Hijet e lena pas, duhen ndricuar me driten e dijes.
Nga fundi i muajit Dhjetor, në shtëpinë e Rozës ,që banon në Zvicër prej 20 vitesh, shkuan për vizitë prindërit e saj për të kaluar festat e fundvitit .
Atë ditë ,që shkelën në tokën e asaj "parajse", siç e quajtën ata,shiu po hidhte pikat e fundit nga një re e zezë që kishte mbetur.Shumë shpejt,i'a zuri vendin bora.Bardhësia e saj ,mbështolli si një vello gjithë hapsirën përreth.Ju duk vetja se ishin në një ëndërr magjike,në atë perlë turistike të Europës, ku ka gjithmonë një vend për t'u parë e zbuluar.Me vezullimin e bardhë të dëborës, me atë natyrë të pastër flu, dukej sikur kishte dalë nga përrallat.Shtëpia e tyre gjendej pranë një liqeni ku dielli reflektonte në sipërfaqen e ujit liqenor ,si një pasqyrë gjigande e rrethuar nga kaltërsia e thellë e qiellit. Temperaturat e ulëta nën zero gradë , nuk i pengonte fëmijët e tyre të luanin në atë bardhësi.Vajzat ,filluan të mblidhnin një masë dëbore gjithë humorë e padurim për të bërë plakun e Vitit të Ri.E mbaruan, e zbukuruan dhe fare prane saj hapën një gropë ku futën bredhin e ndriçuan me dritat e qirinjëve të shumtë.Kur shkuan në shtëpi gjyshërit i pyetën:
-- Ç'kuptim kishte ai bredh i mbjellë në prag të derës?
-- Bredhi moj gjyshe dhe qirinjtë e ndezur simbolizojnë dritën e Krishtit mbi njerëzit, sipas një legjende që tregohet këtu në Zvicër,.-- i shoi kurreshtjen gjyshes së saj.
-- Po çfarë thotë legjenda moj zemër? -- e pyeti gjyshja duke i ndritur një buzëqeshje në fytyrë.
-- Këta ,zvicerianët thonë se një druvarë gjeti në pyll një fëmijë të vogël të uritur, një natë para krishtlindjes.Ai e mori fëmijën në shtëpinë e tij, i dha ate pak bukë që i kishte mbetur. Të nesërmen kur u zgjua druvari, fëmija që ishte vetë Krishti, nuk ishte më aty,por përpara portës së shtëpisë gjeti një bredh të madh të ndriçuar.Ja kështu i kanë ruajtur këta këto tradita, brezë pas brezi o gjyshe.Çdo vend në botë ka traditat dhe karakteristikat e veta të festimit të natës së vitit të ri, ku secila prej tyre mbart të bukurën e saj.Këtu festat shënojnë spektakle dekoresh. Këtu festohet duke hedhur akullore në tokë, apo ajkë qumështi , bëjnë ëmbëlsirë tradicionale ashtu si bëhet bakllavaja në Shqipëri e gjeli i detit.-- e plotësoi nënën vajza e madhe Stela.Ndërsa në Rumani hedhin monedha në lumë për të sjell fat.Në Irlandë gjuajnë murin me bukë për të larguar shpirtrat e këqinj... Ndërkohë ,pranë rrugës tyre po kalonte një çift vendas .Përshëndetën dhe i buzëqeshen vajzës së vogël .
-- interesant janë këta zvicerianët! E dini çka ndodhi kur erdhëm në fillim?-- foli Juli që mezi e mbante të qeshurën.Ne shqiptarët edhe dashurinë e shprehim egërsisht. Kishim nja tre muaj që kishim ardhur këtu dhe na vijnë për vizitë ky çifti ,për të na sjellë ca rroba për fëmijët.Këta kanë një sens humanizmi për t'i pasur zili. Vajza e tyre është moshatare me Stelën.Atëherë ajo ishte nja katër -- pesë vjeçe.Fëmijët kuptonin ca gjermanisht po unë skuptoja fare.Një komshiu jonë shqiptarë i ardhur para nesh na përkthente.Unë flisja nganjëherë po me gjuhën e trupit ,derisa vajza ma bëri me shenjë që të mos flisja vetë por me anë të përkthyesit.Qeshja vend e pavend për t'u dukur se u gëzova që erdhën tek unë ,për të treguar se dhe ne japim dashuri ,dimë respekt e gëzohemi kur na vjen njeri ,jemi mikëpritës...Nuk dija ç'të pyesja ,se pyetja e parë e shqiptarit është : -- jeni i martuar, sa e ke rrogën...?Vajza tyre ishte shumë e lirshme ,lëvizte me vajzën tonë donte të luante nuk kishte ndrojtje si fëmijët tanë që janë plotë komplekse që i marrin që në fëmijëri. Ishte fëmijë i mirë ,veshur bukur. Ndërsa ne flisnim, ato të voglat filluan vrapin nëpër shtëpi .Burri im Pirro, iu afrua vajzës tyre , e kapi nga faqet duke i thënë: -- Mos rrëzohesh o malukat,a mos mu rritsh ti ,që paske vënë fjongo në kokë, na paske dhe çantë në qafë ,uuuu a keç i vogël a!Po unë të dua moj maçoke,të kam xhan.Ndër kohë ndërhyri nëna e përkthyesit ,gjitonja jonë,: -- --Uuuu, u shofsh moj ,vdeksh ishalla që di dhe ti të veshësh këpucë llustrafine!. Babai i vajzës kërkonte të dinte se çfarë i thonin ata vajzës së tij ,ndërsa përkthyesi mbeti ,nuk dinte të dilte nga ajo situatë e sikletshme për atë. Në fund u detyrua t'i tregonte se kjo mënyrë të foluri përdoret për humor, por kur ka afrimitet.Eh, ç'e pyet,kur e kujtojmë tani që i njohëm edukatën, sjelljen ,komunikimin,edukimin e sesi sillen ata me fëmijët ,fillojmë e qeshim pafund-- tregonte nëna me lot në sy -- Kur e kujtoj , më vjen turp ti shoh .Stela, nuk e kishte harruar bisedën që bënë për festat e fundvitit ,iu drejtua gjyshit duke e pyetur: -- Po në Shqipëri ,si e festojnë fëmijët fundvitin? -- Tek ne moj bijë ,fëmijët e fillojnë festën një muaj përpara ,në formë lufte me bam-- bume e me një qejf pa fre, sa të duket se po bëhet ndonjë luftë civile. Blindohen fëmijët me fishekzjarre duke kanosur kalimtarët e duke harruar simbolikën e këtyre festave për ta adhuruar.Të duket sikur akrepat e orës kanë ecur pas në kohë e sollën luftën imagjinare të 97-ës,.-- foli me keqardhje e trishtim gjyshi . -- Po kjo është atavizëm e jo ...,ashtu siç e përshkruat ju,kjo është si një sindrome pasigurie e trashëguar nga prindërit e gjyshërit. Këto janë hije që duhen zhdukur me driten e dijes. Është një hije që ka mbetur pas,gjurmë e së vjetrës. -- Përfundoi bisedën përkthyesi me kokë ulur e me shpresë për reflektim.
Comentários