top of page

Hape me kujdes, liria nuk është spam


Hape me kujdes, liria nuk është spam

Nga Fatmir Terziu

Si një fllad

përsëri një mëngjes zgjohet në kujtime të holla,

lajme, lajme, lajme,

covid – me një numër të dyfishtë

nëntëmbëdhjetë

aritmetikë

e hidhur

ne priremi të shohim përsëri atë që kemi arritur,

atë që kemi dëshiruar për të jetuar në liri,

ose më të largët në përmbushjen e një qëllimi të afërt,

por jo, USA llotari,

kjo ditë kaloi si një ditë e vetme edhe këtë herë,

mbaroi para se të fillonte të kuptonim se çfarë po ndodhte përreth,

me butësi, butësi, me vendosmëri,

orët kaluan së bashku me gjithë lavdinë e tyre,

së pari, erdhi ëndrra e një testi koronavirus

pastaj rrezet delikate që depërtojnë,

ngrohtësia ngushëlluese e diellit,

zgjimi i tokës së fjetur nga viruset e saj të ftohta,

pastaj dera,

postieri që troket dhe ikën me të shpejtë,

zarfi dhe letra,

… liria juaj pret…

nxehtësia e djegur nga gomat e makinave në liri,

shoqëruar nga furça me fllad të freskët,

herë pas here,

akordon çdo lëvizje dhe prapë,

ngjyrat e letrës,

era e stuhishme që largon vëmendjen prej njerëzve që vdesin,

mbajnë shi

dhe ndonjëherë një të ftohtë të bashkuar me të,

sytë,

dhe tani libri po arrin më në fund,

të lexohet nga të gjithë në një rresht argjendi,

pa dyshim, jemi bërë të urtë,

prania e ftohtë do të kalojë gjithashtu

si një fllad i butë,

dhe darka është përsëri këtu.

Tashmë i ke të gjitha në tryezë,

dhe godet me forcën e fjalës botën e mbyllur,

me verën e Krishtit në ekranin online,

dhe puthesh buzë më buzë duke u lutur,

pa firon e kuletës,

pa tymin e lënë mënjanë,

për dashurinë e mbyllur në ekran,

për gruan që e ke më shumë larg se sa pranë.

E në këtë rast mesazhi në Watsap,

pastaj një tjetër në e-mailin e italizuar në ekran,

hape me kujdes, liria nuk është spam,

ju jeni me fat, jeni fare pranë,

keni fituar një fluturim falas për në hanë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page