"Harta" e mirënjohjes


Përparim Hysi

"Harta" e mirënjohjes                 (ese) Nga  Përparim   Hysi  Nuk ka ndjenjë  më të bukur se mirënjohja. Mirënjohja është tipar i njerëzve me dinjitet. E kundërta e mirënjohjes, është mosmirënjohja. Nga mirënjohja tek mosmirënjohja është veç një pe i hollë që i ndanë. Se sa vlerë ka mirënjohja për njerinë,e ka thënë me kohë IMMANUEL  KANTI:- Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive! Pak më vonë se KANTI. LUDWIG van BEET'HOVEN , të cilit ia hëngri shpirtin i nipi duke u treguar mosmirënjohës për gjithë atë kujdes e dashuri që tregoi BEET'HOVENI për të, e la  me shkrim postulatin:- Po bëre mirë, do ta paguash me lot!!!                                                               *    *    *Pak nga pak, dua ta ndërtoj "hartën" e mirënjohjes me shembuj nga historia e letërsia dhe nga përvoja ( tani po shkoj drejt të tetëdhjetave dhe më kanë parë sytë jo pak). PUSHKINI tek "Vajza e Kapitenit" ka një fragment ku reklamohet mirënjohja. Saveliçi, çifuti që i shërbente Zotnisë, i thotë PUGAÇOVIT, ku ky, rebel ndaj Carit,po i vinte në satër pronarët:- E harrove atë peliçen prej lëkure? Dhe zemra  e"rebelit" PUGAÇOV u zbutë. NIKOLLAJ  GOGOL tek "TARAS BULBA" ka dhe ky një rast të madh mirënjohjeje. TARAS BULBA,heroi homonim i romanit, është Ataman dhe me detashmentin e tij prej kozakësh, kanë vendosur që të "provojnë" shpatat mbi çifutët. Por aty është dhe çifuti JANKEL që i thotë Atamanit:- Po si do më vrisni mua,kur unë ju kam shpëtuar xhaxhanë? Atamani u thye dhe i tha:- E sheh atë karrocën jashtë fushimit? Atje , poshtë asaj karroce fshihu. Dhe,ndërsa Jankeli andej e mbajti frymën,Atamani i priu repartit për në SEÇ ku jo vetëm"provuan shpatat",por bënë dhe pogrome ndaj komu