top of page

Hiqmet Mehmetaj: TRADHTISË



Edhe ti ke pjesën e sundimit tënd

Në azilin e shkretë të pabesisë,

Paçka se s'të shkoi njëherë ndērmend

Që prehesh në llumin e poshtërsisë.


Se Zoti nuk pērtoi, kur udhën fat

Të tretēn e natës ta pati shkruar*

Gurë të rrokullisur drejt pellgut mëkat

 Me zemrën prishur dhe mendjen shfrenuar.


Dhe më lëvdohesh që mbjell errësirë

Me farën e turpit, o plangprishur,

O krimb, që bren lulen erëmirë,

O pjellë e gazit të arratisur !


Kur farën e turpit mbjell, e shfrytëzon,

Jeta me leckën e turpit të mbulon .

H. Mehmetaj ( Nga vëllimi :"Endrrat e terêndafilit " )

*Sipas fatiave ,e treta e natës së lindjes, cakton udhën e jetës,; fatin.

8 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page