Nga Fatmir Minguli
( Një analizë për studimin " Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve" i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj )
Mbas katër libra studimorë dinjitozë të botuara nga shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, një studjuese dhe grua e shquar vjen më librin e ri studimor " Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve". Të pestë këta libra studimorë janë shkruar në një periudhë të shkurtër kohore 2012 - 2020.
Ky libër i fundit është një studim i mirëfilltë shkencor mbi gjenezën e shqiptarëve dhe gjuhën shqipe, një studim krejt origjinal krahasuar me shumë botime të këtij lloi. Sipas materialeve të paraqitura, sipas ideve shtjelluese të autores, sipas trajtimit të dokumentave ekzistuese mbi gjenezën e shqiptatrëve, kuptohet se Vilhelme Vranari Haxhiraj i ka vënë vulën një çështje kaq të ndërlikuar për shumë autorë, por jo për Vilhemen.
Me të drejtë akademiku prof. dr. Eshref Ymeri shkruan në parathënien e këtij libri: " Ju keni bërë një punë kaq të lodhshme dhe kaq të vëllimshme, saqë zor se mund ta përballonte edhe një sektor i tërë i institutit të Historisë."
Mjafton të thuash këtë frazë tronditëse që të kuptosh se si kjo grua, si një Mari Kyri por nga Vlora, ka hyrë në zonat e errta e të pazbuluara të historisë së hershme të gjenezës shqiptare. Gjithashtu do të kuptosh se për këtë libër maratonë hallkash sqaruese mbi gjenezën ajo ka punuar me dekada me radhë deri sa erdhi në këtë çast të lumur për veten e saj dhe për botën shkencore shqiptare.
Po kështu dua të mbështes edhe vrojtimet e sakta që prof. dr. Eshref Ymeri ka bërë gjatë studimit të kësaj vepre shkencore të Vilhelme Vranari Haxhiraj ku thotë se ajo ka trajtuar përmes temave të shumta problemet e grabitjeve të historisë sonë nga serbo-grekët, të mosmirnjohjes, të respektit të tepëruar e të pakuptimtë ndaj të huajve, vëllavrasjeve kolektive ndër vedi mes shqiptarëve, etj.
Po në këtë drejtim dua që të ritheksoj dhe kritikën që bën autorja në drejtim të raportit të studimeve për gjenezën shqiptare dhe gjuhën shqipe, raport që anon nga studjuesit e huaj. Me të drejtë autorja e ka kapur shumë drejtë këtë raport dëshpërues, por me veprën e saj “ Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekjuve” rilevon vlerat e këtij raporti. Ajo me kujdes të madh, me një sy vëzhgues citon pjesë fragmentesh nga studjuesit shqiptarë si nga Eqrem Çabej, Dhimitër Pilika, Petro Zheji, Aristidh Kola, Aleksandër Stipcevic, Nermin Vlora Falaski, Spiro Konda, etj. Po me këtë kujdes tregon edhe ndaj artikujve në shtypin e shkruar shqiptar, kosovar e në vende të tjera, pjesë të të cilave ajo i sjell si argumente bindës në zgjidhjet që i jep në këtë libër.
Me këtë llogjikë të krahasimit tё mendimeve të autorёve të ndryshëm, të huaj apo shqiptarë ajo zbaton thënien e mendimtarit të madh Gottfried Wilhelm Leibniz se “ E vërteta që rrjedh prej arsyetimit dhe shpjegimi i saj zbulohet nga shqyrtimi i pjesëve dhe ideve gjithnjë më të vogla deri sa të shkohet në rrënjën e fjalës ose çështjes së studjuar.”
Në këtë libër që për mendimin tim është krejt i veçantë mes shumë librave që trajtojnë temën e gjenezës së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, autorja as më pak e as më shumë ka ndërtuar algoritmet të cilat janë njëkohësisht një bashkësi algoritmesh por që çojnë në ndërtimin e një algoritmi të vetëm, atë të vërtetimit të idesë së saj, argumentimit të rrugëve studimore që çojnë në qelizën e parë gjenetike të popullit pellazg.
Por në kohët që po kalojmë është rritur shumë numuri i librave studimorë që merren me këto dy tema. Desha të përemend këtu autorin prej Gjakove, Fahri Xharrën i cili ka botuar librin “Roma fliste shqip” (2019) dhe “ Çështja shqiptare në shekuj” (2016) si dhe studjuesin prej Maqedonie por me banim në Amerikë, Bashkim Klloboçishta që ka një arsenal me dokumente origjinalë me temë gjithmonë gjenezën e shqiptarëve. I përmenda këta dy studjues sepse vetë libri i zonjës Vilhelme ka disa pika të përbashkëta e të rëndësishme me veprёn e kёtyre du autorёve.
Rëndësi të madhe merr kapitulli i dytë i librit “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve” ku autorja trajton hollësisht elementët kryesorë të teorisë së saj krahasuese. Krahasimi i të dhënave është dhe çelësi magjik që Vilhelme Vranari Haxhiraj ka në dorë për të hapur portat e ndryshkura të historisë. Me këtë ritëm avancues ajo ndriçon edhe faktet e “ ndryshkjes “ së këtyre portave duke filluar që nga faktorët që ndikuan në cungimin dhe tjetërsimin e historisë së Shqipërisë e deri në zgjidhjen e enigmës së emrit të Greqisë.
Një vëmendje të veçantë ajo i ka kushtuar çështje së pellazgeve duke i treguar botës shkencore të vendit tonë dhe të huaj se aty është foleja ku fle lepuri e që këtë fole nuk duan ta përmendin autorë shqiptarë dhe të huaj. Kjo pjesë tronditëse japet pikërisht në kapitullin e dytë edhe pse në kapitullin e parë të këtij libri që e quaj “hyrje” dhe në kapitullin e tretë që unë e quaj “konkluzion” jepen pjesërisht.
Më bën përshtypje fakti se si është e mundur që një grua të punojë kaq shumë në një kohë që veç këtij libri ka botuar një bibliotekë të tërë me libra nga më të ndryshmit? E të mendosh se mbas stuhive që i shkaktoi tërë jetën e saj sistemi diktatorial monist ajo vetëm në vitin 1996, kur ajo ishte 52 vjec botoi librin e saj të parë me poezi të ëndërruar me vite ” Loti nuk ka faj”!?
Dhe këtu vjen paralelja që sot, në vitin 2020 po kjo autore shpjegon në librin e saj origjinal” Autoktonia e Shqipërisë Jugore, enigma e shekujve” se stuhitë shteti monist i kishte drejtuar jo vetëm në trupin e saj po edhe në të gjithë historinë e shqiptarëve. Prandaj zgjidhjet ekuacionale që kjo shkencëtare dhe shkrimtare ka dhënë në këtë libër janë polivalente që emetojnë rezultate të mirfillta mbi atë problem të madh: Origjinën.
Jo më kot ne si shqiptarë kemi shprehjen popullore “Kush je dhe nga vjen!?”, shprehje e cila hyn te algoritmet e librit që po analizoj.
Problemet që do lindin nga studimi i këtij libri do të jenë të shumta, sepse kështu ndodh sot e kësaj dite në Shqipëri, ku ka studjues me emër, me paga e me grada mbi spaleta që nuk i kanë trajtuar akoma pёrfundimisht këto çështje. Nëse duan le të studjojnë me imtësi dokumentacionin e shumtë të këtij libri, nёse nuk duan, le ta kundërshtojnë teorinёn krahasuese që kjo zonjë e nderuar e letrave shqipe u ka rezervuar shkencёrtarëve shqiptarë në përgjithësi.
Kjo është shumë e rëndësishme se libra të këtij niveli kërkojnë shpërthime hapsinore, kërkojnë përgjigje, e natyrisht nuk kërkojnë lëvdata të karakterit mediatik bulevardesk. Kur lexon librin “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve”, mendja më shkon diku në faqet e librit të Fahri Xharrës, “Roma fliste shqip” ku pinjolli i fisit të madh të Skurajve, studjuesi Lek Pervizi kumtoi trajtesën “Etruskët dhe pellazgët” pikërisht në Akademinë “Iliria” Romë, themeluar nga Nermin Vlora Falaski…
Të jetë një rastësi! Dy gra me Vlorën në mes! Po! Ashtu është! Dy gra të mëdha që kanë Vlorën në zemër dhe në mendje!
Urime zonja Vilheleme për botimin e këtij libri! Jetë të gjatë për ju!
Pershendetje autorit te ketij shkrimi-analize me mjaft profesionalizem.
Urime autores "Vivr", bije fisnike nga Kanina e Vlores, qe ka bere nje pune te jashtezakonshme per te permbushur nje premtim dhe detyre qe i ka bere vetes: Studimit dhe mbrojtjes se çeshtjes kombetare. Me kete liber ja ka dale me sukses, duke i ngritur kombit nje permendore , per ta soditur shqiptare dhe te huaj.
Mirenjohje dhe nderim!
Miqesisht!
E sakte analiza, po aq e perligjur pyetja:ku e gjen energjine, forcen intelektuale, argumentin shkencor dhe vullnetin e paperkulur kjo zonje e letrave shqipe dhe shkences historike Shqiptare?Ne atdhedashurine dhe krenarine e te qenit shqiptare, bije e kesaj toke, qe e ndjen detyrim moral, intelektual dhe atdhetar, si nje borxh qe i ka vendit te saj, Shqiperise sone.