top of page

HIMARA NË KËNGË


15 SHTATOR 2021 ·

ARQILE V GJATA

HIMARA NË KËNGË

Historia e popujve në shekuj ka ardhur nëpërmjet këngëve, vajeve, bejteve dhe rapsodive të ndryshme.

Ky është një fenomen i përgjithshëm në njohjen e historive të popujve.

Ja Ç’thotë Rapsodi Popullor:

=Pa vështro ç’thotë kalaja

e vjetër sa është dynjaja

këto gërxhe e këto maja

mposhtën ushtri të mëdhaja

S'u dha kurë Barbakaja 1)

bën kërrdinë skutaraja 2)

gjithë armiqëve u bën ballë

trima levend me pallë

qe s'lan armik të gjallë

si në Vishe e si në Balle3)

1) Vend brena kalas.

2)Vend jashte kalase , ne mbrojtje te saj.

3) Vende ne Veri te Himares.

Ja ç’thotë gura popullore:

Himarë ,Kaninë e Drashovicë

Tepelenë, Kardhiq e Nivicë

Kaon janë të gjithë

nga një farë e nga një fis

që me ardhejn e Turqisë

me vendet e Labërisë

i ndau i bëri dysh

me xhami e me kishë

Ose kenga tjeter:

Që në Igumenicë e lart

Himarë i thonë cdo fshat

gjithë trima levend

me pushkë e me penë…

Ja si e pasqyron kënga popullore!!!

Dëgjona Papë dhe na

se jemi vënd Kala…

O Papë i madh me fore

plotë me kisha e shenjtore

po na deshe na jep dore

ti vemë Turkut sinore

gjithë bashkë të luftojmë

për të shenjtin Kristonë

ndihmona Papë, ndimona

se kemi vetë ikona

***

Ku je o Himara ime

gjithmonë mbete trime

nuk dhe as një thërime

që në kohë të Kaonisë

cdo armik e ke vedhisë

si ata të latinisë

edhe të Ajo Sofisë

bashkë me të Bullgarisë

të gjithë sa erdhën e vanë

ikën e morrën dynjanë,

këto gurë e këto anë

nuk i dheksin 1) ,nuk i mbajnë

dhe të vdekur kur janë

''nuk e pranojnë''

***

Në qishe të Mitropolisë

varur pllaka e lirisë

në baker bukur ujdise

me formë të ormanllisë

këto grame parë e më parë

gjithë gjak janë larë

i kemi larë me gjak

në cdo fis e në cdo fshat

në c’do sokake e derë

i kemi mbajt me nder

shëmbëlltirë për të tjerë

***

NË Llaman mu në shpellë

Kico Buci me të pjellë

e bashkë me mastor 1)të tjerë

ce kish bërë për atë det

bëj filluk e bëje lundret

''Ustallarë''

që i hidh brenda në det

bukurjare e të lehtë

që mbanin dyzetë vetë

e vagonin me të shpejtë!

si zorqethte në street 1) në tokë

Neço Muko ''Himarioti''

Vajzë e valëve

pret atë që pret

dhe një dhimbje ndjen

gjithë bota venë e vinë

po ai pse s’vjen?

Të bukurit zogjë

dua tju pyes

rron apo nuk rron

ndonjë lajm a ndonjë letër

vallë pse s'dërgon...

Ja sa bukur e pasqyron në shkrimet e tij artisti dhe poeti i mirënjohur Odhisea Goro për vitet e fundit, për zhgënjimet e pas vitit 1990.

.Ika gurit i pragut tim

siç më sheh i dëshpruar

të shes krahët në mërgim

në mërgim për tu munduar

1)''Trupi''

Pastaj i drejtohet Atdheut:

Thirri zogjtë në fole

mos i lë në retë e humbjes

një këtu e një atje

Shqipëri shqiponjë e dhembjes

mblidhi binjtë nga i ke

ndalu pak merrmë dhe mua

hidhëm tej në tokën time

atje lart ku kam shtëpinë

ku ka rrënjët kënga ime...

Mbledhur nga ARQILE V GJATA( nga libri “Himara në Këngë”

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page