top of page

Historia, jeta politike, sociale dhe kulturore e Kaninës në një studim


Vilhelme Vranari Haxhiraj

Historia, jeta politike, sociale dhe kulturore e Kaninës në një studim


Së afëmi lexuesi do të ketë në duar librin studimor “Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti” me autore Vilhelme Vrana Haxhiraj .


Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”, është një vepër studimore e çmuar që hedh dritë mbi lindjen dhe zhvillimin e jetës në Kaninë, qysh nga prehistoria deri në Luftën e Vlorës.


Mirënjohje pas vdekjes!

Për studimin e Kaninës më nxiti leksikografi, studiuesi, përkthyesi, publicisti dhe analisti i shquar, djali i dajos së babait tim, Ardian Klosi, i cili në panairin e librit ‘Tirana 2005’,në përurimin e Trilogjisë sime“Vështroni Meduzën”, më dhuroi librat,“Refleksione”dhe“Fundi i Arianitëve”i albanologut Franc Babinger. Aty më këshilloi:-Studio Arianitët dhe fillo hulumtimet për Kaninën se, mbron gjenezën tonë!”

Po atë ditë albanologu, poeti, Prof.Dr. Moikom Zeqo, më sugjeroi të njëjtën gjë: “Vilhelme, vetëm ty të takon një studim i thellë për Kaninën!”

Miqtë e mi dashamirës,nuk di sa kam arritur me këtë studim?!Falë jush, bëra sa munda. Me dhembje në shpirt, ju shpreh mirënjohjen time dhe uroj të preheni në Paqe, o njerëz të mirë!”

Vilhelme Vrana

“ Është detyrim moral dhe qytetari kur investon për kulturën, kurse për historinë e vendlindjes, vihet një gur i rëndë monumental duke e bërë atë të përjetshëm!

Në nderim dhe mirënjohje të z.Gazmir Bega, pinjoll i njërës nga pesë familjet themeluese të Kaninës, për ndihmesën simbolike financiare në shërbim të botimit të këtij libri studimor!

Autorja,Vivr





Përkushtim!

“Këtë studdim ia kushtoj, Perlës margaritare, të përkëdhelurës së Zotit, parajsës ku kanë folenë dhe prehen Perënditë, Kaninës antike , Kaninës së re!”

Librin studimor të titulluar “Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”, ia kushtoj Kaninës sime të lashtë, vendlindjes së të parëve tanë si themeltarë të këtij qyteti me vlera të mëdha historike, atdhetare dhe kulturore. Ia kushtoj gjithë kaniniotëve si bashkëndërtues të qytetërimit në këtë qytezë, e cila u ka mbijetuar rrebesheve të kohës. Sa herë që pushtuesit e kanë djegur dhe shkatërruar, banorët e saj e rindërtuan duke ia ruajtur identitetin. Ndaj Kanina, ka ruajtur ekzistencën fillestare qysh kur u mbollën rrënjët në tokën e saj dhe vazhdon të jetojë në ato troje. Ndaj sot ngjet me një panteon, tek i cili duhet të përulen me nderim brezat që do të vijnë. Ata duhet ta ruajnë me vetmohim këtë thesar të vyer dhe të pazëvendësueshëm, Kaninën e gjithë kaniniotëve.

Jam e lumtur, e nderuar dhe e privilegjuar që munda të bëj diçka për vendlindjen time, Kaninën e lavdishme, por të harruar.


Nderim për të gjithë ju!

Bijë e Kaninës, Vilhelme Vrana


73 views1 comment

1 comentário


kadritarelli
18 de jul. de 2021

Urime Vivra! Nje njoftim i gezueshem per lexuesit e zellshem te historise sone kombetare, qe se shpejti do t ekene ne dore kete studim te bukur shkencor dhe historik, merite e punes dhe mendjes tuaj te ndritur dhe zemres qe rreh vetem per komb e atdhetari. Mirenjohje per punen tuaj studimore.


Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page