Harallamb Kota: "Shqipëtarët me pushkë e penë për gjuhën shqipe e mëmëdhenë"
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 5
- 7 min read

(vazhdim nga postimi i kaluar).
Në vitet 218, perandorinë romake e sundoi Elagabali, i cili u tregua i pazoti të drejtoi shtetin e stërmadh romak. Si pasojë, përballë dyndjeve gale e germanike, perandoria romake i humbi teritoret Ilirike përtej Danubit. Ndërkohë fiset aziatike Alene e Aorse që sundonin në Azinë Qëndrore qysh në fillim të shek I dhe ishin përhapur në vëndet Pontike, në Krime dhe në Dnjepër, u dyndën në lindje të Donit, në Kazakistan deri në veri të detit Aral, ndërsa fiset Sarmate, Serbois, Subenois, Horoavis, Szici, që ishin larguar nga Azia Qëndrore dhe vendosur në Veri të Detit Aral, pasi këpërcyen Uralet, u dyndën në veri të luginës Danubiane ku u bashkuan me fiset Stepike. Për të përballuar sulmet e gotëve, perandori Romak Aureliani u tërhoq nga Dakia dhe e vendosi mbrojtjen në jug të Danubit. Reziku i dyndjeve gote, e detyroi t’a largonte oborin nga Sirmi dhe ta kthente në Romë, duke e rrethuar kryeqytetin perandorak me murre mbrojtëse. I sugjestonuar nga Aleksandri i Madh, në sheshin qëndror të Romës ndërtoi tempullin e Diellit, ku vendosi ar e gur të çmuar. Pamvarësisht këtij veprimi, Aureliani nuk i shpëtoi intrigave për t’a eleminuar dhe u vra në vitin 276 nga gardistët italik. Ushtria ilire veproi menjëherë, hyri në Romë dhe e kurorëzoi Probin perandor. Pas këtij rituali, Probi me ushtrinë u largua nga Roma dhe e vendosi përsëri oborrin perandorak në Sirmi, ku e kishte edhe vendlindjen. Probi që u kurorëzua perandor pas Aurelianit, pasi i mundi fiset gote, gale, tervige e stepike si dhe fiset barbare aziatike sarmate, serbois, subenois, horoavis, të larguara nga Sarmatia e Azisë Qëndrore në vitin 218 m.k dhe të vendosura në veri të Danubit, u dha të drejtën të ngulmohen në tokat e ilirëve Panon e Dak, ku themeluan skllavinën “Skllavët e Bardhë”. Kostandini i Madh la prapa një Perandori të Fuqishme, të shtrirë në të gjithë Europën, Ilirinë, Azinë e Vogël e Orientin e largët deri kufi me Persinë. Perandoria që ai krijoi, ishte një përbërje popujsh të ndryshëm, autokton, migrator, të ardhur, pushtues, etj. Kostandini lejoi ngulmimin e fiseve barbare në prefekturën romake Hyllirikum. Në Epir, provincë e prefekturës romake Hillirikum, lejoi ngulmimin e veteranëve nga kontigjentet ushtarake ilire, në Butrint të veteranëve dardanë të ushtrisë romake dhe në Skampin të veteranëve aziatik të ushtrisë romake. Në Maqedoni, provincë e prefekturës romake Hillirikum lejoi ngulmimin e fiseve kelte, bastarne-skordiste të ardhur në vitin 280 p.k. dhe fiseve stepike e gale të punësuar nga Pisoni në vitin 57 p.k. Në Moezinë e Sipërme, provincë e prefekturës romake Hillirikum, lejoi ngulmimin e fiseve stepike migratore ardhur në vitin 2022 p.k., fiseve gale ardhur në vitin 280 p.k., fiseve gote e markomane gjermane ardhur në vitin 6 m.k., fiseve franke e vandale ardhur në vitin 249 m.k., fiseve tervige ardhur në vitin 268 m.k., fiseve sarmate, serbois, subenois, horoavis, szici, ardhur në vitin 276 m.k. nga veriu i Azisë Qëndrore dhe formuar skllavinën “Skllavët e Bardhë”. Në këndvështrimin e mësipërm, Perandoria që ai krijoi ishte një “bombë me sahat” e vendosur në veri të Danubit, që veç Kostandini i Madh mundi t’a mbante, administronte e t’a sundonte. Me vdekjen e tij, përballë dyndjeve gale e germanike, perandoria Romake i humbi teritoret përtej Danubit. Ndërkohë fiset sllave-aziatike sarmate, alene dhe aorse që sundonin në Azinë Qëndrore qysh në fillim të shek I dhe ishin përhapur në vëndet Pontike, Krime dhe Dnjepër, u dyndën në lindje të Donit, në Kazakistan deri në veri të detit Aral, ndërsa në vëndet e Azisë Veri Qëndrore ishin shfaqur fiset baritore mongole, ugure e turanike.
Pas perandorit Valens, që konsiderohet i fundit me gjak ilir, në vitin 378 perandoria Romake u sundua nga Theodhosi. Theollosi ishte me “gjak të përzier”, për pasojë nuk i kishte tiparet e një sundimtari, i mungonte energjia e duhur dhe dashuria për të mbrojtur teritoret ilire nga sulmet e turmave barbare. Pamvarësisht këtyre tipareve, ushtria ilire e perandorisë Romake i smbrapsi sulmet e barbarëve, që e kapërcyen disa herë Danubin, sa nga njëra anë në anën tjetër. Situata e krijuar nga dyluftimet midis palëve në brigjet danubiane, u shfrytëzua nga fiset skllave-aziatike alane e aorse, të larguara në vitin 200 mk nga zonat veriore të Azis Qëndrore, Kaukazi e Sarmatia e të vendosura në Krime, Dnjepër, Don, Kazakistan e në veri të detit Aral. Duke u shtyrë nga turmat e fiseve hune, fiset skllave-aziatike u shtrinë në Moezin e Epërme, në veri të Dakisë, ku u përzien me fiset stepike, me fiset sllave-aziatike sarmate, serbois, subenois, horoavis, e szici, të vajtura atje në vitin 218 m.k. dhe kishin krijuar sklavinën “Skllavët e Bardhë”, si dhe me fiset tervige, gale, germanike-markomane, vandale e gote, të ngulmuara para lindjes së Jezu Krishtit. Përballë fuqive barbare skllave-aziatike, Teodosi u ndje i pafuqishëm, i tërhoqi garnizonet ushtarake nga Moezia e Sipërme dhe i vendosi në brigjet jugore danubiane. Për të penguar kapërcimin e mundshëm të Danubit nga barbarët, perandori mblodhi një ushtri të madhe nga fiset ilire dalmate, myse, tribale, dardane e paione. Pamvarësisht këtyre masave, fiset barbare skllave-aziatike sarmate, serbois, subenois, horoavis, szici, alane e aorse, u dyndën në prefekturën romake Illirikum, duke shkretuar, plaçkitur, mbjellur zi, vaj e vdekje. E gjithë toka u shkretua dhe mbeti pa bagëti e njerëz. U shkatëruan kështjellat, kishat dhe u grabitën qytetet. Besimtarët e krishterë dhe priftërijtë u persekutuan, ndërsa ekonomia e tyre u rënua. Lutjet nga Selia e Shejtë u drejtoheshin besimtarëve të krishterë dhe Theodhosit në Kostandinopojë për mbrojtjen e krishtërimit në luftën e tyre kundër barbarëve pagan. Pavarësisht lutjeve dhe gjakut të derdhur, barbarët pushtuan fillimisht Moezinë e poshtme e Prevalin dhe në vitin 380 mk u ngulmuan në Panoni. Më pas, e pushtuan lehtësisht Thrakën e turavrap u dyndën në Thesali, Beoti, Arbani dhe Epir, duke djegur e shkatëruar kulturat pellazgo-ilire, kultet pellazgjike, vëndet e shejta mitologjike, tempullin e Zeusit në Dodonë, akropolin e Athinës dhe të gjitha kishat e vendet e shejta kristiane. Pazotësia e Teodosit për t’a qeverisur perandorinë Romake, u shfrytëzua nga fiset germanike e hune. Në vitin 390, Alariku në krye të ushtrisë vizigote hyri fitimtar në veri të Danubit duke vendosur sundimin e tij. Pesë vite më pas Atila prijësi luftarak i fiseve pagane hune, me një ushtri të madhe kapërceu Uralet dhe duke marshur tinëzisht në shpinën veriore të tokave ilire të provincës romake Moezia e Epërme, ku ishin ngulmuar disa familje skllave-aziatike sarmate në vitin 378 mk, i shtyu ato dhe me mbështetjen e tyre, sulmoi fiset e vizigotëve të udhëhequra nga prijësi luftarak Alariku. Visigotët nuk i rezistuan fuqive Hune, i braktisën vendet danubiane dhe u strehuan brënda kufive të perandorisë Romake të Perëndimit. Situata e rrezikshme e krijuar nga prania e visigotëve brenda kufirit perandorak dhe nga çthurja që pësoi ushtria perandorake me largimin e ushtarakëve dhe legjionarëve ilir të fiseve dalmate, dardane e epirote, e detyroi Teodosin t’i shmanget luftës në dy fronte. Përballja me Alarikun dhe me Atilën mund të përfundonte me një disfatë të sigurtë.
Në kushtet e një paqeje të reme, Atila veproi menjëherë duke pushtuar lehtësisht të gjitha vëndet e ndodhura në veriunDanubian, ku prej vitit 218 mk ishin ngulmuar fiset stepike, gale e germanike dhe para tyre kishin banuar ilirët autokton të fiseve, panone, dake, e myze. Krahas fiseve hune, në teritoret kufitare me perandorinë Romake, po dallonin edhe fiset e vjetra barbare stepike e kuade dhe fiset skllave-aziatike alane, aorse, serbois, subenois, horoavis e szici, që kishin krijuar ngulmimet e tyre, si dhe grupimet gjermanike, markomane e vandale, që synonin përballjen me ushtrinë perandorake në tokat perëndimore e lindore të saj. Në përkrahje të fuqive antiromake u rreshtuan edhe fiset barbare të migruara vite më parë e të pranishme në teritorin e gadishullit Ilirik në Thrakë, Maqedoni, Thesali, Beoti, Atikë e Arbani (Peleponez). Në vitin 491 mk në fronin e perandorisë Romake të Lindjes u kurorëzua Anastasi i lindur në Dyrrah të Ilirisë. Anastasi e gjeti perandorinë Romake të Lindjes të liruar nga hunët e gotët, por të kërcënuar nga dyndjet e fiseve sllave-aziatike oborite, sorbë, vendë, pomeranë e turaniko-bullgarë, që kishin mundur të pushtonin tokat dake ilire në veri të Danubit. Fiset Sorbe të shfaqura historikisht në veriperëndim të Kaukazit e më pas në veri të Danubit, u vendosën në Saksoni midis Elbës dhe Salës, ku u quajtën Sorabë nga fiset germanike. Në vitin 517 mk, fiset Sorabe të ndjerë ngushtë përballë fiseve germanike, u larguan nga vëndet Saksone dhe u vendosen në Ilirinë e Veriut, në Panoni. Fiset aziatike turaniko-bullgare nëpërmjet bregut verior të Detit të Zi, u vendosën në tokat ilire të provincës Moesia e Epërme, ndërsa fiset e tjera sllavo-aziatike u vendosën midis Karpateve e Uraleve në vëndet Lindore e Qëndrore të Evropës. Fiset skllave-aziatike sorabe-serbe, kapërcyen Danubin, anashkaluan Dardaninë dhe iu drejtuan tokave thrake.
Ushtria perandorake me rreth 15 mijë legjeonar ilir të demoralizuar u ndesh me ta por u thye keqas. Pas kësaj disfate, perandoria Romake e Lindjes u quajt “perandoria Bizantine”. Thyerja e ushtrisë ilire e perandorisë Bizantine, inkurajoi fiset skllave-aziatike kroate e sllovene të hynin në krahinat perëndimore të Ilirisë dhe të shkretonin Dalmacinë duke i detyruar banorët e vjetër ilir të streohen në vëndet e larta e të mbrojtura dhe një pjesë të largohen e të streohen në bjeshkët e Arbërit. Njëkohësisht inkurajoi fiset skllave-aziatike sarmate e turaniko-bullgare, që hynë në krahinat lindore e jugore të gadishullit Ilir, duke shkretuar Maqedoninë, Thesalinë dhe Epirin. Për fatin e Perandorisë, shumë kështjella tepër të rëndësishme, midis tyre Kostandinopoja, Selaniku, Dyrrahu e Partha u qëndruan sulmeve barbare. Legjeonarët ilir të ushtrisë romake u ndeshën me fiset skllave-aziatike serbe e turaniko-bullgare dhe i shpartalluan. Në vitin 586 mk, qetësia dhe jeta normale e banorëve vendas u prish përsëri. Kagani në krye të një turme prej njëqind mijë veta, të përbërë nga kontigjente të armatosura, pushtoi Maqedoninë, Thrakën, Thesalinë, Beotinë, Atikën, Arbanin (Peleponezin) dhe Epirin e vjetër. Në tokat e pushtuara, vendosi fise skllave-aziatike avare e sarmate, që i kishte marrë me vete. Më pas, nëpërmjet Dardanisë përshkoi luginën e Drinit dhe pushtoi qytetin e Lisit. (vazhdon)
Commentaires