top of page

Halil RAMA: PËRJETËSIMI I DËSHMORIT TË ATDHEUT ALLAMAN DERVISHI




20 vjetori i rënies në krye të detyrës

 

PËRJETËSIMI I DËSHMORIT TË ATDHEUT ALLAMAN DERVISHI     

 

Halil RAMA  - Mjeshtër i Madh   

 

•       Akti sublim i Dëshmorit të Policisë Allaman Dervishi dhe figura e tij janë lartësuar në librin “Flutura Shpirti i Allamanit” i autorit Sefer Pasha.  Detaje mbi jetën, cilësitë dhe virtytet që mbartte Allamani, dhe familja e tij,  janë përshkruar më së miri në këtë libër.

 

 

Në Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës është përuruar më 24 maj 2024 busti në nderim të Dëshmorit të Atdheut, efektivit Allaman Dervishi, 20 vjet pas rënies së tij në krye të detyrës.

Të pranishëm në ceremoni ishin familjarë të Dëshmorit të Atdheut,Zv/ministrja e Brendshme, znj. Romina Kuko; Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues i lartë Sokol Bizhga; zv/drejtori i  Policisë së Tiranës, drejtues Luigj Vathi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, kryekomisar Besmir Qibini, të cilët përkujtuan dhe vlerësuan figurën e kolegut të tyre.  

Allaman Dervishi u lind më 20 shtator 1969, në Kryezi të Pukës. Ai ishte i martuar dhe ka një djalë.



Dervishi ka filluar punë në strukturat e Policisë së Shtetit në vitin 1997, në kohën kur rendi e siguria në Shqipëri ishin të tronditura. Fillimisht në Komisariatin e Policisë Pukë, për të vazhduar më tej në Durrës e Tiranë.   

Në shtator të vitit 2003 është emëruar kontrollor linje në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, ku shërbeu deri në ditën e rënies në krye të detyrës.

Më datë 24 maj 2004, duke qenë në shërbim së bashku me kolegun e tij Resmi Hasanpapaj, në hyrje të qytetit të Tiranës, vritet në krye të detyrës gjatë kohës që po tentonin të ndalonin një mjet të dyshuar, ndërkohë kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.              

Akti sublim i Dëshmorit të Policisë Allaman Dervishi dhe figura e tij janë lartësuar në librin “Flutura Shpirti i Allamanit” i autorit Sefer Pasha.  Detaje mbi jetën, cilësitë dhe virtytet që mbartte Allamani, dhe familja e tij,  janë përshkruar më së miri në këtë libër.

Në emër të familjarëve të Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi, vëllai i tij Bilbil Dervishi, theksoi se duke përkujtuar Allamanin ne sot përkujtojmë të gjithë ata punonjës policie që si Ai kanë bërë sakrificën më sublime për një Shqipëri më të sigurt.

Këtë 24 Maji, Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kolegë e familjarë vendosën kurora në memorialin e ngritur në nderim të Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi, në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore.

Allaman  Dervishi gjatë gjithë kohës është shquar për devotshmëri, profesionalizëm e korrektësi në përmbushjen e detyrës dhe në marrëdhëniet me kolegët e qytetarët, të cilëve u shërbeu me përkushtim të rrallë.  

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page