top of page

Halil RAMA : POEZIA BEFASUESE E PERIKLI SHULIT



 

Me librin e dytë “Rrugëtim i bindur” shënon një hop të dukshëm cilësor

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

·      Poeti Perikli Shuli me të vërtetë duket sikur ecën me shpejtësi meteori. Në rrugëtimin e tij poetik, ndërsa “digjet”, sa futet në hapësirë, njëherazi përjeton gjithë kënaqësitë e kësaj bote

Me librin e dytë “Rrugëtim i bindur”, poeti tashmë i njohur Perikli Shuli shënon një hop cilësor. Një libër me një ndërtim kompozicional të veçantë, si vetë poezia e tij e shumëllojtë, me titujt intrigues të katër kapitujve: “Dehja e fjalës”; “Vallëzim ëndrrash”; “Tinguj trokitës” dhe  “ Thënie të çmueshme”.   

Për një lexues të thjeshtë, kjo e Perikliut është poezi befasuese. Befasues këndvështrimi, befasues vargu.., befaseuese lënda tejet e pasur dhe e larmishme. Por me ata që e kanë njohur kjo befasi “veninet”, ndonëse poezia e tij ka dritë shkëlqimtare. Ashtu sikurse para tetë vitesh kur në ditën e poezisë në Franc (2016) në qytezën e Metz, poezia e tij  për aktin terrorist që goditi Francën u vlerësua si poezia më e mirë nga Diaspora!.

Po. Sukurse në titullin e një poezie të kapitullit të parë të këtij libri, autori P.Shuli shtegton nëpër orbitë. Shtegton me bukurinë e fjalës, i kapur me duar “bese”..., të fjalës me tingëllim aktual (në koherencë me realitetin e “3 D-ve”. Janë vërtetë mbresëlënëse vargjet e kësaj poezie (me titullin “ORBITË”):

“Në mëndafshin e fjalës u “stacionova”/ kapur me duar “bese”/ Gërshetova të gjitha mendimet/ Në platformat e kohës moderne/ Në tre këmbë,/ Në tri pika/ Ne tre "D"…/

Dhe vijon këndshëm vargu i tij që bart një filozofi të veçantë, kur:

Platforma u nis në abstraktin:/ “Tre "…/Për  ku ?/ /Poshtë,/ Lart/ Apo ...?!”

Kësisoj, nuk është e vështirë të kuptosh se si poeti i bindet rrugëtimit të tij, duke lartësuar ndjenjën, si gjendjen shpirtërore sublime.

Në të njejtën linjë, edhe tek “Muret e mendjes” poezia e tij dallon për një dimensionin original, të një shkrirjeje poetike të ndjenjës estetike, të mendimit estetik dhe të bukurisë estetike, kur:  

“Në muret e mendjes

mbledh gjithë tingujt e dëgjuar

për t’i vendosur si nota në pentagram,

për të krijuar

më të madhen simfoni…”.

Më tej tek “Materia ‘njeri", vargu i tij është sikurse ndjenja, kaq njerëzor, kaq poetik dhe filozofik njëkohësisht: “Materje e zhurmshme,/ Qenie misterioze/ E pazbuluar, deri tani..”.

Me tone të forta ndjeshmërie dhe inteligjence, me figura befasuese e ritme për t’u pastur zili i flet lexuesit poeti Perikli Shuli edhe për miqësinë e vërtetë”, në vargjet e poezisë “Këpuca e vjetër”: “S’e di me kë më ngjason/ Kjo këpuca e vjetër?!/ Me miqtë më duket,/ S’ka me kë tjetër….”.

Edhe ndjenja e dashurisë ka tingëllim aktual në poezinë e këtij poeti. Për të kuptuar këtë do të vlenin qoftë edhe vetëm këto vargje të poezisë “Kuptimi i gjuhës”: “......Fola me ty/Me gjuhë shpirti ,/ Fola  komunikueshëm  me fjalë ,/ Fola me dashuri zemre,/ Zemrës tënde s’iu  futka njeri !”.

Të tilla imazhe dhe figura befaseuse përcjell edhe poezia “Të dua” e kapitullit të dytë “Vallëzim ëndrrash”. Sa bukur e përshkruan ndjenjën e dashurisë poeti P.Shuli me vargjet: 

“Buzët t’i thitha me etje/ Dhe ti, m’i dhe pa përtim,/ Qershitë e tua s’u tutën,/ Ashtu si unë  “përvëlim”….

Po në këtë kapitull do të veçoja poezinë “Vallëzova me yjet”: “

Kapa Qiellin përdore,

Eca në rrugën e ngrirë të kohës.

Vallëzova

me yjet ,

kometat,

meteoret,

nën logon

"dorë për dorë"…”.



PËRMASA REALE E KOHËS NË POEZITË PËR VENDLINDJEN

 

Ndërsa kur i dedikohet vendlindjes, (poezia me titullin “Në vendlindjen time”) vargjet marrin një përmasë reale të kohës. Vetë poezia është një tregues interesant ekzistence, një luks shpesh i pakuptueshëm, madje këtu poeti sjell një mister.

Sepse: “Majat prekin qiellin, si këtu / Edhe  gurthyerat fluturojnë/ Nga maja në majë/ Në qiellin blu..” Janë vargje që i kushtohen Gjirokastrës/, që bedenat i ka ruajtur te pastra….,/ që është gati je për luftë: “Me libra në gji,/ Me mendje të ndritura…”, që i gjen veç te ajo.

Çfarë kënaqësie të lexosh poezi të tilla, që në pak vargje përcellin imazhin e një qyteti turistik si Gjirokastra?!

Po kështu tek poezia “Gjeanologjike” poeti derdh shpirtin dhe imagjinatën e vet mbështetur tek nostalgjia për vendlindjen. Ndaj dhe shkruan kaq bukur: “Vendlindja ime,/  ti shfaqesh në ëndrrat e mia,/ kudo që jam/ me dashurinë / e prindërve  të mi, / dashurinë familjare / dashuri / shoqëruese e tërë jetës….”.

Në kapitullin e tretë “TINGUJ TROKITËS, poeti Perikli Shuli me të vërtetë duket sikur ecën me shpejtësi meteori. Në rrugëtimin e tij poetik, ndërsa “digjet”, sa futet në hapësirë, njëherazi përjeton gjithë kënaqësitë e kësaj bote.

Dhe ndërsa e shqetësojnë “Ngrohja globale”apo “Globalizimi?! (që vijnë në rreshta poezie Universale…) poeti me vargjet e tij ecën në kohë dhe hapësirë, në një dimension të ri…..

 

DIMENSIONI I VEÇANTË I DASHURISË PËR NËNËN

 

Në një dimension krejt të veçantë jepet edhe dashuria për nënën, që për poetin është ndjenjë përherë e zgjuar..është hyjneshë, është vetë bukuria…. Ndaj dhe vargjet këtu i dalin nga thellësia e zemrës:

“Nënë moj, je dritë për mua,

Aroma jote më jep jetë,

Nënë, të them sa të dua,

Njësi matëse s’mund të ketë.

Nënë, moj e dashur nënë,

Sa i lumtur që të kam,

Rrudhat tuaja janë bërë

Meridiane në Oqeanë….”

Parë nga një këndvështrim i përgjithshëm, ky libër i Perikli Shulit është një prurje krejtësisht e veçantë dhe mjaft cilësore në botimet me poezi të tri dekadave të fundit. Si njohës i thellë i historisë, kulturës dhe traditës së vendlindjes, vlerat madhore të tyre i reflekton në poezinë e tij, të shkruara jo në një ditë, një vit apo një dekadë, por që në rininë e tij të herëshme, për të arritur tek poezia bashkëkohore me qasjet e tija origjinale.

Në tërësinë vjershave të librit “Rrugëtim i bindur”, Perikli Shuli shfaqet si njohës perfekt i poezisë dhe veprave letrare në tërësi të Fishtës, Mjedës, Koliqit, Migjenit, Kutelit, Spasses, Kokonës, Kadaresë, Dritëroit, Moikom Zeqos, Preç Zogajt, Shefki Karadakut, e tjerë, teksa na jep në këtë libër nuanca të dallueshme kulturore, në përputhje harmonike me zellin e tij studjues e krijues, me frymëzim nga edhe nga historia, si në poezinë “Vojasava dhe Gjergji”(kapitulli i tretë), vargjet e së cilës evokojnë dhe përcjellin ndër breza qëndresën e shqiptarëve në luftrat shekullore për liri e pavarësi kombëtare. Ai e jep këtë rrugëtim historik në një këndvështrim tejet original, qartazi në vargjet:

“Gjergj, or bir…..

E shiqon sa lart je ngjitun,

Në çdo shesh ke përmendore…

Këtë nana s’e kish pritun,

Madhështia e kësaj kohe…”.

Po kësisoj u qaset poeti P.Shuli edhe thënieve të çmueshme (kapitulli i katërt)  

“Thënie të çmueshme”, mbi të cilat mbështetet filozofia e vargut dhe e tematikës së larmishme të poezive të këtij vëllimi. 

Për të mos u zgjatur më tej, në mbyullje po perifrazoj vlerësimin e Prof. Kristaq F. Shabanit, sipas të cilit Perikli Shuli ecën me “Një hap të sigurt përpara në lëvrimin e artit të bukur poetik…. me kërkesa të reja ndaj vetvetes, me temperament të ri, me  pasurim të prezencës figurative kualitative  më të bollëkuar, me larmishmëri tematike dhe  me  pjekuri më artistike.

 

KUSH ËSHTË PERIKLI SHULI

 

Perikli Shuli  lindi  në Gramsh  në  27 qershor 1965 në një familje me tradita të lashta, ku mikpritja  dhe bujaria kanë qënë virtyte të theksuar të  kësaj zone. Mbas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme, ka punuar në punë të ndryshme. 

Në viti 1992 deri në 1996 ka punuar në radhët e Ushtrisë Popullore në armën e kimisë dhe atë të zbulimit..

Nga viti 1997 deri në vitin  2005  ka punuar si inspektor në institucionet e Inteligjencës për Sigurinë Kombëtare.

Nga viti 2005 e në vazhdim me aktivitet privat. 

Ka qënë aktivist  i shoqërisë civile që nga vitet 1990, me pjesmarrjen e tij në shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit . 

Në vitet e hershme u mor me poezi, ndërkohë pasioni i tij ka qenë edhe kënga...

Dhjetra aktivitet letrare janë mbajtur në ambjentet e lokalin e tij "Vrite lotin" që ndodhet në Tiranë, për një periudhë disa vjeçare.

Orë letrare, simpoziume dhe promovime librash nga autorë vendas dhe të huaj, si nga Kosova, Turqia, Belgjika, Italia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.

Ka marrë pjesë në shumë aktivitete letrare dhe festivale të ndryshme popullore të këngës dhe traditës shqiptare si në:  Kosovë në Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi në Luginën e Preshevës, Bujanoc etj.

Në festivale  Ndërkombëtare, në Spanjë, Turqi, Gereqi,Bullgari,Hungari, Sërbi, Franc ,Mali Zi, Austri,  etj, të organizuar nga shoqata dhe organizata të ndryshme!

Ka botuar dy vëllime me poezi dhe bashkautor në dy antologji, dhe pjesmarrës në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit.

Vëllimi i parë i tij është “Si qenka ky Planeti im!...” në tri gjuhë shqip, anglisht dhe italisht. 

 “Rrugëtim i bindur” libri i tij i dytë.

Perikliu është fitues i disa çmimeve të akorduara nga Shoqata shkrimtarësh dhe Unioni i Shkrimtarëve shqiptarë. 

Me 11 korrik 2015, fitues i çmimit të parë   në konkursin "Ditët e Çajupit" me poezinë "Mëmëdhe"!

Në  Korçë 21 mars 2019 në  konkursin "Fllade dashurie" vlerësohet me çmimim e tretë  me poezinë "S'mundem të pres". 

Tiranë, më  8 dhjetor 2018, në  Festivali II të  aktrimit të rinisë Shqiptare u vlerësua me  çmimin e parë për  interpretimin  më të  mirë me  poezinë konkurruese: "Shqipe moj"; Tiranë, më  8 dhjetor 2019, në  Festivalin e Dytë  të  aktrimit të rinisë shqiptare.

Çmimet vijonë:  Çmimi i  parë me poezinë “Poeti nuk vdes kurrë” në  Prishtinë, më  18 shkurt 2019, në  konkursin "Ora letrare", organizuar nga Unioni i Shkrimtarve Shqiptarë, fiton çmimin e dytë me poezinë "Muret e mendjes". Merr çmimin e  tretë  me poezinë “Fjala” nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, më 26.05. 2018, në  Manifestimin letrar tradicional mbarëkombëtar të përvitshëm(Ora e madhe letrare).

Me poezinë “Jashtoksori” në takimin e përvitshëm dhe në 10 vjetorin e krijimit  "Peja Poetike" 2020 mori çmimin e parë.

Nga Unioni i Shkrimtarëve dhe kritikëve Shqiptare, është nderuar me Mirnjohëje, për pjesmarrjen në "Ora letrare Pavarësisia"!

Në Nëntor 2022, Akademia e artit, shkencës dhe letrave “Mirdita” i jep  titullin Prestigjioz, 

"Personalitet i Shquar i Kulturës"!

 Perikliu ka qënë dhe Nën/kryetar në Shoqatën  “Unioni  Shkrimtarëve shqiptarë” me qëndër në Prishtinë.

Për disa vite Drejtor i aktiviteteve  në "LPNSHA" Pegasi Albania. 

Eshtë zgjedhur  Kryetar  për qarkun e  Tiranës i Organizatës UA  “Uniteti Alban”. Është Drejtor koordinator  për Europën në Organizatën "Stop Krimit"

Eshtë antarë  i Asambles në Federatën  e Paqes Universale Botërore, dhe  "Ambasador për Paqen Universale"

Është futur në "Librin e Nderit" Akademia e Shkencave, Artit e Letrave "Mirdita". Aktualisht është në profesion të lirë!

57 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page