top of page

Hekuran Halili: Fëmijëria ime



 

Buzë humnerash përrenjsh  brigjengrënë,

ku ullinjtë shekullorë zgjatin duart,

të"mbahen" nga unë,

rri varur fëmijëria ime,

si një trastë ëndrrash e kujtimesh,

që çelin e lulëzojnë,

sa herë çel e lulëzon shega e pashoqe,

tek lëmi Toskajve,

skuqur e çarë nga tejpjkja,

me të kuqen onufriane nën lëkurë,

që Nëna ime  ja "vidhte"

dhe zbukurohej si xhinde,

sa  xhindoseshin njerzit e ato brigje...

 

Nën pragun e gurtë të asaj shtëpie,

gjysëm murshe rënë,

mbuluar me vellon e vjetërimit,

nën perde myshku,rrushkullimi,

nën mjegulla kujtimesh,

rri dosja e fëmijërisë time...

 

E gjithë shtëpia netëve me hënë,

në tramundana e furtunë,

fëmijërisë time të pa shoqe,

mbetur varur atyre brigjeve,

si Homeri nis i këndon ...

44 views1 comment

1 Comment


Guest
Nov 06

rri varur fëmijëria ime,

si një trastë ëndrrash e kujtimesh... teper e bukur

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page