FEDERATA E PAQES UNIVERSALE (FPU) SHQIPËRI, VLERËSON KONTRIBUTIN E KRYETARIT TË SHKA DIBRA E MADHE
Halil RAMA - Mjeshtër i Madh*
Në eventin e fundit të FPU, nën logon “Dita Ndërkombëtare e Paqes – Nevojë për reflektim”, që ishte vërtetë mbresëlënës, ashtu si Miçe Duka, me titullin "Ambasador për Paqe" u lauruan edhe personalitete të njohura publike shqiptare si: diplomati Arben Çejku-Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Qeverisjen e Mirë; Këngëtari Nikollë Nikprelaj, i dekoruar nga Presidenti i Kosovës me titullin "Mjeshtër i Merituar", vokacioni i të cilit është muzika dhe piktura'; gazetarja dhe regjisorja e mirënjohur e RTSH Ketrin Gjoça; Mjeshtri i Madh Ramazan Çeka - poet dhe publicist; mjeshtri i gazetarisë sportive Altin Sulçe-drejtues me talent të rrallë i disa emisioneve televizive; Demir Osmani që për 10 vite ka qenë kryetar i Shoqatës Kombëtare të Sigurisë Rrugore dhe ambjentit dhe për shumë vite ka punuar si ekspert sigurie dhe lektor në fushën e sigurisë; Fatos Vllamasi-Administrator i Shtëpisë Botuese "Vllamasi"; kryeredaktorja e rretheve në RTSH Nermin Spahiu; poeti i mirënjohur Jahe Fida dhe Afërdita Ferracaku, që si pioniere në fushën e bukurisë në Shqipëri, ka bërë një revolucion të vërtetë ...
Mes dhjetra personaliteteve të botës akademike, të letrave, artit, kulturës e sporteve, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, Federata e Paqes Universale Shqipëri (FPU), i akordoi më 20 shtator 2024 Kryetarit të Shoqërisë Kulturore Dibra e Madhe, Elmi (Miçe) Duka, titullin “Ambasador për Paqe”. Ky titull i lartë, me të cilin janë nderuar personaliete botërore, presidentë e kryetarë shtetesh, ju dha Miçe Dukës për drejtimin me vizion e përkushtim të Shoqërisë kulturore artistike “Dibra e Madhe”, e cila në dy vitet e fundit të drejtimit prej tij, ia ktheu imazhin folklorit dibran.
E kush më mirë së një njeri me shpirt të rrallë fisnik, human e artistik si Miçe Duka mund ta luajë më mirë rolin e “Ambasadorit për Paqe”, në këtë kohë të krizës globale?!
Në këto kohë të ringjalljes së konflikteve ndëretnike dhe të thellimit të krizës globale, të promovosh paqen universale është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet njerëzimit. Këtë shërbim po e bën më së miri Federata e Paqes Universale – Shqipëri, e cila në harkun kohor të dy dekadave (nga viti 2005 kur ka nisur aktivitetin në Shqipëri dhe Kosovë) u ka dhënë titullin “Ambasador për Paqe” 6000 personaliteteve të nderuara të botës akademike, artit, kulturës e letrave në dy shtetet shqiptare.
Më së miri e ka kryer këtë mision Këshilli i Paqes Tiranë që drejtohet me përkushtim të rrallë e profesionalizëm të spikatur nga kreu i këtij Këshilli, ikona e gazetarisë sportive dhe e dokumentarit televiziv, Defrim Methasani, që ka arritur të laurojë me titullin “Ambasador për paqe” personalitete me rrezatim kombëtar.
Eventi më i fundit i këtij Këshilli, nën logon “Dita Ndërkombëtare e Paqes – Nevojë për reflektim”, që ishte vërtetë mbresëlënës, ku edhe Miçe Duka u laurua me titullin “Ambasador për Paqe”, si edhe personalietet e mirënjohura: diplomati Arben Çejku-Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Qeverisjen e Mirë; Këngëtari Nikollë Nikprelaj, i dekoruar nga Presidenti i Kosovës me titullin "Mjeshtër i Merituar", vokacioni i të cilit është muzika dhe piktura'; gazetarja dhe regjisorja e mirënjohur e RTSH Ketrin Gjoça; Mjeshtri i Madh Ramazan Çeka - poet dhe publicist; mjeshtri i gazetarisë sportive Altin Sulçe-drejtues me talent të rrallë i disa emisioneve televizive; Demir Osmani që për 10 vite ka qenë kryetar i Shoqatës Kombëtare të Sigurisë Rrugore dhe ambjentit dhe për shumë vite ka punuar si ekspert sigurie dhe lektor në fushën e sigurisë; Fatos Vllamasi-Administrator i Shtëpisë Botuese "Vllamasi"; kryeredaktorja e rretheve në RTSH Nermin Spahiu; poeti i mirënjohur Jahe Fida dhe Afërdita Ferracaku, që si pioniere në fushën e bukurisë në Shqipëri, ka bërë një revolucion të vërtetë , të cilët do t’i surprizonte qindra pjesëmarrësit me msazhet e tyre si ambasadorë të paqes.
Në profilin e Miçe Dukës spikat shpirti i tij krijues prej artisti të vërtetë, Ndaj nuk është rastësi që prej dy vitesh Shoqëria Kulturore Artyistike “Dibra e Madhe” e ka zgjedhur atë në postin e kryetarit të kësaj shoqërie. Me një organizim të pësosur e në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore, ja ka rritur emrin dhe prestigjin kësaj shoqërie e cila me grupet e saj artistike ka marrë pjesë në dhjetra festivale kombëtare e ndërkombëtare (si në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e Kosovë) dhe është vlerësuar me 23 çmime, ndër të cilat 12 vende të para.
Kjo për larmimë tematike të programeve dhe për pasurimin e repertorit me këngë e valle burimore të interpretuara e performuara me nivel të lartë artistik nga artistët më të mirë të kësaj treve.
Grupi Artistik i kësaj Shoqërie kulturore, shndërruar tashmë në një institucion interpretues dhe përçues të vlerave më të mira kulturore-artistike, me repertorin e tij mjaftë të larmishëm, luan rol edukativ për publikun. Kjo, më evidente në dy konceret dedikuar diasporës dibrane, një vit më parë dhe më 23 gusht të këtij viti.
Organizimi i këtyre koncerteve festive, me titullin sinjifikativ “Dibër ishe-Dibër mbete”, ka një emër. Ai është Miçe Duka – Kryetar i Shoqatës Kulturore Artistike “Dibra e Madhe”. Kësisoj historia riciklohet. Atë që bënë burrat e shquar të Dibrës së Madhe me grupin e dikurshëm artistik famoz “Liman Kaba” po e ripërtërin Miçe Duka.
Janë të rrallë burrat si Ai, që edhe në këto kohë të vështira kontribuojnë për ringjalljen e traditës. Po. Organizatori i gjithë kësaj ndodhie kulturore është Miçe Duka, personi i cili punon ditë e natë për të realizuar shfaqje madhështore në Dibër të Madhe, Tiranë, Prishtinë etj, që do të mbahet mend gjatë.
SHKA “Dibra e Madhe”, që Miçe Duka e drejton me talent e përkushtiom të rrallë në dy vjet ka patur prezantime, pjesëmarrje dhe koncerte në Dibër, si dhe në Shqipëri dhe Kosovë. Ai thotë se: “Qëllimi kryesor i shoqërisë është që në mënyrë origjinale të prezantohet folklori dibran i cili është shumë i pasur. Dibra ka shumë rapsodë të cilët me të vërtet në repertuarin e tyre kanë shumë këngë të vjetra dibrane të cilët trajtojnë patriotizmin historinë, dhe figurat të personaliteteve të cilët kanë kontribuar për Dibrën dhe kombin. Në të gjithë paraqitjet tona duartrokitjet kanë qenë frenetike meqë edhe këngët e Dibrës janë një histori në vete. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe valleve tradicionale dibrane”. Kësisoj, Shoqëria Kulturorer Artsitike “Dibra e Madhe”, jep mundësi për të gjithë dashamirët e muzikës e veçmas asaj folklorike të vijnë në shprehje dhe të prezantojnë Dibrën në mënyrë më të bukur në sferën e muzikës.
KUSH ËSHTE ELMI (MIÇE) DUKA
Elmi (Miçe) Duka) ka lindur më 15.12.1956 në fshatin Spas të Dibrës së Madhe të Maqedonisë së Veriut. Në këtë fshat dhe në fshatin Sollokiq kreu shkollimin bazë.
Në moshë fare të re ai iu përkushtua punës në bujqësi sëbashku me familjen, duke krijuar një mikrofermë model.
Pikërisht në saj të rezultateve u bë konkurrues dinjtoz, dhe arriti të fitojë tre vende të para për prodhime produktive dhe cilësore, për të cilat u shpërblye nga ish Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kliro Gligorov.
Si edhe gjithë bashkëmoshatarët e tij, në kërkim të një jete më të mirë, Miçe Duka, në vitin 1987 emigron në Gjermani, ku ishte edhe babai i tij. Qëndroi pak kohë këtu dhe më pas, nga Meksika emigron në Amerikë, ku kishte edhe vëllain e tij, Faikun.
Për dy vite qëndrimi dhe pune në Amerikë arriti të integrohej me demokracinë amerikane dhe të fitonte shprehitë e punës e të kulturës së jetësës në mënyrë të qytetëruar.
Tashmë, i mirëpërgatitur për të ecur dinjitetshëm në rrugëtimin e tij të jetës, rikthehet në vendlidje për t’iu përkushtuar punës në bujqësi, ndërkohë që hapi edhe një dyqan.
Në memorien e tij, si dhe të gjithë bashkëfshatarëve e qytetarëve të Dibrës së Madhe janë ngulitur thellë ngjarjet e viteve 1991-1992, kur me guxim e trimëri, së bashku me 100 persona nga fshati Spas dhe nga qyteti i Dibrës së Madhe, me sopata, kica, sfurqe e mjete tjera primitive iu kundërvunë policisë e ushtrisë maqedonase dhe hapën kufirin në doganën e Bllatës, duke mundësuar ardhjen në Dibër të Madhe të një fluksi të madh qytetarësh nga Peshkopia, Bulqiza, Maqellara, Shupezza e Gjorica etj.
Janë vërtetë të paharruara ato çaste, kur vëllezërit e ardhur nga Dibra e Poshtme ndalonin pranë dyqaneve të qytetarëve të Dibrës së Madhe nga ku ju dhurohej nga një banana e kanaçe me lëngje soda, kola etj.
I mirëpritën vëllezërit e tyre të një gjaku, të ndarë padrejtësisht para një shekulli nga vendimi famëkeq i Fuqive të Mëdha edhe nëpër shpëpia. Miçe Duka ishte promotori i organizimit të asaj mikpritje nga ku mori mirënjohjen e mijëra motrave e vëllezërve dibranë të Dibrës së Poshtme për shpirtin e tij human, duke ju gjendur pranë për çdo hall që ato kishin.
Në vitet 1991-1993, pas hapjes së kufirit, Miçe Duka ishte nga njerëzit më mikpritëstë shqiptarëve, në familjen e babait të tij, Nazmi Duka.
Në vitin 2008, djali Artan Duka, tregoi bujarinë e përkushtimin e tij qytetar, kur me fadroma e kamiona pastroi qytetin e Dibrës nga mbetjet e pista nëpër rrugë e depot e zeza. Po ashtu kur bora kishte mbuluar rrugët, Artani dhe babai i tij Miçe Duka i çbllokuan ato vullnetarisht me fadromat e tyre dhe sërish ata shprehin gatishmërinë për të kontribuar në çdo rast në dobi të komunitetit.
Dhe jo vetëm kaq. Elmi (Miçe Duka), ky njeri bujar e me zemër të madhe do ta shfaqte madhështinë e tij edhe në vitet e vështira të sundimit serb 1998-1999 në ndihmë të vëllezërve kosovarë dhe sidomos këto dy vitet e fundit me drejtimin e suksesshëm të Shoqërisë Kulturore Artistike “Dibra e Madhe”.
SHQIPËRIA DHE KOSOVA ME 6000 AMBASADORË PËR PAQE
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale për Shqipërinë, Gani Rroshi, ndërsa ka uruar pesë ambasadorët e rinj, që iu shtuan numrit 6000 të Ambasadorëve për Paqe në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile etj., ka bërë të ditur se Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale dhe se FPU është një OJF me Status të Përgjithshëm pranë Këshillit Social-Ekonomik të OKB-së.
Është vërtetë frymëzues dhe inkurajues numri prej rreth 150.000 Ambasadorë të Paqes që numërohen deri tani në botë. Në Shqipëri, Kosovë e Republika e Maqedonisë së Veriut, ndër 6000 Ambasadorë të Paqes këtë titull e mbajnë edhe: Presidenti Rexhep Meidani, Presidenti Alfred Moisiu, Presidenti Fatmir Sejdiu, Presidentja Atifete Jahjaga, Kish-kryeparlamentërët Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Jakup Krasniqi e Talat Xhaferi; ish kryeminustrat Vilson Ahmeti, Pandeli, Majko, Bajram Kosumi, Ramush Haradinaj e Kryeministri Albin Kurti; prof. dr. Shezai Rrokaj, prof. dr. Jani Dode, prof. dr. Gjergj Mero, prof. dr. Bilal Shkurtaj, prof. dr. Mahir Hoti, prof. dr. Arben Puto, prof. dr. Mernglen Verli, prof. dr. Valentina Duka, prof. dr. Sokol Axhemi, prof. dr. Lisen Bashkurti, prof. dr. Përparim Kabo, prof. dr. Selami Xhepa, prof. dr. Sulejman Abazi, prof. asoc. Ali Tonuzi, prof. dr. Eralda Çani, etj., si dhe artistët e popullit Margarita Xhepa, Tinka Kurti e Rexhat Arbana, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetari Nderi” i Qarkut Dibër Muharrem Gjoka, njëherësh President i Ansamblit Artistik Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, që ka fituar disa çmime të para e trofe në festivale kombëtare e ndërkombëtare, si në Turqi, Ulqin, Strugë e Prishtinë, si dhe dhjetëra personalitete të letrave e publicistikës.
Duke konfirmuar mbështetjen dhe promovimin e punës së Kombeve të Bashkuara, si dhe arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit për Zhvillim, z. Rroshi bëri të ditur se “Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve, jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, median e përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture të paqes. Duke kapërcyer kufijtë raciale, fetare, kombëtare dhe etnike ambasadorët për paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave – një bote të bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni”, tha ndër të tjera z. Rroshi. Pikërisht i këtij dimensioni, mishërues dhe përçues i vlerave të tilla universale, është edhe Kryetarit të Shoqërisë Kulturore Dibra e Madhe, Elmi (Miçe) Duka, që në këtë event mbresëlëmës të ditës së premte, 20 shtator 2024, me temë “Dita Ndërkombëtare e Paqes – Nevojë për reflektim”, mori titullin “Ambasador për Paqe”.
*FOTOT NGA FOTOREPORTERI PROFESIONIST FEHMI LLESHI
Comments