top of page

Hagë, 9 Nëntor 2020


Dorina Kasa

Hagë, 9 Nëntor 2020

Ky është në fakt momenti më i parëndësishëm i këtij gjyqi por nuk mund ta lija të kalonte në heshtje sepse gjithsesi meriton vëmendje.

Ka gati 13 vjet që Kosova ka flamurin dhe simbolet e veta kombtare (çuditërisht krejt ndryshe nga ato shqiptare) të imponuara nga Europa. Krejt pafajsisht ky zotëri jo shqiptar (avokati mbrojtës i Hashim Thaçit)flet për simbolet kombtare të Kosovës dhe nuk përmend ngjyrën blu dhe të verdhë që janë ngjyrat e flamurit zyrtar prej 13 vjetësh, por njeh si simbole të Kosovës shqiponjën e zezë dhe ngjyrat e kuqe. Kjo për mua flet shumë se ngjarja nuk ndodhi në një kafene të Tiranës apo Prishtinës po në gjykatën e Hagës nën sytë dhe veshët e gjithë Europës.

Keq më vjen për një gjë. Kam frikë se pas kësaj serbët dhe dashakeqës të tjerë nuk do i kushtojnë fare rëndësi argumentave në mbrojtje të Thaçit po do merren me ktë deklaratë të simboleve të Kosovës. Në Europë mund të ngresh çdo flamur, deri edhe tek LGBT nuk e kanë problem fare. Ama kur vjen puna te shqiponja dhe ngjyrat e kuqe, ofendohet Serbia, ofendohet Greqia etj etj dhe deklarata e avokatit nuk është çudi të jetë "provokacja" e rradhës.

174 views1 comment

1 Comment


Resmi Osmani
Resmi Osmani
Nov 10, 2020

Gjyqi ne Hage.

Ky gjyq mund te sjelle pasoja fatale:

1. Duke shpallur shtabin e pergjithshem si organizate kriminale te strukturuar, e quan edhe UÇK nje organizate terroriste.

2.Qe serbia me armatat e saj, ka bere nje lufte te drejte kunder nje organizate terroriste te organizuar ne trajten e nje ushtrie "gjoja "çlirimtare.

3. Qe nderhyrja e Natos, ishte e gabuar dhe qe i shkeputi forcerisht Serbise nje pjese te territorit te saj.

4.Qe Serbise,i lind e drejta, te rikthehet ne Kosove duke rivendosur te drejten e saj qe ju mohua nga perkrahja e gabuar e nje organizate te struktyruar kriminale.

A e kupton politika kosovare se ne çfare rreziku gjendet republika e Kosoves, deri ne rikthimin e gjendjes p…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page