”:

Latinisht Greqisht Sanskritisht Hitite Irlandishtja e vjetër

tres treis traya tri tri

Frëngjisht Italisht Gjermanisht Rusisht Anglisht

trois tre drei tri three

Anglishtja ka ndoshta fjalorin (leksikun) më të pasur nga të gjitha gjuhët e mëdha. Pasuria e fjalëve i detyrohet pjesërisht faktit që anglishtja është ndikuar fuqimisht nga tri gjuhë të mëdha: gjermanishtja, frëngjishtja dhe latinishtja.

Anglishtja e vjetër.

Rrënjët e anglishtes i gjejmë në gjuhët e tre fiseve gjermanike: anglët, saksonët dhe jutët, të cilët e dyndën Britaninë në shekullin e pestë të erës soë. Gjuha që flisnin këta fise nga vitet 450 deri në 1100 konsiderohet si gjuhë anglo-saksone ose anglishte e vjetër. Ajo ia zuri vendin gjuhës së keltëve, pra të popullit autokton të Britanisë. Anglishtja e vjetër kuptohet me vështirësi ngaqë është më shumë gjermanike se sa anglishte moderne. Edhe tani shumica e fjalëve më të përdorshme në anglisht kanë zanafillë anglo-saksone dhe kanë ndryshuar fare pak gjatë mijëvjetshave të fundit.

Anglishtja e mesme

Më 1066 Britania u pushtua sërish, këtë herë nga ajo pjesë e Francës që quhej Normandi. Paskëtaj anglishtja u ndikua fort nga frëngjishtja, e cila u bë gjuha e klasës sunduese dhe e bisznesit zyrtar. Qindra fjalë frënge hynë në anglisht dhe kjo e fundit filloi të shihej me sy krejt tjetër. Gjuha që u fol nga viti 1100 deri në vitin 1500 njihet si anglishtja e mesme.

Anglishtja moderne

Gjuha e tretë e madhe që ushtroi ndikim në fjalorin e anglishtes ka qënë latinishtja. Disa qindra fjalë në anglisht e kanë burimin në latinishten që u fut gjatë Rilindjes, pra në shekujt katërmbëdhjetë-gjashtëmbëdhjetë. Në këtë periudhë iu kushtua rëndësi e veçantë përhapjes dhe studimit të gjuhëve klasike greke e latine. Shkrimtarët kthenin kokën nga këto gjuhë sa herë që dëshironin të shprehnin mendime me fjalë, të cilat në anglisht nuk tingëllonin siç duhej dhe nuk i përcillnin mirëfilli idetë përkatëse. Një numur jo i vogël fjalësh abstrakte si transition, ultimate e dilemma depërtuan nga “jashtë” pra. Aty nga viti 1500, pas dyndjes së fjalëve të reja, anglishtja po dukej si anglishte moderne.

Anglishtja fillon të pasurohet

Qysh nga viti 1500, anglishtfolësit nisën të eksploronin territore të gjera anekënd botës, përmes shkencës dhe teknologjisë. Njëherazi me këtë dukuri, shumë fjalë të reja iu shtuan anglishtes në trajtë huazimesh: tea (kineze), gumbo (afrikane), taco (meksikano-spanjolle), frankfurter (gjermane), biscuit (frënge), broccoli (italiane) etj. Fjalë të tjera erdhën si emra njerëzish dhe visesh. Një produkt ose ide e re shpeshherë morën emrin e shpikësit ose të vendit të origjinës. Për shëmbull, njësia matëse e elektricitetit u quajt “watt” sipas emrit të shpikësit James Watt.

Fjalëformimi

Fjalë të tjera u krijuan edhe nga fjalët ekzistuese, në disa mënyra: Me compounding dy ose më shumë fjalë të shkurtra u bashkuan duke formuar një fjalë të gjatë. Me blending, pjesë të dy fjalëve u lidhën për të formuar një fjalë të re. Procesi i formimit të një fjale të shkurtër duke shkrirë një ose më shumë rrokje u quajt clipping. Akronimi është një fjalë e krijuar nga kombinimi i gërmës së parë ose i gërmave të para të fjalëve të tjera.

Ja disa shembuj fjalëformimesh:

Fjalë e re Burimi

Compounds cupboard cup+board

happy-go-lucky happy+go+lucky

Blends chortle chuckle+snort

telecast television+broadcast

Clipped Forms zoo zoological garden

Acronyms radar radio detecting and ranging

sonar sound navigation ranging

Etimologji

Për të mësuar si është formuar një fjalë në anglisht dhe nga ç’gjuhë vjen, duhen konsultuar libra të historisë dhe etimologjisë ose fjalorë të fushave përkatëse. Etimologjia shpesh përdor shkurtime si Gk për Greek etj,

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page