Hiqmet Mehmetaj: LETËR PENDESE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 9
- 1 min read

E vërteta dashuri është e kristaltë,
si qelq që thyhet menjëherë,
kur e ruan është e forta koracë
që s'humb kurrë, bart të artên vlerë.
Më kupto, s'ka dashuri pa grindje,
s'dua që ëndrrat të na jenë thyer !
Të paktën e imja më krijon një bindje
që zemrat tona nuk janë zhgënjyer.
Fajtori jam unë , të lutem si I brishtë
pērpara zemrës tënde oqean,
nuk dua të mbetem trëndafil i trishtë,
Të lutem, më prano, se pengu yt jam !









Comments