top of page

"Harlisje" në dimër



(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi


1. E çfarë më shumë?

E,çfarë më shumë se përshëndetje,

A do mundja tjetër,vallë?

Jam i kapur prej një brenge,

Është një brengë veç nga një mall.


Mall i rritur,si rastësisht,

Po rasti a nuk është"mbreti i botës"?

U lidhëm,mandej,sinqerisht

Sa më luan për ty çarku i kokës.


Ndodh si me një pemë të sapombirë

Që zë e rritet dhe hedh shtat

Kështu dhe ne,u ndjemë mirë

Nga miqësia e sinqertë që po zgjat.


2. Nostalgji


"Sulmoj" një tufë me femra si me tërsëllimë

Atë,më të bukurën,e kam vënë ndër këmbë

E kam vënë ndër këmbë,e bëra "fërtele"

Kur? Jo tani.Ka ndodhur atëhere...


Atëhere,atëhere,shumë kohë më parë

Në moshën rebele,kur isha unë djalë.

Tani kam veç dëshirën,por mungon fuqia

Dhe në pleqëri.më bren nostalgjia.


Fuqi më nuk kam,por kam neps

Sa shoh një të bukur,ghë-ghë,një lemëz!

Ghë-ghë një lemëz dhe hiç nuk pushon

Eh,moj nostalgji,sa shumë më mundon!


3. Pse?

Pse më dukej e pamundur?

(Këtu,larg, më është kollaj)

Që të puthja,moj e bukur,

Shkova kot:dreqi t'më hajë!


E ke ditur,e ke parë

Një vështrim nga unë,si lutje,

Po ta them,tani kokëbardhë:

Unë desha veç një puthje!


Që të puthja dhe pastaj,

Le të bëhesh kiameti

Tani ta pohoj kollaj

Sa po vuaj unë,i shkreti.


4. Brenga

U bë plot një muaj

S'ke ardhur tek klubi

Sado je e "huaj"

Mua diçka më humbi.


Vërtet vije çift

Dhe rrije karshi

Syrin tënd me bisht

Ma shkelje gjithnji.


Ngriheshe për të ikur

Diçka lë si"peng"

Me syrin e ndritur

Më dërgon një"brengë"


Brenga mbetë tek unë

Sa të vish prapë

Rehat nuk fle gjumë

Mbushur me merak.


5."Vdiqa"

Unë"vdiqa" për një buzë

Ca më shumë për ata sy

Nëse"vdiqa" për një buzë,

Më ngjall buza që ke ti.


Buza jote është"ilaç"

Është"ilaç" që s'do "spicer"

"Vdekjes" sime i thotë:-Plaç!

SE më është mjaltë e sheqer.


6. Mikja

Mu në"dimër të moshës",

Unë kam zënë një mike

Se ende unë jam"joshës"

E kam dhe vërsnike.


S'e kam vetëm mike,

Por edhe vërsnike

Dhe syri mos na"zëntë"

Një gjysh,me një gjyshe!


Një gjysh e një gjyshe

Pa si? Apo qyshe?

Mu në dimër të moshës

Kërcejmë"vallen dyshe".


7.Unë

Dje i freskët si llokum

Sot i thinjur e për lumë

Prapë jam i mbushur"huqe"

Dhe shikoj për"buzëkuqe".


Bëj sikur ende s'jam plakur

Harroj moshën që ka vajtur

Mosha shkoi,po s'më lë nepsi

Shoh të bukurën,më zë stresi.


GJasme e ndjej veten mirë

Dua të"kullos" qelepir.

Nuk ndryshova hiç unë

Kot,or,kot më zë me shkumë.


8.E,si mundem?

E,si mundem që të qetësohem,

Kur nuk të shoh më ty?

Kam hak që të sheqtësohem,

Se je e shtrenjtë për mua ti.


Se ike kështu si papritur

Nga ti nuk kam asnjë lajm

Jam krejt si i roitur

Çdo çast:si në alarm!


Aspak nuk ndihem mirë.

Ngarkuar jam me shqetësim ,

Jam si i dehur,pa pirë,

Moj mike që ike në mërgim.


9. Në...

Në po thahesh dhe në po fishkesh

Natyrisht, e ke nga vitet

Unë nuk pres që prapë të "rihesh"

Se në vend i kam"çeçitet".


Për mua,prapë ke atë sharm

Që ma kishe në të ri

Unë prapë atë mall kam

Se je e madhja dashuri..


10. Kur të vij aty

Ato shkallë do t'i gjisë,

Do t'i ngjisë me një frymë

As që pyes prej pleqërisë

Se nga malli jam bërë tym.


Kam vënë flatra si dragua

Tjetërsuar nga dashuria

Kush më del përpara mua

As që pyes nga pleqëria.

Tiranë, 23 dhjetor 2023


9 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page