“Heqja e nudo-s nga galeria kombëtare” e shkrimtarit FARUK MYRTAJ




Nga PIRRO LOLI "Mjeshtër i Madh"


Faruk Myrtaj në prozën e tij të shkurtër e të gjatë dallohet nga realizmi, nga një realizëm magjik që shpaloset, e shumohet me sytë e mendjes dhe të shpirtit të tij poetik. Faruku është një novelist që dallohet në të shkruarin shkurt. Gjer në fund me një elegancë stili për me e pas zili. Ai shkruan me një dorë të sigurt dhe shquhet në botime të shumta në poezi, tregime, romane novela, ese me një gjuhë të pasur. Jeton në Kanada. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Kanadezë. Ka përkthyer nga anglishtja disa autorë dhe dallohet për një pjesëmarrje aktive në kulturë dhe letërsinë shqiptare. …..

Tregimi “Heqja e nudo-s nga galeria kombëtare” më kujtoi tregimet e librit “Nudo zyrtare”. Në pasqyrë i kish pikturuar të gjithë tregimet që më 1996; lakuriq i kish personazhet dhe jo më kot e kish titulluar “Nudo”, ama, nudo zyrtare. Ose zyrtarë lakuriq. Dhe jo më kot fitoi çmimin e vitit.


HEQJA E NUDOS …


Nga vëllimi i fundit që po përgatit për botim, zgjodha këtë tregim (tipik Faruk) që të drithëron e të bën ta rilexosh; tregim i shkurtër memec që më shumë flet me gojë mbyllur. Dhe lexuesit i duhet që herë pas here ta ndërpresë leximin dhe të përfytyrojë ato që nuk thotë autori. Kështu më ndodhi dhe mua. M’u duk se i ka mbledhur fort të gjithë indet e tregimit në një dorë si një sustë dhe kështu e botoi, të mbledhur shuk. Tregimi mbart një dramacitet të brendshëm që lexuesi me lirinë e tij fantazon “krijimet” e mundshme të fantazisë së tij. Edhe unë si lexues u mundova t’í ndaj linjat e tregimit e para syve u përballa me një pemë me degë të plota. Që më së miri mund të merresha dhe vetëm me ndonjë degë.

*** Nga çasti në çast në galerinë e arteve kur pritet të hapet ekspozita, befas nga dikush bije një telefon si alarm se…. Menjëherë mbërrin një tufë policësh rrethojnë godinën e galerisë

Faruk Myrtaj

… Ç’ka ndodhur?! Ç’është ky shtetrrethim galerie? Në galeri është ekspozuar një pikturë e pa dëshirueshme (!) Ja, dy policë të stërkuqur në fytyrë kanë arritur me vrap e duken në daljen e galerisë tek mbajnë një si arkivol. Ndoshta një të vdekur, ose të plagosur. Jo, është një pikturë nudo. Dy Policët e pa-fajmë, djelmosha të virgjër, që e ngritën me ndrojtje dhe tërë kujdes femëror kornizën e madhe me nudo-n brenda, sikur besonin se kishin të bënin me trupin e një femre të vërtetë. Në zonën e “krimit” mbërrin një makinë policie (!) që e shoqëron dhe ambulanca e spitalit(?!) Makina e policisë, pas saj dhe një ambulancë u larguan me drita e sirena të ndezura. Kjo do ishte linja e parë. Duket sikur tregimi vetëm sa ka hapur perden e një drame. Alarmi është dhënë i mbështjellë me një mister. Gongu ra. Një shqetësim mbetet pezull.. Linjën e dytë e hap paksa një personazh piktor që herë pas herë lëshon ndonjë thumb. Për mendimin tim ky personazh enigmatik, ironik dhe i pikëlluar, që nuk na del qartë në është autor i nudo-s apo jo, e fut tregimin në linja të tjera. Ai na paraqet një femër të njohur si model.. Kjo femër në këtë nudo, thotë, “Ishte Nudo e saj, e Ardita Loshit”. “Herë pas here shteti provon gjininë!”… Me këtë fillon një degë tjetër e tregimit. Ç’është kjo femër që paska pozuar lakuriq? Duke na paraqitur me ndrojtje dhe me krenari nudon e gjallë. Lexuesi e shpërfill paksa nudo-n si vlerë artistike dhe përqendrohet te historia e femrës. Ardita Loshi është dikushi. Është e kaluara e saj E dikurshmja, bukuroshja e re , tani do jetë një grumbull eshtrash, si nudo-ja realiste arti?!”…?! pra, nudo-jau është e vjetër, ekspozimi është i sotshëm. Mos Nudo-ja qenka një fantazmë që trazon shpirtrat.? “Mbase ka pozuar rininë e saj…”, sugjeroi dikush… E vërtetë, ama, ka qenë femër jo shaka, ishte ylli në yll. Kjo linjë, perifrazoj: paska qenë një e tillë femër me një energji femërore që e kishte marrë më qafë fisin Loshi…ose u ka shpëtuar jetën, shtoj unë…Në të gjitha kohët, burrat e Loshëve paskan përfunduar burgjeve, nëse jo vrarë, të internuar: zyrtarisht për shkak të femrave të tyre. Si kështu bukuria e saj paska shpëtuar jetën e burrave të fisit që, janë përgojuar nga shteti për politikë? Lexuesi habitet disi, si kjo femër e bukur Ardita, paska shpëtuar burrat e fisit. Bukuria e saj, paska qenë mburojë ose avokat mbrojtës! Padyshim merret me mend një marrëveshje e ndyrë me zagarët e shtetit që lexuesi e shtjellon vetë. (Kërkoj ndjesë të them di¬çka jashtë tregimit.: – Rastësisht kam mësuar nga një banor në një fshat të jugut ku punova disa vjet se, – kur vinte në fshat operativi i DB, gruas së një të burgosuri, i jepte leje që të shkonte ta takonte burrin në Spaç. Dhe natën hynte vjedhurazi në shtëpi të saj “për të bërë detyrën“ me vajzën e bukur të shtëpisë…A ka fytyrë tjetër poshtërsia? Ama, burri i akuzuar, armiku i popullit, u dënua vetëm me disa vite burg.)…

*** Unë zgjodha linjën e pikturës për ta tjerrë më nga afër dhe i rashë pas Nudos, pa subjektin e saj. Në murin ballor të galerisë dukej që larg varri i saj, një varr vertikal. I zi. Mbushur me natë. Femrën lakuriq e shkulën nga muri dhe ajo u ngjall si fantazmë dhe u gjend midis policëve, ashtu shtrirë, me gjithë bukurinë


POETIKA E NUDOS


(Këtë rol kaq delikat në tregim e ka marrë (piktori)poet Faruk Myrtaj.)*** Trupi i Nudos qe prehur në paqe me ngjyrat, a thua sa për të larguar imazhin e syrit të keq. Brishtësia e shkrimtarit Myrtaj, kapërcen te ngjyrat dhe me penel të hollë pikturon Ardita Lolshin që nuk e ka parë kurrë. Ai “pikturon” e sheh si zbardhnin pjesët sensuale, trazuar në rozë të përhimët. I ngul sytë në buzët, gushën, gjinjtë, deri atje poshtë barkut. Tërë shenjat e femrës i ka përhumbur mjeshtërisht në një tis tw hollw mjegulle. Pa dashur t’í fshehë, megjithatë. Poezia e fjalës me dritëzën e ngjyrës alternohen dhe bardhësia e trupit krijon një delikatesë rrëzëlluese, edhe kur shkonte e shndërrohej si hije në rrëpirën të-poshtë gjymtyrëve. ***Nudo-ja flet më tepër se e gjalla. Njeriu kështu ka qenë, nga lakuriqësia ka ardhur, por një vepër arti është një sy që shikon brenda trupit. Nën lëkurë. Është depërtim në psikologjinë e njeriut. Lakuriqësia është vetëm fytyra e një pamjeje statike, reklamë naive e memece një çasti, e një pozimi të kërkuar a të imponuar. Piktori realist diçka do të thotë me bukurinë e trupit, me sytë, me seksin, megjithatë ekziston një pikë graviteti tek çdo nudo. Nudo-t janë më tepër shprehëse sepse e kanë plus fjalën e artistit, anipse mund të jetë vetëm imazhi i fshehur derdhur në ngjyra. Piktori bije në dashuri me nudo-n, në të ai hulumton, gërmon në të gjitha linjat e saj, mishin që pulson, gjirin, lëkurën, shkurt frymëzimin e vet. Dhe nuk pret përgjigje. Peneli i tij zbulon vazhdimisht metaforën e ngjyrës diçka të re. Dhe