top of page

HESHTJA E STINËVE….


HIJET E KULLЁS SЁ GURTЁ…

……………………………….Nga SPASSE THANASI

Njё mister endet si qilimi i Penelopёs,

Nё portat e gjёra tё kullёs,

Shtrohet panorama e ёndrrave…

Nё periferi tё qytetit Skёnderaj

Pёrshёndet statuja e Bacёs nёn hёnё

Mes bregore luftrash e pamje tё ftohtё

Zgjon rrёnkimet e vjetra tё eposit…

Ngado qё tё kёrkosh momente tё cuditshme

Mbetesh gjithmonё nё hijen e kullave

Nё prehrin e jetёs me shpirtё dhimbjeje…

Me frerёt e kalit tё baladёs, KOSOVE !

Tё shoh me zemrёn copё - copё

Tё njё Nene qё fal…

Me hije luftrash nёpёr kohё

Pemё dhimbjeje qё shkund fruta lirie !.

Je vend malesh,fushё e gjerё rrёfimesh e tragjedi

Me rrugё tё mundimshme e kohё tё mallkuar

Njё fytyrё me shpirtё tё zbukuruar !....

HESHTJA E STINËVE….


Shoh të lundroj dielli i stinëve

Mbi vitet e ikura, pas nëpër kohë

Kujtimet lexoj mbi lëkurën e qiellit

ditët pikojnë ndriçueshëm si në zjarr

Imazhe të argjendta ndjenjash !....


Mbi sytë e të gjithëve nga ne

eci përmallshëm në “Tempullin e Dijes”

me puhizën e mendimeve mbi vete

Ku fjala“zgjon”dekada e shekuj të fikur!.


Dehem me heshtjen e stinëve

si në një teatër me mistere pafund

Me gjethet e rëna në vjeshtë

në gjunjë të ditëve të ikura pakthim

Dhe dimërimin e maleve në horizont

me apokalipsin jetë mbi krye !...

……………………………………………

Eci i heshtur, me hapin capraz

Dritëhijet e kohës ngas nëpër muzg !....


Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page