HAKMARRJE NDAJ PËRÇMIMIT


Sotir Athanasi


(Paramnezi *)


Ky tregim merr shkas nga një ngjarje e vërtetë: saktësisht gjashtë dekada plus diçka më parë. Ishim në një shkollë të mesme profesionale në Shkodër. Lëndës së matematikës i jepnim fund në vitin e dytë të saj. Profesorin e kësaj lënde, siç flitej, e kishin sjellë nga universiteti tek ne si dënim, për shkakun se ishte tejet kërkues. Ai u pati vënë notë negative më shumë se gjashtëdhjetë përqind të fakultetit. Qe koha kur kërkoheshin kuadro të reja partishmërie për të zëvëndësuar sa më parë, ata që i gjeti çlirimi i vëndit dhe që era perëndimore e tyre, binte ndesh me… “jetën tonë revolucionare”.


Shkurt, ishte pragu i Luftës së Klasa