top of page

Thellësisht mirënjohës dhe falenderues, për Prof Dr Eshref Ymerin

Updated: Dec 23, 2023


Nga Mentor Serjani


Shkrimin e mëposhtëm e kishim merak ta bënim bashkë me vëllain, Idealin, cili u nda nga jeta pak muaj më parë,në ditëlindjen e Profesorit. Boshllëkun e fjalës falenderuese të tij po e mbush unë ,si një detyrim për atë dhe miqtë tanë të mirë.Mirënjohja si institucioni më i lartë i nderimit të njeriut është si ajo oratoria e mprehtë që shprehet me fjalë,por jo vetëm,si e tillë ajo shprehet edhe me anë të vështrimit,të gjesteve,madje edhe me anë të heshtjes.Profesorit i jemi shumë mirënjohës për vlerësimin që ai na bën neve si vëllezër, për kontributin tonë modest në fushën e letrave shqipe, fshatit tonë , intelektualëve tanë,si dhe dy intelektualëve  me të cilët ka pasur njohje personale,ai ,Z.Adriatik Kallulli dhe Islam Bashari ,po ashtu edhe me vëllain tim Idealin.Profesori ka shfaqur karshi nesh ndjenjën e mirënjohjes, edhe ne duke e falenderuar, jemi shprehur në komentet tona se: na lumturon fakti që një profesor si Ju shpenzon kohë,e cila është shumë e vyer për këdo,duke na falë emocion , ngazëllim dhe një shtysë të fuqishme për të pasqyruar sa më mirë pasuritë kulturore të vendlindjes në veçanti dhe të At'mëmëdhesisë në përgjithësi.Para se të bëjmë me dije vlerësimet dhe komentet që ai ka bërë për shkrimet tona të botuara te (wwwfjalaelire.com) të Prof Dr Fatmir Terziut, konkretisht të artikujve:"Elitat intelektuale të fshatit Sasaj","Legjenda e Lisit të Njomë","Kishim nevojë për demokraci,por humbëm virtytet"etj.Le të shpjegojmë shkurtimisht për gjithë ata që nuk e njohin profesorin e nderuar Eshref Ymeri.Prof Dr Eshref Ymeri lindi më 25/12/1938.në Mesaplik të Vlorës,mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin "Ali Demi" dhe më pas vazhdoi studimet për gjuhë dhe letërsi ruse në Leningrad dhe Tiranë,ku edhe diplomohet në vitin 1966.Ka punuar si pedagog në katedrën e gjuhës dhe letërsisë ruse,si shef i redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja dhe si pedagog universiteti deri sa doli në pension në vitin 2003.Sot jeton në SH.B.A-ës, është mjaftë aktiv me shkrimet e tij në portalin "fjala e lirë' të Prof Dr Fatmir Terziut,duke e sfiduar kështu edhe moshën tashmë relativisht të madhe.Profesori ka botuar disa libra si:"Fjalor Frazeologjikë Rusisht -Shqip;"Anglisht -Shqip";"Frëngjisht -Shqip";"Fjalorin Frazeologjikë të Gjuhës Shqipe";"Përkthimi një histori pasioni";"Shqipëria përballë politikës Rusomadhe"etj,është gjithashtu studiuesi dhe botuesi i mirënjohur i "Shtigjeve të fjalës artistike " duke shprehur te ky i fundit mjaftë konsiderata,vlerësime e përshtypje për shumë autorë.Pra për ne profesori është një njeri mjaftë i ditur,i thjeshtë dhe njëkohësisht madhështor, shumë i vërtetë,i drejtë dhe më se fisnik.Një njeri me karakter të fortë burrëror dhe hijerëndë, ashtu si vetë malet e Labërisë, rrëzë së cilave lindi dhe u ushqye me virtytet më të larta të saj.. Por pse e lamë ta bënim këtë falënderim pikërisht në datën e lindjes së tij, sepse kjo është edhe një ditë e bekuar nga natyra, është dita ku festohen krishtlindjet dhe këndohen kërshëndellat.Në fakt është një festë pagane e njohur si festa e diellit të pamposhtur (lat.dies notalis salis Invicti) Dhe pikërisht në këtë ditë,me sa duket ishte edhe vullneti i Perëndisë,do të lindte një diell, një dijetar,një dritë artë, një shenjtë i shqiptarizmës Prof Dr Eshref Ymeri.Një bir i denjë i Mesaplikut të kuvëndeve dhe betejave për liri,pavarësi dhe përparim shoqëror, vendit me kulturë të hershme,me Bazilikën e tij paleokristiane, pasardhës të  mesapëve dhe si pjesë e Labërisë  një gjymtyrë e ka në Kalabri (Ka(L)abërisë,me njerëz të shquar dhe këngën e bukur labe që ka mbetur në memorien e gjithë shqiptarëve,ku disa vargje nuk mund ti lë pa përmëndur, të cilat janë të përmallshme,nostalgjike, por edhe motivuese.Mesapliku në luginë malet e larta karshi,malet e larta karshi.Më ka marë malli shumë sikur kam lindur nga ty,sikur kam lindur nga ty.Vendi i bukur në natyrë për tyja kam dashuri,për tyja kam dashuri.....Prof Dr Eshref Ymeri, duke përfunduar para hyrjen time ,qysh në krye të herës dua t'ju uroj gëzuar ditëlindjen dhe krishtlindjen festën tradicionale shqiptare të Vitit të ri, edhe për shumë mote të tjera, jetofshi sa më gjatë, edhe njëqind vite të lumtura e të begata, miqësisht dhe me respekt nga familjet SERJANI SASAJ.Po japim të plotë vlerësimin e Profesorit të nderuar.Të dashur Ideal dhe Mentor,Eseja Juaj, me titull “Elitat intelektuale të fshatit Sasaj”, në këndvështrimin tim, është një dokument me vlera të jashtëzakonshme njohëse. Në të njëjtën kohë, ajo shërben si një leksion i shkëlqyer për të gjithë  shqiptarët me edukatë gjysmake në formimin e tyre, si puna e atij lumëmadhit nga fshati fqinj me fshatin tuaj. Dhe shqiptarë të kallëpit të tillë nuk janë të paktë. Ata, në jetën e tyre, e kanë në majë të gjuhës shprehjen përbuzëse “U bë dhe ky!”, të cilën e përdorin për shkak të smirës së tmerrshme që ushqejnë ndaj një njeriu të talentuar. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, smira e shqiptarit të paaftë ndaj shqiptarit të talentuar, gjatë shekujve, ka shërbyer si mjet për përçarjen tonë shumëshekullore, çka fqnjët tanë e kanë shfrytëzuar me shumë marifet për rrudhosjen tragjike të trojeve tona etnike.Prezantimi publikisht që u keni bërë 53 intelektualëve të nderuar të fshatit tuaj, dëshmon më së miri për prejardhjen tuaj nga dera e një familjeje fisnike, e cila e ndien veten krenare për bashkatdhetarët e vet të talentuar.Mes intelektualëve të fshatit tuaj të nderuar, kam pasur miqësi me dy prej tyre, të cilët i kujtoj me shumë respekt. Këta janë:Profesor Adriatik Kallulli, talent i lindur në fushën e kritikës letrare. Me Adriatikun më pati prezantuar miku i tij i vjetër, Avdul Veizi, nga Vasjari i Tepelenës, që kur ishim studentë në Universitetin e Tiranës. Vajza e Adriatikut, Dalina, me sa mbaj mend, studimet universitare i kreu në Suedi, dhe, siç e theksoni Ju, sot është një personalitet i shquar i botës akademike në Evropën Perëndimore.Islam Bashari, student i talentuar i anglishtes në Universitetin e Tiranës në vitet ’60, po në ato vite kur edhe unë isha student i rusishtes. Miqësia jonë nisi që gjatë vieve studentore. Islami ishte përherë buzagaz, optimist dhe tepër i komunikueshëm me  njerëzit.Ju uroj me zemër për këtë Ese të bukur dhe Ju përcjell nderimin tim të thellë për fshatin Tuaj të nderuar, nga gjiri i të cilit kanë dalë gjithë ata intelektualë të shquar - pasuri e kulturës sonë mbarëkombëtare.Eshref YmeriKaliforni, 13 gusht 2023Komenti vijues;Nga Eshref YmeriTë nderuar Ideal dhe Mentor,Legjenda e Lisit të njomë është një rrëfenjë artistike tepër emocionuese. Jeni shumë të nderuar për kënaqësinë që u keni dhënë lexuesve.Me respekt.Eshref YmeriFeniks, Arizona15 korrik 2023Ndërsa në artikullin mëposhtëm:“Demokracia dhjetoriste” brenda shinave të Ramiz Alisë,Prof. Dr. Eshref Ymeri : shprehetKa shumë të drejtë intelektuali i njohur Mentor Serjani për gjithçka që shkruan në analizën e vet, me titull “Kishim nevojë për demokraci, por humbëm virtytet”, të botuar në numrin  e sotëm (10 tetor 2021) të Portalit “Fjala e Lirë”. Në atë analizë ai shpërthen me trishtim:“Demokracia nuk erdhi nga poshtë, nga populli, por nga lart, nga individët”.Sigurisht, demokracia në Shqipëri duhej të vinte nga poshtë, pas atij terrori dhe sundimit të egër të diktaturës së përbindshme të kryekriminelit Enver Hoxha, të cilën populli e pati hequr mbi kurriz për gati gjysmë shekulli......Në këto kushte, ishte kotashpresë ta mendoje se demokracia mund të vinte nga poshtë. Prandaj ajo erdhi nga lart, duke ndjekur piketat që pati vendosur krimineli Ramiz Alia në dy fjalimet e veta, të mbajtura në mbledhjet e Byrosë Politike të nëntorit 1989 dhe të 13 dhjetorit 1990...... shkruan Profesori i nderuar,(në vazhdim të analizës së tijë Prof Dr Eshref Ymeri shprehet sa më poshtë ):Intelektuali Mentor Serjani i flak tutje ne neveri petët e lakrorit neokomunist me mbulojë socialiste. Ai shkruan:“Shqiptarët i diskreditoi klasa e tyre politike. Çdo gjë është e krimbur, që nga Partitë, nga lart deri poshtë. Që nga administrata, që nga lart deri poshtë… Pa futur në burg që nga luanët e mëdhenj e deri tek çakejtë e dhelprat, ky vend do vuajë shumë”.Duhet të jemi të vetëdijshëm se burgosja që përmend intelektuali Mentor Serjani është një utopi e kulluar. Sepse agallarët e politikës i kanë kopsitur punët për bukuri, duke gëzuar edhe mbështetjen e brukselizmit Një burgosje e tillë mund të bëhej fakt i kryer sikur demokracia të ringjallej nga poshtë, në mënyrë që të kryhej një përmbysje a la francaise, si ajo e vitit 1789. Por kjo është një ëndër në diell.-Në përfundim të analizës së thelluar profesori me të drejtë konkludon se :  ...sikur populli të kishte sadopak aftësi vetorganizuese, kastën politike që e ka krimbur vendin fund e krye, mund ta hiqte qafe fare kollaj: ditën e zgjedhjeve politike askush të mos shkonte të votonte dhe kryeoligarkët e politikës do të shporreshin nga skena politike si me frymën e shenjtë. Po hajde t’u mbushësh mendjen militantëve partiakë të mos shkojnë të votojnë! Rama e njeh mirë psikologjinë e militantëve socialistë, prandaj edhe e ka shndërruarr vendin në domenin e vet.San Diego Kaliforni10 tetor 2021

61 views1 comment

1 comentário


FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
23 de dez. de 2023

 I dashur Mentor,

       Ju falënderoj me gjithë shpirt për përshkrimin e kronologjisë së letërkëmbimit që kemi pasur së bashku dhe me vëllain tuaj të dashur, të ndjerin Ideal. Kujtimet tuaja për letërkëmbimin tonë më prekën thellë në zemër dhe më bindën edhe më shumë për atë që kemi shkëmbyer mendime dikur: Ju e keni prejardhjen nga një familje fisnike, në të cilën prindërit, që në moshë të njomë, Ju kanë futur në gjak virtytin  e mirënjohjes, e cila shërben si një vitrinë e vërtetë e formimit tuaj intelektual. Esetë tuaja dhe  të Idealit, kushtuar shumë problemeve të ndryshme që shqetësojnë shumicën dërrmuese të popullit tonë, kanë qenë tepër mbresëlënëse, prandaj nuk mund të mos reagoja, aq më tepër që…

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page