top of page

Hiqmet Mehmetaj: NJË VJESHTË E HIDHUR


NJË VJESHTË E HIDHUR

         - sonet-

Sot ia bëra" qejfin" ditës vjeshtake,

Qielli i nxirë diçka më kujton,

Ashtu si zemra jote foshnjarake,

Si e zeza natë keqas më nxirron.


Ende rikthehem si dikur tek ti

Kujtimet që s' pērmbysin timin trishtim,

Vjeshtë, si vetë vjeshtat erë me shi,

Flas me qiellin për atë vjeshtë pikēllim.


Dhe ashtu i humbur, krejt çoroditur,

I thyer, i pashpresë, pa agime,

Lundroj ëndrrash, si qerre e braktisur,

Ëndrrash, mbytur në të zezat kujtime.!


Të kujtoj, të kujtoj, ish mike e dashur,

Trishtueshëm me zemrën time të plasur !

H. Mehmetaj; 2 tetor 2024.

29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page