HAJVANLLËQET E EVROPËS SONË NUK KANË TË MBARUAR


Gjokë Dabaj

Kush është Gjokë Dabaj, që ka kohë vazhdon të shtojë produktivitet mendimesh tek „Fjala e Lirë“?


Është nga Shestani, krahina fatkeqe e Tivarit. Që në moshën 20-vjeç ka filluar veprimtarinë patriotike. Është larguar pothuaj demonstrativisht prej shkollimit në gjuhën sllave dhe ka shkuar në Kosovë. Për pak kohë ka qëndruar në Shkollën Normale të Prishtinës, pastaj ka kaluar në Normalen e Gjakovës. Rrethanat e prunë që të ishte organizuesi i një greve të konviktorëve. Aty është përdorur, prej tij, për herë të parë, skema e organizimit "një plus tre". I detyruar t'i shmanget sado pak përndjekjes, në vitin shkollor 1961/1962, ka shkuar në Prizren. Duke qenë nxënës i Normales së Prizrenit, bashkë me shokë të tjerë, kanë krijuar organizatën ilegale "Liria" kryetar i së cilës ka qenë Bedrush Çollaku. Nën udhëheqjen e Bedrushit dhe me miratimin e Adem Demaçit, është dërguar në Republikën e Shqipërisë, për t'i paraqitur qeverisë së Tiranës programin dhe për të kërkuar përkrahjen përkatëse. Në Tiranë