top of page

Historia, si (ri)kujtesë letrare, përmes rrëfimit prozaik


NGA LEXIMET E DIMRIT... Tema: Historia, si (ri)kujtesë letrare, përmes rrëfimit prozaik. Historia, shpeherë ka “gjetur” shtegun e saj romanor, përmes rrëfimit ficion, me fabula nga personazhet e saj, apo edhe nga vetë korpusi i saj i madh lëndor. Romanet e para me lëndë historike fillojnë që herët në Europë me përfaqësues romanin historik skocez të Walter Scott-I, pastaj atë italian me Alessandro Manzoni dhe perfaqësuesi më i madh i romanit historik në Shqipëri ishte Ndoc Nikaj etj. Shumë rrëfime prozaike-romanore, janë shkruar, me temë nga vepra dhe jeta e heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu-t etj. Romani historik, është një formë e rrëfimit historiko-letrar, duke rikrijuar historinë përmes përfytyrimit, me personazhe historike por edhe të trilluar. Tipologjia e romanit historik na shëmbëllen: a) pamjet rotrespektive nga koha e shkuar, b) raportet shkrimtar-rrëfyes/shkrimtar-lexues, c) llojin e romanit historiko- iluzionist: (autori përpiqet të mbulojë ngjarjet e përshkruara me një mbulesë legjitimiteti dhe vërtetësie), d) llojin e romanit historiko- anti-iluzionist: (autori është një narrator shumë më subjektiv), ku vetiu: “termi “roman historik” është një lloj oksimoroni që bashkon Historinë (atë që është e vërtetë) me fiksionin (atë që është e trilluar) por mund të synojë një lloj tjetër të së vërtetës”, sipas studiueses Diana Wallace. Por, kësaj radhe jemi në një fushë paska të harruar, ose më mirë pak të letrarizuar, siç është Vasiliqia, gruaja e bukur e Ali Pashë Tepelenës. Arben Kondi (poet, shkrimtar, historian, publicist) lëvron romanin me lëndë nga historia jonë kombtare. Personazhet e njohur historikë vijnë përmes penës së tij, në formën e romanit historik iluzionist. Romanet si: “Vasiliqia e Ali Pashait” dhe “Gjin Bue Shpata” (një princ i madh shqiptar), na paraqitin: - një trillim i shkrirë dhe integruar me historinë, - përputhja mes imagjinatës dhe kontekstit historik, - raporti mes historisë dhe poetikës letrare, - diskursi historik përmes përshtjellimit të lëndës letrare, - integrimi i fiksionit dhe i të vërtetës, - parimi i trillimit, përmes rreptësisë të së vërtetës historike e të gjasës. Tek romani: “Vasiliqia e Ali Pashait”, autori ka ndërthurur lëndën historike, me trillimin. Vasiliqia e bukur, që Pashai e takon në një nga fushatat e tij pushtuese, ( e rrëmben elemente të romanit klasik historik europian) e merr në kështjellën e vet, pasi e rrit martohet me të. Ai bën çdo gjë për Vasiliqinë. Por, xhelozia e nuseve të djemve të tij, përmes helmimit, Vasiliqia aborton foshnjën e saj dhe humbet mundësinë që të të mos mbetet më kurrë shtatzanë. Por, ata mbeten “skllave” të Vasiliqisë, pasi vetëm ajo mund “ta sundojë” Pashain, që vetëm asaj i beson. Ngjarjet zhvillohen, kryesisht në Epir dhe Tepelenë. Luftrat dhe kurthet nuk e lodhin Ali Pashanë, që vret shumë kardhiqotë dhe hormovitë, ( si amanet edhe të nënës dhe motrës si tij të përdhunuar nga kardhiqotët, imazh që Pashait i del në ëndërr deri në fund të jetës). Por, herë-herë romani ka edhe nota romantike, ku Aliu është edhe burrë, edhe i dobët, edhe trim, edhe frikacak, edhe dashnor edhe fëmijë në krahët e Vasiliqisë, deri në vdekje. Lënda historike është ndërthurur me shumë mjeshtëri, nga autori duke krijuar një roman, ku hapsira gjeografike është Shqipëria e Jugut deri në Artë dhe kryesisht kalaja e Janinës (qendra e Epirit e lakmuar nga shumë pushtues). **** Kurse romani tjetër, “Gjin Bue Shpata” (një princ i madh shqiptar), trajton një temë më pak të njohur si ajo e princit më madh arbror dhe bujar Gjin Bue Shpata, sundimtar i Artës dhe mbrojtësi i gjithë Epirit dhe trevave veriore deri në Vlorë. Ai luftoj për bashkimin e gjithë trojeve dhe princave shqiptarë, për themelimin e një shteti të vetëm. Shqipëria e shek.13, ishet e ndarë në principata. Princat shqiptarë të mesjetës “luftonin kundër njëri-tjetrit për epërsi dhe troje” kështuqë armiqtë, turqit, serbët, grekët dhe latinët i përçanin me para dhe dredhi, duke i sunduar dhe përçarë më lehtë. Pas sundimit të gjatë të serbit Thoma Prejluboviçit, bashkë me të shoqen Maria, princi arb, lufton për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Pas vdekjes së Thoma Prejluboviçit, Maria, një armike e përbetuar e shqiptarëve, martohet me Ezau Buondelmonte, që nga mik i princit buajr, u bë armiku më i egër i tij, duke e sulmuar tinzisht, prapa krahëve dhe vrarë shumë luftëtarë dhe shqiptarë. Gjin Bue Shpata si personazh letrar, me dy dhëndurët e tij trima, por edhe me një sërë emrash të princave të kohës (ta njohur dhe në histori), endet edhe fabula romanore, me luftra, pengje, vrasje, pushtime, kurthe, armiqësi, paqe, dasma dhe vdekje. Autori, vjen me një rrëfim shumë fin, mbi figurën misterioze por edhe njerëzore fisnike të sunduesit të Artës të messhekullit 13-të, për Princin, Gjin Bue Shpata. Ngjarjet, zhvillohen mes Thesalisë dhe Epirit. Zotërimet e Shpatës, shtriheshin nga Arta deri në Korinth. Për, shkrimtarin dhe studiuesin Alessandro Manzoni, sipas të cilit: “romani historik është një krijim ‘i përzier i historisë me trillimin artistik’, një zhanër hibrid”. Përmes një këndvështrimi praktik, dobësimi i statutit epistemologjik të historiografisë, me mjete të reja konceptuale, lidhin edhe disiplina si: antropologjia, sociologjia, ekonomia, psikologjija, që mund të krahasojmë: - dallimin ndërmjet historisë e letërsisë, - ndarja e kufirit të reales dhe imagjinares, - përqëndëndrimi përmes narracionit historik, - zgjerimi i kufijve gjeografiko-letrare, - marrëveshjet narrative tek rrëfimi, si paraqitje e një serie veprimesh, - bashkëjetesa e historianit dhe romancierit, që mund të këmbejnë vendet, - diferenca e dy termave "historiografi" dhe" roman historik”, - personazhet që kanë ekzistuar realisht, janë ato që shfaqen të besueshëm në strukturën narrative, - këmbëngulja mbi treguesit kronologjikë, - pasqyrimi i përshkrimeve të zakoneve dhe mënyrës së jetesës, - rindërtimin i saktë i veshjeve, oriendive, arkitekturës, - përdorimin dhe citimi i burimeve historiko-gjeografike, - rrëfimi i sfondit piktoresk brenda kornizave historike dhe intrigave dashurore etj. Arsyeja e shkrimit të një romani historik, udhëtimi në kohë dhe distancave të largëta (kthim në të shkuarën e largët por edhe të afërt), përmes trillimit dhe fantazisë. Lidhja përmes materies së historisë dhe fantazisë së narrativës, është perceptuar nga autori dhe publiku, si një lidhje mes “të tashmes” dhe historisë. Ashtu si lënda e gjedhës së romanit historik europian, që u ruajt dhe u kultivua në fillimshekullin XX, vazhdon po me këtë poetikë hibride edhe në romanin historik modern, ruan po ato gjurmë dhe elemente të romantizmit, sentimentalizmit dhe të realizmit. Prirja e autorit drejt përgjithësimeve dhe analogjive historike, në shërbim të aktualitetit, dallohet për: a) vetëdijen kritike ndaj të shkuarës historike, b) vazhdimësia e ndërgjegjes patriotike, c) thellimi i frymës bashkëkohore në rikrijimin e figurave historike, d) rindërtimi i vetëdijes historike moderne dhe patriotike, e) ndërthurjet lëndore mes historisë dhe fantazisë, f) sendërtimi i ngjyrave universale poetiko-historike, g) tregues i shndërrimeve stukturore, shoqërore dhe sociale të kohës. Sëfudmi: romanet janë shkruar në gjuhën standarde, por edhe me një gjurmë të toskërishtes sidomos të folmes çame. Matricat romantike dhe mënyra e ndërtimit të personazheve të Kondit, karakterizohen me një “lloj qetësie”, përmes udhëtimeve të shpeshta në luftra, të papritura që ndryshojnë krejtësisht situatat, kurthet, ritet, zakonet, besimet dhe traditat e zonës (nëpërmjet analepsave dhe prolepsave). Diskursi i njohur i historisë (si beteja e Fush-Kosovës në vitin 1346 kundër turqve, si një sinops historik), përmes edhe kronikës, ku disa personazhe të njohur dalin personazhe të dorë së dytë, në formë edhe të reminishencave historike. ©copyright EMI KROSI.

33 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page