"Halli" i xha Trushit
(tregim)
Nga Përparim Hysi
E kam njohur prej kohësh xha Trushin. Unë mësues në atë fshat të largët (epo më tej nuk kishe ku shkoje veç drejt e në det) dhe ai denbabaden aty. Unë,djalth që sa kisha vënë brisk në faqe dhe xha Trushi kishte hyrë në moshën e tretë. Tek më shihte me syrin e një vrojtuesi me pëprvojë,nuk ma kurseu"bodecin". Dhe nuk qe bodec që të çikte paksa, por nga ata bodecat"qesh e ngjesh" që sikur i kishte mu në majë të gjuhës.
-Digjo,dhaskal,- zuri e shpoi, ma ke "njacur dorën" ashtu,kolonekthi. Unë po vrisja mendjen si t'i vija anës kësaj të folmes vendçe,por ai,si burrë i zgjuar që qe,më erdhi vet në ndihmë. Kur them "ke njacur dorën", ta kamte fjalën,për ato faqet e njoma që i ke prerë parakohe me brisk. -Aha,- gajasi:E di si themi ne nga kjo nahija jonë? Dhe,papritur përgjigjen time,tha:- Kush nxiton,lodhet shpejt. e,që ta paç fjalën:-Ke nxituar,dhaskal! Nuk korret misri i njomë,se shkon dëm. Fliste,buzën e çonte vesh më vesh dhe as të linte kohë që të thoshe qoftë dhe një fjalë. Kur mbaroi,më tha:-Ore,dhaskal,se mos më zëmërohesh muana,se jam në moshë të mortatit,una. Më përqafoi dhe dukej sikur më falte gjithë qashtërinë e një shpirti të bardhë e të bukur. Mbasi ikte,unë zija dhe analizoja çdo fjalë të tij: qoftë dhe ato me"rrotulla" që nuk ishin të vështira për t'i deshifruar. Pra,me atë"nuk korret misri,kur është i njomë",e kishte me hak: ngaqë kisha hyrë 5-vjeç në shkollë,kur mbarova të mesmen,sapo kisha mbushur 16-vjeç dhe,për t'u dukur pak më i madh,kisha vënë brisk në faqe. Në janar të vitit 1959,unë mbusha 16-vjeç dhe 1 gusht të atij viti,isha emëruar mësues në shkollën 7-vjeçare ku jetonte dhe xha Trushi. Ky nuk kishte pse të pyeste për moshën time,se para XHa Trushit isha si një fshat që duket dhe nuk do kallaus. Këtë portret timin,si"misër i njomë" e shihnin dhe të tjerët,por nuk kishin atë"huqin" e xha Trushit. dhe thoshte xha Trushi:-Aha,nëse kjo"radakja"ime mendon kështuna,e them troç una,se nuk më zë gjumi rehat. Kije nasijet nga una,dhaskal:-Jepi ushqim trupit që të rritësh"bojën",ke për të thënë diçkana,mos e mbyll gojën! Se ç'nxjerr xha Trushi nga goja, e paguan boja(trupi). Moshë"murtati" xha Trushi e ka si po i afroh vdekjes. * * * Pak dhe nga pak,u bëmë miq me xha Trushin. E kishte shtëpinë mu buzë"Lumit të vdekur" dhe ,tek e shihja me atë veshjen krakteristike myzeqare dhe me"nojmat" që kishte në mes të gjuhës,mendoja se i ndjeri JAKOV XOXA.kur shkroi atë"sagë" nga MYZEQEJA,o ka takuar xha TRUSHIN,o një të gjashmin e tij,sidomos për ato të folme me shpoti alla-myzeqarçe. Atëherë,kur njoha xha Trushi,qe ngritur kooperativa,por fshatarët kishin nga tri dynymë tokë,ndonjë lopë apo 10-bagëti të imta. Dhe për shpendët shtëpiake as kish kufizim. Një mbasdite,më pa që nxitoja. Hapi lesën(një deriçkë në MYZEQE) dhe më preu rrugën duke qeshur:-Ore,dhaskal,hasmi po të ndjekë që e ke marrë "likthi"(me vrap). Xha Trushi:-E kam goxha larg(25 km larg shtëpisë) dhe dua të mbrrijë,pa hyrë dielli -Po ti mos bëj si ai që tregojnë. Me demek,hajde,o baba,që të tregoj arat. Pse nuk e di una,se ku jeton tija.Pa ktheu te xhixhaj,njome buzën me ndonjë sapllake dhallë që të mbushe me forcë. Aq sa do rrish,fitoje m"vrap". dhe,papritur miratimin tim,më zuri prej dore dhe më futi brenda"lesës". - Digjo,- bërtiti,(kjo britmë qe për të shoqen),- ka ardhur dhaskali dhe ka rrugë të gjatë për të bërë. Mbushe sapllaken dhe,sa ta gjerbi qy, më zërë një bibë,se do ia nap me vete. Se dhe vërte dhe qy në fshat rron,por është në pallat,se është si "fshat-kasaba" ky i këtija. Dhe shpotiti:-Fshat kasaba... kasabali fukara! E falnderova xha Trushin dhe kur e shoqja ma zgjati "darovinë",po kundërshtoja pak si me politesë. -Me demek,- sulmoi xha Trushi,- mbete prapë"misër i njomë"! Ke digjuar si thonë:-Po të ndjekin,ik. Po të dhanë,merr! Mos më "vërvit pleshta",muana. Po ku mundej ai me fjalë? E mora"darovinë" dhe,tek nxitoja rrugës, mendoja se sa shpirtbardhë janë këta njerëzit e fshatit se,sado që mundohen më shumë se ata të qytetit,janë gati të falin shpirtin për mikun apo jabanxhinë.. Unë punpva tri vjet në fshatin e xha Trushit,por miqësinë me të dhe shumë fshatarëve të tjerë,jo vetëm nuk e harroj,por e kujtoj herë pas here.
* * * Kisha vjete pa e parë,kur si një bekim qiellor, m'u shfaq parasysh. Sa e pashë,bërtita:- Po si të kam,o xha Trushi? Ky afrohej duke çapitur ngadalë dhe,kur ndjeu duarët e mia mbi qafë.e zbrazi:- Nga sytë s'para shoh,por nga kjo"çaçka",sikur jam birinxhi" . Ma ngjan mua se je ai"misri i njomë i qëmotit" tina apo e kam kabim una? -Unë.vetdora.o xha Trushi! -Ho-ho,-shpotit ai,- i paske hedhur si shumë"mullirit" dhe nga"misër i njomë",je trashur.Më duket ke ngrënë në"çaire pa korrur" dhe kur themi ne:"Ha e hidh dhe duaj mos lidh". Po sos se pushonte nga shpotitë. U ulëm në klub dhe,pasi u ramë muhabeteve,si dy hunj e një purtekë,e zbrazi "hallin" e tij. -Jam në hall,- më tha dhe dua ta ndajë me tyja. Ia kisha"taksur"asajta simes,por më dole në rrugë e po e shkarkoj "gomaren" me tyja. -Po,hë,- i thashë se kot nuk jemi miq. -Më tha ajo,imja,muana.Kemi nja dy muaj që nuk kemi haber nga çupat. Ne sikur s'kemi kushedi ndonjë punë dhe të gjallë janë dhe ata dhe kushedi se ç'hall kanë? E,ç'ta njac? Vesha ato rrobëzat që mbaj në sëndyq dhe këmbët e lehta e faqebardhë,drejt tek çupa e madhe.Berihaj nga gëzimi çupa.ca nga nipojt e mbesat(ka gjashtë,shyqyr) dhe shtruar e shtruar muhabeti. I them dhëndërrit:-Ore si vini me ekonominë,se ekonomia është jeta: - Lëre,mos e nga,- tha ai. Nëse nuk bie shi këto dy-tri ditë,më mirë të vras veten. Se derdha gjimë ato lekë dhe mbolla frasule e bostan dhe mbetën,po i ha dheu. Domethënë,një në dorë.Më mbeti e ngrëna dhe gazi mu në fyt. Ika i mërzitur nga qy,i madhi dhe sa çapa hidhja për tek çupa tjetër,aq i lutesha ZOTIT që të lëshionte shi për frasulet dhe bostanin,se mos më gjente hataja me dhëndrrin. Aty nga darka sosa tek çupa tjetër, Kjo 4-fëmijë ka,si me porosi:dy cuca,dy çuna. Të mbarë fëmijët por dhe cuca me gjithë dhëndërr. Më vret Zoti të ankohem. Gostia gosti,por më rrihej muana:-Si vini me dynjallëk? Ou,-tha dhëndrri,- po ra shi,unë për një thelë,do paguaj një pelë. Kam korrur jonxhën dhe do më kalbet e tërë dhe vaj me det.Mbeta fukara dhe me gisht në gojë. Dhaskal xhani,-ta thotë tjetri hallin dhe zëre se të vë samarin mbi kurriz. Shkurt,mbeta tërë natën zgjuar xha Trushi dhe i lutesha ZOTIT mos bjerë shi se i kalbet jonxha dhëndërrit të vogël. Kur u zgjova,u bëra fresk dhe i dhashë karar:bie,nuk bie shi,një"xhenaze" e kam (kështu vendosa t'i them asaj simes una). Por,ZOTI është imadh.lart është e poshtë shikon:të takova tyna she e "shkarkova" hallin. Që t'i vëmë kokë muhabetit:-E di si e kemi ne,në fshat? Nuk na gjendet karari.As në dimër,as në behar.Si zogj që nxjerrë ajo"laço maqinë" që s'ia them dot emrin.Inkubatori,-thashë unë.hë ata zogjtë e "asajta laços" hidhu sa të duash,të rrinë tek dera dhe bëjnë ciu-ciu. Ata të koçkës i merr me vete ajo,i çon në kullotë.Edhe ne ciu-ciu,si dhëndurrët e mi. Dhe prapë qeshi. Epo fambrikë pa çati,hesapi.dhaskal. Tani,si u çlirova nga "halli" i xha Trushit, e përqafova me ngrohtësi dhe deri sa po e "shkarkoj" hallin e tij,por shpotia nuk më ndahet nga buza. Eh,mor xha Trushi, sa babaxhan ke qenë! Si gjithë MYZEQARËT që e meritojnë atë sinonimin që nuk është fare sinonim,por tipar që seclii myzeqar e ka të shkruar mbi ballë:"MYZEQARI është dru që nuk e ha mola!!!". Tiranë, 29 prill 2023
Comments