top of page

"Harlisje" në dimër të moshës



(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1."Harlisje" në dimër të moshës


Dimër në natyrë,dimër imja moshë

Ç'e ke atë fytyrë që mua më josh?

Rreth e qark ka borë,dëborë faqa jote

Po unë ndizem horë ,nuk pyes prej të ftohte.


Se,kur bëhet dasmë,unë nuk shkoj për shkarpa

Sado jam me azmë,nga ti,më ikë azma!

Është dimër i egër,dridhem nga e ftohta

Se unë jam i vjetër,e mira,sa bota!


Ti si "rrymë Golfstrimi" seç ma ngrohe shpirtin

U ngroh Përparimi (nuk pyet më për dimrin)


2.Trupi yt i brishtë


Trupi yt,i brishtë:si shkuma mbi valë

Syri yt me bisht sikur më ktheu djalë

U sul me vrap që të zija"shkumën"

Ngaqë jam plak,e humba pusullën.


Ndaj zë rri menduar dhe gjumi s'më zë

Unë si i moshuar,kollem ghë-ghë!

Po ç'u bëre,moj,shkuma përmbi valë

Se veç po rënkoj,më treti ky mall.


Kthehu të të shoh,sa të prek me dorë

Po bëj"obobo" dhe s'po gjej "doktor"

Para sysh më shfaqet,trupi yt i brishtë

Të tepërta janë llafet: rënkoj pleqërisht!


3.Një çast... Papritur më erdhe,më kape prej faqe Dhe m'u mbush zyra,era manushaqe Kundërmoje,moj, era trëndelinë Mu në zemrën time solle "gjelbërim" Se ma ngrohe zemrën,mend u ndez zjarr E,moj e paemër,ngjalle një "të moshuar" Dhe më zunë ca"ethe",si ca ethe gushti Mirë bëre që erdhe,se u ngjall"babushi".


3. FLUTURAKJA O moj FLUTURAKE, e bukur si drita Kur hyre në zyrë,gati më ra pika Nga koka tek këmba më kishe një nur M'u duk krejt zyra,veshur me purpur! Dhe më zu një lemëz,grriq-grriq në grykë Ndaj t'i putha buzët me mall atë ditë E mbaj mend që goja m'u mbush çokollatë Sado që m'dol"boja",sikur hëngra mjaltë.


4.Kur


Kur kam njohur një fshatare, Një fshatare bukuroshe Dhe e shkathët si nuslale Më e bukur përmbi shoqe! Sa të bukur i kish sytë Sa ia pashë,lojtën burgjitë Por të shihte drejt në sy Që më plaçin që të dy! Se me sy më hodhi "lak" Ma shtrëngoi pak nga pak As që pyeti që jam plak Dhe nga unë"piu" gjak.


5.Floralba Syttë me qiell ka FLORALBA,trupi i drejtë si lastar Unë jam me flokë të bardha, më zu"vapa" në janar. Edhe buzët shegë të kuqe,kuqet - skuqet si me turp I moshuar,por mbushur huqe,unë e ha turpin me bukë Gjoksin kish të fortë si gur,e provova vet me dorë Kur i zura,s'qeshë më burrë dhe u bëra për doktor!!! Dhe më tej,u"kacafytëm",ende unë kërkoj"sherr" Dhe u mundëm dhe u"mbytëm",më qe mjaltë e sheqer.

6. Në të ndjek...

Në të ndjek? Nuk kam hiç faj Merakosur,sa nuk po luaj Të ka bërë ZOTI me "hile" Dhe më dukesh si një xhinde. Më je"xhinde", shfaqesh rrallë Ndaj lajthita,je si"përrallë" Nga ti"xhinde",u "xhindosa" Dhe merakun me ty sosa.


7.JORGJICË "Mos kujto se jam i marrë Jorgjica! Jorgjica!" Popullore bullgare E kush je ti,JORGJICË,që më bën mua të pi? Për mua je ZONJA "IKS"(sa kam parë unë si ti!!!) Që nga kohë e djalërisë ku ka mbetur veç kujtimi Unë kam njohur një JORGJICË(s'e harron Përparimi) Ty të njoha në pushime qëkur qeshë në VOSKOPOJË Dhe ca çaste krejt intime,unë nuk mundem t'i harroj Në s'të mora për gjithnjë,ta dish mirë,o moj JORGJICA! Në"veriga" seç më vë,një"JORGJICË" që quhet SIKA!!!


8.Sytë e tu Sytë e tu po digjen zjarr, Po marrin flakë si hambull Mëshirë ki për një të"moshuar" Se ngriva,jam bërë akull!.


9.Ky nishan i zi Ky nishani i zi, si shenjë përmbi faqe Të jepë bukuri,e bukura FIERAKE! Ky nishani i zi,më bën isharet Ti duket s'e di që jam plak sherret. Dhe fytyra jote të kuqon si mollë Mua,sa e shoh, më fillon një kollë Khu-khu një kollë,një lemëz pastaj Ç'të të them,FIERAKE,nuk e kam kollaj. Nuk e kam kollaj dhe hiç nuk më zë gjumi Mëndja mbetë tek ti ,gjumin e mor lumi Ja nishani i zi.mu mbi tënden faqe Sado s'jam i ri,më prit,moj FIERAKE!

10.Çast Ti më puthe NJë ujëvarë kënaqësie vërshoi Dhe,që të dy, u "lagëm"...


Tiranë,11 janar 2022


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page