top of page

Hiqmet Mehmetaj: NJË TREGIMTAR I VEÇANTË

PETRIT XHAMAJ, NJË TREGIMTAR I VEÇANTË

Njerëzit kanë rrjedhën e tyre të jetës,veç në tërësi kemi një defekt.Shkrimtarët dhe poetët lënë gjurmë, por fatkeqësisht nuk ndodh plotësisht kështu. Pak merremi me origjinën familjare për të transmetuar brezave historikun e familjes dhe fisit. Kemi shumë nevojë t'u përciellim brezave origjinën, doket, zakonet, traditat tona të shkēlqyera.

   E nisa kështu këtë shkrim duke marrë shkas nga tregimet e mikut dhe kolegut tim, PETRIT XHAMAJ.

  E kam përsëritur edhe herë tjetër që jemi mësuar me emra të mëdhenj, po fatmirësisht ka njerëz të heshtur me plot vlera.

   Kam një thënie ( që s' është e imja ): " Pylli do të ndjehej tmerrësisht I trishtuar, nëse do të këndonte vetëm zogu këngētar më I mirë."

   Dhe e vërtetë jemi mësuar të vlerësojmë emra të mëdhenj duke lënë pas dore njerëz të thjeshtê, të heshtur të cilë kanë vlera të padiskutueshme.

E, pra një ndër ta është edhe PETRIT XHAMAJ , ku në pyllin e krijimtarisê flet ( cicëron) me zērin e vetë.

   Theksoj se në një analizë që kam bërê më parë për një të panjohur, në një koment që kam marrë ndriçon zëri i intelektuales së shquar Znj. Nadire Buzo , ku midis të tjerave më shkruan:

" Eshtë kënaqësi të vlerësosh autorët miq, apo të panjohur. Tek ne ky ēshtë shpërblimi I madh që marrim; që libri të pëlqehet prej lexuesit dhe të shpērndahet."

  E, pra ,ky ēshtë autori Petrit Xhamaj ,ku shpalos vlerat e një tregimtari të veçantë me titullin domethënës : "RRUGĒTIM KUJTIMESH ", një libër me 146 faqe me 32 tregime të koncentruara.

  E kam patur të vështirë të përzgjedh, pasi të gjitha ato lidhen si një fije mëndafshi.

   Qysh në tregimin e parë: " Fisi është fis" kuptojmë se kemi të bëjmë me një familje tradicionale fisnike ku në Gen ka doket, zakonet ,traditën mikpritjen dhe bujarinë. me një mesazh të qartë të cilat duhen pēciellë ndēr breza.

  " Te bankina " futen elementë ( personazhe ) konkretë me ku me mjeshtëri përshkruhen portrete fizike e morale.

   " Një humbje e dhimbshme ", autori fisnikërisht jep figurën e Muhamet Ajazit , shokut të tij të mirë të cilit iu fik kandili në moshën 43 vjeçare. Pra kemi një tregimtar me botë të madhe.

   Autori Petrit Xhamaj me profesionin e bukur të mësuesit , personalitet I arsimit vërtetësisht që lexojmë rrjedhën e jetës së tij, ku pēr 40 vjet shkëlqeu në shkollat ku dha mësim jo vetëm si profesionist , por si misionar. Ai si në Martanesh e kudo njohu thellë jetën e kohës kudo që ka shkelur ka lënë gjurmë të pashlyeshme, ka asimiluar traditat të cilat di të na I përciellë.

  Si mësues I gjuhës dhe letërsisë sjell toponime ,një hulumtues .

   " Ai ishte vëlla " një lidhje me ndjenja vllazërore ,lë mbresa të thella tek lexuesi ; një pērshkrim I detajuar.

" E papritura ", bukur natyra e vlonjatit, origjinale. Në tregimet pasqyrohen edhe peripecitë e e jetës së tij nga ana shëndetësore. Siç e kam shprehur ky vëllim ka shumë pēr të thënë.Përshkrimet e orëve të mësimit, analizat jepen me detaje, me profesionalizëm.

Kujtoj nxënësen e tij ,Anitën.Autori s'ka harruar asgjë nga kujtesa ,ndaj lexohet me admirim, ku ndjehet thellë bujaria dhe miqësia e tij.

Në fshatin Gumenicë ( Gen nga I cili rrjedh dhe unë ), Petriti edhe pse me detyrën e titullarit të shkollēs, si drejtor, me thjeshtësinë e tij, pushtoi gjithë zemrat dhe ndjeu respektin e atij fshati fisnik.

   Dhe pēr ta mbyllur shkurt nuk mund të lë pa kujtuar edhe historinë e librit " Lulet e mollës" të Xhon Gollsuorthit të madh.

 Ky libër i Petritit ,për mua ka vlera të veçanta I cili ndriçon bibliotekën time.

   Mikut tim ,Petrit XHAMAJ ,I uroj jetë të gjatë, ku me penën e tij, me kulturën e gjērë, do të na sjellë dhurata të tjera.

Hiqmet Mehmetaj, 20. 06. 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page