Hasan M Shahinaj: “Anatomia e një vrasëseje” e autores Eva Caca
- Jan 27
- 8 min read

Refleksion studimor: një roman tjetërlloj dhe me vlera të spikatura cilësore…
Hasan M Shahinaj
Në llojshmërinë e sotme romanore shqiptare, tashmë pa asnjë mëdyshje, spikat kaq dukshëm edhe romani “Anatomia e një vrasëseje” i autores së talentuar Eva Caca, duke na lumturuar me një prozë fort tërheqëse; të një stili të rrjedhshëm nga dialogu në dialog, përmes episodeve dhe surprizave që të mbajnë përkul e mbi të gjitha për tematikën e mprehtë aktuale që trajton me aq guxim emancipues autorja e re plot motive e risi njëherësh vlera -shumë; të cilat domosdoshmërisht duhen njohur e përgëzuar publikisht. Jadisa nga veçoritë cilësore-faktike të romanit në fjalë.
Së pari, thamë se është roman tjetërlloj, ngase proza e tij e ngjeshur në të 180 faqet na ka dhënë tablone e plotë se si një vajzë e re ëndërravrarë e realitetit shqiptar rural nga jugu i Shqipërisë; na rrëfen dramacitetin e jetës së saj personale e familjare, përshfaqur në këtë realitetin tonë bardhë e zi të tranzicionit të tejzgjatur… Tranzicion i thënçin, i cili depersonalizon deri në shkallën e viktimizimit jo vetëm kryepersonazhen fatkeqe Besmirë por së pari babain e saj me status bari fshati, të ëmën e mbyllur shtëpiake tradicionalen, po edhe motrat fatzeza të Besës, partnerët bashkë moshatarë meshkuj si psh. Albertin, bashkëjetuesin e Besmirës, me plejadën e tyre brenda e jashtë vendit; rropatur e degraduar nga varfëria ekstreme, nga eksodi kurbetqar për kafshatën e munguar të gojës e deri në metamorfozën e kultivimit të psiqikës hakmarrëse e vrastare deri në ekstremin e paimagjinueshëm gjithsesi!
Së dyti, ky roman, sipas meje HSH, meriton e konkurron ballas me çdo tip romani bestseller, do të thoshja, pa ndroje e elozhe jo vetëm përmes tematikës delikate që zbërthen e definon protagonistin qartazi deri në vrasje njerëzore sociale nga dora guximtare femërore hakmarrëse dhe çudibërëse e Besmirës kundra perversëve maskilistë, qysh nga i ati i saj vesveseli, nopran e pervers dhe deri tek vëllai i dobët e prapambetës mental Fatmiri, i fejuari i saj Alberti dhe të tjerë rreth e rrotull; gjë që na sjell dukshëm llojin e romanit me subjekt “horror” në kuptimin e ngushtë ruralo-familjar por edhe përmes emigracionit nevojtar në Greqi, duke përjetuar odisenë e torturave aq mizore. Perkundrazi, Romanin në fjalë e tipizon fakti bestseller fund e krye, shumësia nga episod në episod, ai dialogu i bollshëm madje specifiko-tipizues në kohë e hapësirë; të cilën dukuri për aq faktike e ka realizuar me ato përshkrimet e portretizimet skenike detajuese, kaq bukur mendja dhe dora mjeshtërore e të talentuarës sonë “Eva Caca” ; të cilën, thënë shkoqur pak është të thuash: aftësi personifikuese por më fakt meriton ta përgëzojmë prindërisht dhe vllazërisht, sepse me këtë roman të këtij modeli sic po ritheksoj, ajo rrëfen jo vetëm sagën përvuajtëse femërore pa shkaqe e me absurditete rrëqethëse, por edhe na jep mesazhe konkrete se si të parandalojmë e mbrojmë sinqerisht me çdo kusht e cmim femrën , qysh në embrion, për të mos u depersonalizuar, poshtëruar e shtyrë deris s’është vonë; për të mos u bëre vrastare kulmore, si rrjedhojë e realitetit tonë fatal bardhë e zi e nxire blozë, por edhe të rrethanave malinje të eksodit biblik që kemi pësuar, duke mos harruar kurrsesi ekstremitetet pëndjekëse, torturuese, dërrmuese të burgjeve fashiste e çnjerëzore greke plot e përplot mllëfe racizmi, megalomanie, hipokrizie e perversiteti.

Së treti, është roman meritor i mirëfilltë me një subjekt të ngjeshur; ka narracion të drejtëpërdrejtë konkret ballafaques, rrëfyer në vetën e parë nga vetë kryepersonazhi fatkeqe ëndërravrare Besmirë, në dialog e sipër atje në ato birucat – vrima minjsh famëkeqja greke pranë e pranë me bashkëvuajtësen rastësore dhe krejt të pafajshme; në këtë rast përkimi, vetë autoren e librit, znj. inteligjente Eva Caca; rënë pre edhe ajo e gjuetisë së shtrigave intrigante nga peripecitë e jetës grixho ala shqiptarce, eksodiste, bile degraduese të këtyre tri dekadave tranzitive e tejet sterlodhëse.
Dhe… dhe, sipas meje HSSh, rrëfimet e paanëshme në vetën e parë kanë dhënë hapur modelin më tërheqës nga romancierja Evë; gjithashtu vecmas nga lexuesi , esja të vëmendshëm , te pasionuar që ndjekin rrjesht pas rrjeshti befasitë episodike , reale , groteske , jetësore, përjetuese e pasuese sidomos të krejt romanit në fjale prej 180 faqesh , nën siglën po aq rrëqethëse sinjifikative që të kall mornica pa e shfletuar “Anatomia e një vrasëseje”. Në trajtën më kuptimplotë, vetë tituli pra emërtues I këtij romani në fjalë, në unitet ët plotë me brendinë e tij (kërkesë kj themelore e letërsisë prozodiko-romanore)më jep metamorfozën po aq të saktë në morgun metaforiktë shpërfaqur përmes 9 vrasjeve macabre që ka kryer “heroina” fatzezë ‘Besmirë’, jo thjesht si vetmbrojtje ; por ama me vetëdije e koshiencë ndërgjegjësuese të ethëshme si hakmarrje e hapur pa iu dridhur as qerpiku ndaj cdo monster cnjerëzore të shkallës më imorale-denigruese që cënon qoftë edhe një fije floku seksin delikat femëror (qelizën bazë embrionale ripërtëritëse të jetës njerëzore qysh në embrionin ambikal e deri në finish të shuarjes së kandilit diogjenian të jetës, e cila në këtë roman është vecse korrje gjembash e gjembacësh në shakllën kulmore të përfytyrimit e të realitetit psiko-analitik shqiptar por edhe të huaj. Kësisoj bie fjala, Besmira sadiste nuk kursesi nga asgjësimi fatal as bashkëshortin Petro, më të mirin sipas saj, se ia falte kënaqësitë komplekse të dëshiruara, dhe jo më të falte Kriston apo Thanasin e thasuqër të tjerë; përvec muzikantit të ri e te talentuar të buzuqeve helene!
Së katërti, romani I bukur, I thjeshtë tërheqës, interesant, surprizues I autores së talentuar Eva Caca ka depërtuar në thelbin psiko -abalitik të persnazheve qysh nga ‘heroina’ tragjiko-fatkeqe besmirë, e cila llastohet e pasurohet falë aftësive , rastësive, rrethanave, bukurise fizike dhe deri tek devijacionet e saja seriale viktimizuese nga dora e saj sipas situatave; madje deri në folenë e saj varfëore familjare të nënëgjorës vetmitare, të motrave po ashtu po aq të tramatizuara, t te vëllait të vetëm Fatmir (në fakt të konvertuar nga shitblerja e lopës nga I ati, dhënë kolegut bari e gjiton Bakës ). Themi me gojen plot është roman I tipit psiko-analitik ngase monstruoziteti I perversiteti I personazhit te Besmirësn ë këtë naracion , arrin deri në skutat më të errta të së keqes njerzore; sepse bariu -baba jo vetëm blen djalë në krye të të 7 bijave që ja fali perëndia, por si ‘paaftësi fatale’ të së shoqes që s’bëri mashkull, por vecse femra fycka (cilësuar me këtë epitet ironiko- sarkastik të përsëritur shpesh në cdo hakërrim të tij, të kryefamiljarit fodull). Madje, të mos harrojmë se: foshnjën e tëtë të tij , lindur në finale, ai …ai shpirtziu baba/hato e hodhi në lumë!! Ky akt shokues ekstrem të kujton mirëfilli personazhet e rrethit të nëntë dantesk, ku e kur Luciferi sadist bren deri eshtrat njerëzore ne lubinë e lukuminë e tij cnjerëzore…
Dhe, dhe me këtë rubrikë që, sipas meje HSH, është risi tjetër cilësore e romanit të parë të Eva Cacës sonë mjeshtërore; dua të nënvizoj se: çfarë kanë më tepër narracionet romanore të autoreve tona femra të talentuara kryesuar nga të talentuarat: Mira Meksi e Elvira Dones dhe pasuar nga Besa Myftiu, Vera Bekteshi, Vera Vasia, Helena Kadare, Mimoza Bici, Flutura Açka, Diana Çuli apo aktoret Luiza Xhuvani, Ema Andrea, Edi Luarasi dhe plejada e tyre tashmë e mirënjohur dhe e gjerë brenda e jashtë Atdheut?!...
Së pesti, ky roman me titullin metaforik e personifikues "Anatomia e një vraëseje" është ideuar, thurur e plazmuar me një stil narativ të shkallës cilësore; me figuracion të kursyer të vënë kujdesshëm pikërisht atje ku e kur duhet, shoqëruar me dialogjet e shkathta, reflektimin e personazheve pas çdo bëme e gjëme nëpër tokën helenistike plot surpriza nga njeri skaj tek tjetri, po edhe në disa vende evropiane si Spanjë, Francë, Itali e Rumani ku lëviz tashmë e kamura, osmoza e metamorfoza Besmirë e cila jo vetëm para të thata, por edhe flori e bizhuteri të grabitura mjeshtërisht, arrin t'i fshehë deri në absurd (tek varrezat e shkretuara të vendlindjes rurale).
Përpos tjerash, romani ka një fjalor të thjeshtë bio shqiptar; madje mbi gjithçka zbatuar me mjaft kompetencë norma letrare standarde drejtshkrimore e shqipes sonë letrare; gjë që është risi më vete e spikatur e aftësisë së autores së re prozodike Eva Caca. Bile, do pranuar katërcipërisht, si një vërejtje dashamirëse për çdo audiencë promovuese librore anekënd Atdheut, po edhe trevave shqipfolëse diasporiane; madje direkt duke i apeluar sy ndër sy kritikës letrare profesionale që: romani në fjalë i autores Eva Caca të jetë një model, ku shqipja jonë, njësia bazë e identitetit tonë kombëtar mentalo-shpirtëror, tingëllon bukur, madhështore, pa miell të huaj të fjalës së huazuar e të futur si arnë apo modus vivendi si manierë krejt e panevojshme (kur kemi fjalën gjegjëse shqipe) tek po rendin plot shkrimtarucë e të paaftë, kopjativë e plagjarë, për kinse kozmopolitizëm-fasadë, servilë të prozës së huaj, e cila po përkthehet nga amatorë, thjesht për komercializëm të shpifur, e cila në fakt jo vetëm nuk ka vlera, përkundrazi na lë shije të hidhur leximore dhe aspak meditativo-artistike e mesazhuese. E them këtë reflektim kaq hapur e me sedër të trazuar edhe nga përvoja ime gjysmëshekullore si mësimdhënës i mirëfilltë i gjuhës shqipe, si korrektor e redaktor librash në mënyrë të vazhdueshme e të pandërprerë, gjë që më ka bërë të njohur jo vetëm në mesin e kolegëve të mi të nderuar të Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, por gjerësisht kudo që kam kumtuar, reflektuar, botuar. Ndaj e përgëzoj veçmas autoren e talentuar Eva Caca për këtë risi tjetër cilësore të romanit të parë të saj dhe do t'ia sugjeroja si vazhdimësi në procesin e saj krijues, duke nxjerrë edhe më tej nektarin vlerashumë të gjuhës sonë të pasur, të moçme, indovropiane të mirënjohur në linguistikën botërore! Me këtë rast meriton përgëzime edhe ekipi përgatitor korrektues, redaktorial e botues i romanit të Eva Cacës, kryesuar nga Shtëpia Botuese Mediaprint, gjë që krahasuar me shtëpi simotra botuese të sotme, konkuron denjësisht e cilësisht.
Shkurt e prerë: asgjë nuk stonon, as të mërzit e të huton, përkundrazi të tërheq e surprizon, të befason e frymëzon për refleksion çdo detaj gjatë narracionit subjektor romanor; ndaj ju lutem haptazi si auditor i vëmendshëm e veçanërisht autores Eva për mirëkuptim, se po shprehem kaq sinqerisht pa asnjë sens elozhist belulian / gjeragjinaku. Përkundrazi, nisur nga entuziazmi dhe dashamirësia përgëzuese për autoren Eva, e cila qysh me romanin e parë të saj na ka dhënë një vepër të realizuar, komode, cilësore, konkurruese, meritore.
Së fundi, ky roman i bukur, qartësisht i parapëlqyer po ashtu këndshëm i lexueshëm dhe i përvetësueshëm, pa asnjë mëdyshje na kujton enkas 9 rrathët danteskë jo thjesht si përkim numrash, por si brendi të Mesjetës të veprës madhore të të pashmangshmit Dante Aligieri, duke na dhënë mesazhin e fortë dhe madje gjithëkohor: të urrejmë maksimalisht kudo e kurdoherë, sapo shfaqen sadopak, monstrat të tipit femëror sikurse personazhja femër Besmira (Besëprerë, Besëzezë si antipod i Beatriçes engjëllore e fisnike), ashtu sikurse urrejmë kulmësisht personazhin mashkull mesjetar Luciferin satanik dantesk! Gjithashtu, ky roman i autores Eva Caca, na ndërmend po aq mirëfilli romanin e bukur "Zekthi" të autores famoze Etel Vojniç, të një epoke të mëvonshme se danteskja, por ama me tematikë thuajse të asaj Mesjete ogurzezë e katoliciste.

Dhe... dhe si vepra e parë e autores së talentuar Etel Vojniç, jam i bindur se rruga letrare tanimë e projektuar dhe realizuar kaq bukurmirë nga Eva jonë, në këtë roman të parë të suksesshëm do ta pasojë e pasurojë kolonën shkrimore e botuese edhe me vepra të tjera në prozë, poezi, memorialistikë, sepse aftësitë e saja janë evidente, të plota e të admiruara pothuajse nga çdo lexues/e anë e kënd trojeve shqiptare. Dhe e fundit fare për këtë reflektim timin të shkurtër analitiko-sintetik e kritiko-parimor: personazhi ynë negativ romanor Besmira na ndërmend shpirtzezën, egoisten kulmore të pashembullt, hakmarrësen makute, Zonjën Makbethin Shekspiriane, e cila me lakminë ekstreme për pushtet, karrierë e famë, e shtyn të shoqin për të vrarë pabesisht e për t'i rrëmbyer fronin mbretit Dunkan. Kurse Besmira jonë nuk lind vrastare (ndonëse tejet e varfër e skamur) porse bëhet ekstremisht e tillë, sepse qysh fëmijë ka përjetuar çdo natë e çdo ditë dhunën fizike të babait monstër në kompleks, derisa u bë vrasëse seriale e paparë dhe e paimagjinuar gjithsesi e 9-të rrathëve ‘modernë’ danteskë të kohës së sotme, duke plotësuar katërcipërisht kuadrin personifikues, simbolik e metaforik te degradimit të saj në shkallën zero, sic e tipizon mjeshtërisht autorja Eva Caca. Dhe,, dhe ai dizajni intigrues I kopertinës librore romanore, me ato dy palë gërshërët gojëhapura porsi lubi tmerronjëse na kujtojnë po aq rrënqethshëm kryqëzimin e thikave makbethiane në kohë ë hapsirë, duke na apeluar për refleksion studimor, kësisoj sic u përpoqa edhe unë modestisht të jem më professional, objektiv, konciz e I paanëshëm për këtë roman mertito…
Urime , urime të sinqerta e të merituara, o autorja jonë Eva caca !
Ju faleminderit për vëmendjen !









Comments